|
Nënshkruhet në Korçë “Kontrata me qytetarët për Qeverisjen e Mirë“
Nënshkrimi i Kontratës Sociale midis votuesve dhe kandidatëve është tashmë një realitet edhe në Shqipëri. Hapin e parë drejt kësaj praktike sa iluministe, aq edhe të domosdoshmë në ditët e sotme, e kanë hedhur dy kandidatën për kreun e Bashkisë në Qytetin e Korçëë, z. Niko Peleshi (koalicioni majtë, “Aleanca për të Ardhmen“) dhe z. Andrea Mano (koalicioni i djathtë, “Aleanca për Qytetarin“).
Inisiativën për të ulur të dy kandidatët përballë qytetarëve të tyre për nënshkrimin e këtyre kontratave e ka marrë Qendra për Çështje të Informimit Publik, ÇIP, Tiranë dhe dega e saj saj lokale, Zyra për Transparencë Qytetare, Korçë, në kuadër të aktiviteteve të projektit: “Forcim i transparencës në qeverisjen vendore përmes nxitjes së pjesëmarrjes qytetare dhe monitorimit të procesit vendimarrës“, mbështetur nga OSFA, Fondacioni Soros, Shqipëri.
„Kontrata me Qytetarët për Qeverisjen e Mirë“, u firmos fillimisht nga kandidati i majtë, Z Niko Peleshi, në një ceremoni me pjesëmarrje të lartë si qytetare ashtu edhe mediatike. Rreth 30 minuta më pas, edhe kandidati i djathtë për kreun e Baskisë Korçë, nënshkroi në të njëjtën sallë, kontratën e tij më Qytetarët për Qeverisjen e Mirë. Ceremoni u zhvillua ditën e shtunë, dt. 16 prill 2011, në një atmosferë mjaft entuziaste dhe në një frymë të lartë mirëkuptimi dhe qytetarie.
Teksti prej 12 pikash i “Kontratës me qytetarët për Qeverisjen e Mirë“ u hartuar nga stafi i Qendrës ÇIP, duke u bazuar esencialisht në 12 parimet e Qeverisjes së Mirë dhe Demokratike në nivel Vendor, të Këshillit të Europës. Përmes nënshkrimit të kësaj Kontrate sociale, kandidatët angazhohen se, nëse do të dalë fitues nga ballfaqimi elektoral i 8 Majit, 2011, do ta qeverisë qytetin e Korçës bazuar në vizionin që përcaktojnë këto 12 parime, duke mbajtur gjithashtu përgjegjësi përballë qytetarëve, nëse këto parime nuk respektohen gjatë ushtrimit të mandatit të kryebashkiakut.
Qendra për Çështje të Informimit Publik, dhe dega e saj lokale, Zyra për Transparencë Qytetare. Korçë, do të monitorojnë zbatimin e angazhimeve të marra përsipër nga kandidati fitues përmes nënshkrimit të kësaj kontrata, gjatë gjithë kohës së ushtrimit prej tij të detyrave në krye të bashkisë së Korçës.
Kjo ceremoni shërbeu edhe për lançimin e plotë si publik ashtu edhe mediatik të Zyrës së Transparencës Qytetare Korçë, e cila ka për mision promovimin e pjesëmarrjes qytetare në vendimarrje dhe promovimin e transparencës përmes monitorimit të procesit vendimarrës.
Ceremonia u përcoll nga një mumër i madh mediash kombëtare dhe lokale, si TVSH, Top Channel, Top NEWS, NEWS 24, Vizion Plus, Korça TV, Mega TV, etj. Ajo filloi në orën 12 dhe përfundoi rreth orës 13.40. Të dy kandidatën falenderuan publikisht Qendrën ÇIP për mundësine e ofruar për marrjen e kërij angazhmi jo vetëm qytetar, por tashmë edhe kontraktual për një qeverisje sa më të mirë dhe demokratike të qytetit të Korçës, bazuar në vizionin e përparuar Europian.
|
|
më shumë>>
|
Fushata mediatike
Hyrja nė fuqi tė Ligjit ANTI-DUHAN,
Ministria Shėndetėsisė,
Maj Korrik 2007
|
Shiko spotin >>
|
|
Fushata mediatike
Mos vuaj nė heshtje,
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Çështjeve Sociale, Nentor 2007.
| Shiko spotin >>
|
Fushata mediatike
'Tė jetosh pa dhimbje ėshtė e drejtė njerėzore'
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale, Tetor-Nentor 2006
Fushata mediatike "Celulari dëmton rëndë xhepin",
ACAC / NDI,
Korrik 2006.
|
Shiko spotin >>
|
|
|