|
Si tė ankohemi ndaj njė akti administrativ?
|
Qytetaret kane te drejte te ankohen kunder nje akti administrativ ose kunder refuzimit per nxjerrjen e tij. E drejta e ankimit mund te ushtrohet me ane te nje kerkese joformale e cila zakonisht merr formen e nje shkrese qe permban te dhenat e meposhtme:
Organin administrativ te cilit i drejtohet;
Gjeneralitetet, gjendjen civile, profesionin, vendbanimin e aplikantit;
Shpjegime ne lidhje me faktet rreth te cilave behet kerkesa;
Si dhe kur eshte e mundur, bazen ligjore per kete kerkese;
Shpjegime te qarta lidhur me pretendimet; daten dhe firmen e aplikantit apo te ndonje personi tjeter ligjerisht te autorizuar prej tij.
Kjo kerkese nuk ka asnje efekt per pezullimin e fuqise se aktit administrativ dhe te veprimit te afateve te tij. Qytetari nuk eshte i detyruar te prese ndonje afat per paraqitjen e nje kerkese joformale. Ai ka te drejte qe brenda nje muaji te marre nje pergjigje te arsyetuar lidhur me kerkesen joformale.
E drejta e ankimit gjithashtu mund te ushtrohet me ane te nje ankimi administrativ (formal). Qytetaret kane te drejte te kerkojne revokimin, shfuqizimin, ose modifikimin e aktit administrativ, brenda nje muaji nga dita kur ankuesi ka marre njoftim per nxjerrjen ose mosnxjerrjen e aktit.
Paraqitja e ankimit administrativ e pezullon zbatimin e aktit administrativ me perjashtim te rasteve kur ai ka nje rendesi te vecante sepse eshte i lidhur me veprimtari themelore shteterore sic jane: mbledhja e taksave e tatimeve dhe te ardhurave te tjera buxhetore; masa policore; urdherimi me ligj i ndalimit te pezullimit; interesa te rendit publik; shendetit publik apo interesa te tjera publike. Per secilin prej ketyre rasteve qytetari ka te drejte te informohet per shkaqet e mospezullimit.
Ankimi administrativ duhet te permbaje: emrin dhe adresen e ankimuesit; aktin administrativ te nxjerre apo te refuzuar; shkaqet e ankimit; cdo dokument tjeter qe vleresohet si i rendesishem nga ankuesi.
Organi i ngarkuar per shqyrtimin e aktit administrativ mund te pranoje kerkesen e ankimit dhe sipas rastit te vendose:
Lenien ne fuqi te aktit administrativ dhe rrezimin e ankimit;
Shfuqizimin ose revokimin e aktit administrativ dhe pranimin e ankimit;
Ndryshimin e aktit administrativ duke pranuar pjeserisht ankimin;
Detyrimin e organit administrativ kompetent per te nxjerre aktin administrativ kur eshte refuzuar nxjerrja e tij.
Gjithashtu organi kompetent mund te vendose per mospranimin e kerkeses ne rastet kur behet fjale per akte te cilat per nga natyra jane te paankimueshme; kur afatet kohore per ankimin kane perfunduar; kur organi gjykon qe ne pamje te pare akti administrativ eshte i vlefshem.
Cdo qytetar i trete, interesat e te cilit cenohen ne menyre te drejtperdrejte nga shfuqizimi, revokimi ose modifikim i aktit administrativ qe ankimohet, ka te drejte te njoftohet per procedimin administrativ dhe te marre pjese ne te duke parashtruar pretendimet e tij.
(kodi i procedurave administrative nenet 135, 136, 137, 138, 139, 140, 141, 142, 143, 144, 145 dhe 146).
|
|
|
më shumë>>
|
Fushata mediatike
Hyrja në fuqi të Ligjit “ANTI-DUHAN“,
Ministria Shëndetësisë,
Maj – Korrik 2007
|
Shiko spotin >>
|
|
Fushata mediatike
“Mos vuaj në heshtje“,
OBSH, Shoqata Kombëtare e Dhimbjes, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale,
Nentor 2007.
|
Shiko spotin >>
|
Fushata mediatike
'Të jetosh pa dhimbje është e drejtë njerëzore'
OBSH, Shoqata Kombëtare e Dhimbjes, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale,
Tetor-Nentor 2006
Fushata mediatike "Celulari dëmton rëndë xhepin",
ACAC / NDI,
Korrik 2006.
|
Shiko spotin >>
|
|
|