Mbyll

Foto galeri




Pėr tė kontaktuar me ekspertėt e Qendrės ĒIP, na shkruani nė adresėn: qendra@cip-al.org Sugjerimet dhe komentet tuaja janė mė shumė se tė mirėpritura! shqip english
MONITORIME

FOTO LAJM

TE TJERA

  LINK




Fenomeni i dhunës në familje mbledh drejtues të 10 institucioneve kryesore


Ndërkaq modeli i bashkisë juglindore i zgjedhur nga Agjensia e Kombeve të Bashkuara si pilot është adaptuar si një model pozitiv nga qeveria shqiptare.  “Bashkia e Korçës ka ndërtuar për herë të parë në Shqipëri një model shumë të suksesshëm të sistemit reagimit të koordinuar kundër dhunës në familje, sistem që u përdor si model edhe nga qeveria qëndrore”,

kështu u shpreh në Korcë përfaqësuesja më e lartë e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Koordinatorja e Përhershme znj. Zineb Touimi–Benjelloun. E pranishme në mbledhjen e titullarëve të institucioneve pjesëmarrëse të reagimit të koordinuar kundër dhunës në familje në Korçë, si Kryetari i Bashkisë, Kryetari i Gjykatës, Prokurori i Rrethit, Drejtori i Policisë të Qarkut, Drejtori i Shëndetësisë, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale etj,. Përfaqësuesja më e lartë e Agjencive të Kombeve të Bashkuara theksoi ndër të tjera se modeli i krijuar nga Bashkia e Korçës rezulton të jetë një model shumë efektiv në koordinimin e e institucioneve dhe aktorëve përgjegjës. E kordinuar nga UNDP, Bashkia Korcë ka ngritur sistemin e reagimit të koordinuar kundër dhunës në familje i cili përbëhet nga 10 institucione, sistem i cili është formalizuar me një marrëveshje bashkëpunimi të lidhur në Maj 2010. Menjëherë pas nënëshkrimit të kësaj marrëveshjeje pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashkinë Korçë është ngritur dhe funksionon Zyra Kundër Dhunës në Familje e cila kryen rolin e koordinimit të aktorëve dhe institucioneve përgjegjës. Gjatë kësaj kohe janë asistuar në mënyrë të koordinuar 71 raste që kanë përjetuar dhunë në familje dhe vetëm 5 nga këto raste kanë qënë meshkuj. Bashkia Korçë me mbështetjen e Fondacionit “Kenedi” ka vënë në dispozicion edhe një apartament për strehimin e rasteve emergjente të viktimave të dhunës. Përfaqësuesja më e lartë e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Koordinatorja e Përhershme znj. Zineb Touimi-Benjelloun duke vlerësuar iniciativën dhe arritjet e deritanishme, ka ofruar mbështetjen e saj për bashkinë e Korçës edhe për katër vitet në vazhdim.

Përgatitur nga
Albana Çakshiri
Gazetare, Korçë

LAJME NGA KORÇA



Te tjera


PARTNERE/DONATORE

Ned

Logo_Ned
më shumë>>
FUSHATA INFORMUESE

Fushata mediatike
Hyrja nė fuqi tė Ligjit “ANTI-DUHAN“
,
Ministria Shėndetėsisė,
Maj – Korrik 2007


Shiko spotin >>
 
Fushata mediatike
“Mos vuaj nė heshtje“,
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Çështjeve Sociale,
Nentor 2007.


Shiko spotin >>

Fushata mediatike
'Tė jetosh pa dhimbje ėshtė e drejtė njerėzore'
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale,
Tetor-Nentor 2006

Fushata mediatike "Celulari dëmton rëndë xhepin",
ACAC / NDI,
Korrik 2006.


Shiko spotin >>






,