|
|
Alarm në Bashkinë e Korçës nuk ka çertifikata, të vdekurit rrezikojnë të mbeten pa u varrosur.
|
Korçë(31 mars) - Mungesa e çertifikatave, sjell kaos dhe radhë të gjata në Gjendjen Civile të Korçës. Shqetësimi kryesor lidhet me mungesën totale të tyre, çka do të thotë se do të mbajë “peng” edhe të vdekurit në rast se nuk mbërrijnë shpejt nga dikasteri përkatës në kryeqytet. |
|
Fillimjava ka vazhduar me problemet e mbartura të javës së shkuar përsa i përket mungesës së çertifikatave për qytetarët e interesuar. Dhjetra emigrantë, por dhe shtetas të tjerë kanë zënë radhë nga orët e para të mëngjesit të të hënës për t’u paisur me këtë dokument zyrtar, ndërkohë që Gjendja Civile në Bashkinë e Korçës gati e ka patur të pamundur të punojë. Paraliza e këtij shërbimi ka sjellë përveç radhëve të gjata dhe shumë orëshe të qytetarëve dhe indinjatën e tyre. Mungesa e këtij dokumenti ka filluar nga java e kaluar, ndonëse shqetësimi është përcjellë deri në Ministrinë e Brendshme. Megjithë kërkesat e vazhdueshme për çertifikata nga drejtoria e qëndrore e gjendjes civile pranë Ministrisë së Brendshme nuk ka ndonjë konfirmim se kur do të mbërrijnë ato. Ndërkaq qytetarëve kjo ju ka sjellë jo pak pasoja, teksa iu nevojitet që këtë dokument zyrtar ta paraqesin në institucione të ndryshme të shtetit shqiptar dhe jashtë tij nga ana tjetër, kryesisht në shtetin grek ku emigrojnë prej shumë vitesh. Ajo që e bën këtë situatë edhe më alarmante është se ky lloj shërbimi nevojitet përveç të tjerash edhe për rastet e fatkeqësive. Një i vdekur nuk mund ti nënshtrohet ritit të fundit për të, ceremonisë mortore nëse nuk ç’regjistrohet në gjenden civile dhe prej kësaj të fundit nuk lëshohet çertifikata e vdekjes. Për fat të mirë gjatë të hënës nuk ka patur ndonjë rast të tillë, por mugesa edhe më e gjatë mund të provokojë situata të rënda. Drejtuesit e Gjendjes Civile në Korçë nuk dinë të japin shpjegime për situatën për sa kohë kjo nuk varet prej tyre, ndërsa janë me shpresë nga kryeqyteti në pritje të një ngarkese me shumicë. Situata duket e rënduar, teksa radha ka qëndruar përgjatë orarit zyrtar të të hënës gati e pandryshuar. Madje për më shumë se 3 orë me radhë ka munguar dhe shërbimi me internet, pasi rrjeti nuk funksiononte pas një ndërprerje që ka ndodhur nga Tirana. Ndërkaq drejtuesit e Bashkisë së Korçës përveç shkresasve të kryera të Gjendjes Civile kanë nisur një tjetër kërkesë urgjente nga ana e tyre për çertifikata për të plotësuar nevojat e qytetarëve dhe për të evituar këtë pritje që duket torturuese. Fenomeni i mungesësë së çertifikatave ka nisur nga java e kaluar, ndërsa problemi u përpoq të minimizohej pas marjes borxh të një sasie të vogël të dokumentit në fjalë në disa komuna të rrethit të Korçës. Ndërkaq dhe rezervat kanë shteruar, teksa nga Tirana nuk ka një sinjal se kur do të zgjidhet kjo emergjencë që sapo vjen dhe po rritet pranë zyrës në fjalë.
Përgatitur nga
Albana Çakshiri
Gazetare, Korçë | |
|
më shumë>>
|
Fushata mediatike
Hyrja nė fuqi tė Ligjit ANTI-DUHAN,
Ministria Shėndetėsisė,
Maj Korrik 2007
|
Shiko spotin >>
|
|
Fushata mediatike
Mos vuaj nė heshtje,
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Çështjeve Sociale, Nentor 2007.
| Shiko spotin >>
|
Fushata mediatike
'Tė jetosh pa dhimbje ėshtė e drejtė njerėzore'
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale, Tetor-Nentor 2006
Fushata mediatike "Celulari dëmton rëndë xhepin",
ACAC / NDI,
Korrik 2006.
|
Shiko spotin >>
|
|
|