|
|
Rikthehet çështja “Boboshtica”, starton seanca e parë e dhunimit të varreve në fshatin e njohur
|
Pas shtyrjes së vazhdueshme të kësaj çështje ndër më të mediatizuarat, gjatë mesditës të të mërkurës seanca ka vijuar normalisht. Tre të pandehurit e kësj çështje Naum Disho kryetar i organizatës Omonia si dhe dy punonjësit që ndërtuan platformën e betonit, Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe janë paraqitur para trupit gjykues i drejtuar nga Afërdita Lika. |
|
Prokurorja e çështjes Irena Çunoti ka bërë të ditur se tre të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Dhunimit të varreve në bashkëpunim”. Sipas saj të pandehurit gjatë muajit shtator-tetor të vitit të kaluar me financim të kreut të Omonias kanë nisur ndërhyrjen në varrezën e Boboshticës e cila gjendet brenda territorit të kishës së Shën Mërisë, pronë e Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe konkretisht e dioqezës së Korçës. Ka qënë vete Disho që ka financuar një shumë në të holla në fomë bamirësie për të ndërtuar një rrugë betoni dhe një platformë që do të zgjerohej në afërsi të një kryqi pasi në këtë vend në fund të muajit teteor do të zhvillohej ceremonia në nderim të dy ushtarëve të rënë në luftën italo-greke. Sipas prokurores të pandehurit gjatë punës së tyre jo vetëm që kanë ndërhyrë arbitrarisht në varrezë pa asnjë leje ndërtimi, ndërkohë që janë dhunuar varret gjë që është shoqëruar me daljen e eshtrave kockore në sipërfaqe. Sipas organit të akuzës, pas kallzimit të ardhur nga Drejtoria e Policisë në Korçë kanë nisur hetimet, teksa nga kqyrja në vendin e ngjarjes janë gjetur 11 eshtra kockore që pas analizave të kryera iu përkisnin qënieve njerëzore, por nuk mund të përcaktohej se çfarë moshe i përkisinin dhe cilit seks. Ndërkaq avokoti mbrojtës i të pandehurit Disho, Nevzat Tarrelli i ka cilësuar akuzat e ngritura si të pabaza dhe të pambështetura në ligj. Sipas mbrotjes i pandehuri Disho por dhe dy të tjerët nuk kanë konsumuar asnjë vepër penale për të cilën janë marë si të pandehur në gjykatë. Këto akuza janë të pabaza pasi nuk ka asnjë objekt që të jetë ndërtuar në varrezën shekullore të Boboshticës, përveçse një platforme betoni, ndërkohë që nuk ka patur gërmime që mund të nxitnin nxjerjen e eshtrave nga sipërfaqja. Gjithashtu mbrotja ka bërë të ditur se vetë Disho ka dashur të bëjë bamirësi duke ndërtuar një platformë betoni, për të krijuar një vend të përshtatëshëm për një ceremoni për të dy rënët grekë në luftën italo-greke. Si Disho ashtu dhe dy të pandehurit e tjerë Koroveshi dhe Zaçe nuk kanë pranuar akuzat, ndërsa e kanë vetshpallur veten të pafajshëm pasi nuk kanë bërë asgjë që të cënojnë të vdekurit, apo vendin ku ata prehen. Çështja “Boboshtica” ka filuar disa muaj më parë, kur banorët e fshatit të lartpërmendur kanë akuzuar të pandehurit për dhunim të varreve ndërsa kanë pretenduar se një pjesë e eshtrave të të parëve të tyre janë nxjerrë në sipërfaqe nga puna pa kriter. Fshati është ndarë në dy pjesë me pro dhe kundër, teksa konsulli grek Theodhor Ikonomi gjatë muajit nëntor ka shkuar në këtë varrezë për një ceremoni në nderim të dy ushtarëve greke të rënë gjatë luftës italo-greke. Pas skandalit çështja ka provokuar një debat të madh jo vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë. Seanca e radhës do të zhvillohet në 5 prill, në të cilën do dëshmojnë disa dëshmimtarë të thirrur nga mbrotja.
Përgatitur nga
Albana Çakshiri
Gazetare, Korçë | |
|
më shumë>>
|
Fushata mediatike
Hyrja nė fuqi tė Ligjit ANTI-DUHAN,
Ministria Shėndetėsisė,
Maj Korrik 2007
|
Shiko spotin >>
|
|
Fushata mediatike
Mos vuaj nė heshtje,
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Çështjeve Sociale, Nentor 2007.
| Shiko spotin >>
|
Fushata mediatike
'Tė jetosh pa dhimbje ėshtė e drejtė njerėzore'
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale, Tetor-Nentor 2006
Fushata mediatike "Celulari dëmton rëndë xhepin",
ACAC / NDI,
Korrik 2006.
|
Shiko spotin >>
|
|
|