|
Kryebashkiaku i Korçës thirrje për të mbledhur KRRT-në, apel për anëtarët që e kanë bojkotuar
Mbi 50 projekte ndërtimi janë duke pritur prej më shumë se 6 muaj miratimin nga ana e Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Korçë. Sipërmarësit e ndërtimit por dhe qytetarë të thjeshtë nuk po marin asnjë përgjigje për projektet e tyre që janë duke fjetur në zyrat e bashkisë. Shkak i kësaj situate të paprecedent janë konflitet politike mes drejtuesve lokalë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ndërkohë që anëtarët e mazhorancës pranë këtij organi janë tërhequr duke e bërë të pamundur çdo vendimarje në këtë këshill. Në këto kushte gjatë paradites të të martës kryetari i Bashkisë së Korçës Niko Peleshi ka dalë para mediave për tiu kërkuar këtyre anëtarëve ti përgjigjen pozitivisht ftesës për një mbledhje urgjente ku të miratohen projektet e të paktën 50 sipërmarësve mes të cilëve dhe shumë qytetarëve. “50 projekte ndërtimi mbahen peng i politikës e cila ka ndikuar gjatë kësaj kohe vendimarrjen e KRRT-së . Ky bllokim po le pa punë një zinxhir të tërë biznesesh si edhe po privon nga e drejta e tyre për të ndërtuar shumë qytetarë të Korçës. Nëse projektet e paraqitura për miratim gjatë kësaj kohe nuk do të miratohen para zgjedhjeve lokale të majit, atëhere e vetmja mundësi për to mbetet miratimi në shtator, kur hyn në fuqi ligji i ri i urbanistikës dhe kur të gjitha këto projekte do të rikualifikohen sipas këtij ligji” ka pohuar para gazetërve Peleshi. Sipas kryebashkiakut të Korçës nëse brenda këshillit ekziston vullneti për të zhbllokuar ndërtimin në qytet dhe për t’iu kthyer me profesionalizëm punës, ai brenda 24 orëve ka vullnetin të rimbledhë KRRT-në. Mbledhja e fundit e KRRT-së është zhvilluar rreth dy javë më parë ku janë votuar në unanimitet të plotë tre projekte të rëndësishme publike me vlerë 2 milion euro, njëri prej tyë cilëve për Pazarin historik të Korçës. Në këtë mbledhje kryetari i Bashkisë Niko Peleshi, njëherësh edhe kryetar i KRRT-së të qytetit ju ka kërkuar anëtarëve të këtij këshilli, që duke respektuar profesionalizmin e tyre të mos bëhen vegël e politikës duke penguar sistematikisht ndërtimin në qytet.
Përgatitur nga
Albana Çakshiri
Gazetare, Korçë |
|
më shumë>>
|
Fushata mediatike
Hyrja nė fuqi tė Ligjit ANTI-DUHAN,
Ministria Shėndetėsisė,
Maj Korrik 2007
|
Shiko spotin >>
|
|
Fushata mediatike
Mos vuaj nė heshtje,
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Çështjeve Sociale, Nentor 2007.
| Shiko spotin >>
|
Fushata mediatike
'Tė jetosh pa dhimbje ėshtė e drejtė njerėzore'
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale, Tetor-Nentor 2006
Fushata mediatike "Celulari dëmton rëndë xhepin",
ACAC / NDI,
Korrik 2006.
|
Shiko spotin >>
|
|
|