|
|
Bashkia e Korçës,
“beteja” e fundit
për të mbledhur KRRT-në
|
Këtë të shtunë, në datë 19 mars, Bashkia e Korçës ka thirrur përsëri mbledhjen e KRRT –së. Gjatë mesditës të së enjtes Bashkia ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku i bën thirrje si Institucionit të Prefektit ashtu dhe degës lokale të PD në qytetin juglindor të mos pengojnë zhvillimin e mbledhjes së KRRT-së. |
|
Kjo mbledhje nuk u arrit të zhvillohej dot të shtunën e një jave më parë për arsye se nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për vendimarrje në KRRT. Në mbledhjen e të shtunës së kaluar në rend të ditës ishte diskutimi i një pike të vetme: Rikonstruksioni i pazarit të vjetër të qytetit, me një fond 1 milion euro nga delegacioni europian.
Ndërkohë, në mbledhjen e thirrur për këtë të shtunë, përveç rikonstruksionit të pazarit do të diskutohet edhe për ndërtimin e pistës së tartanit të stadiumit “Skënderbeu”, si dhe ndërtimi i një qendre rezidenciale për të moshuarit, financuar nga organizata holandeze “Shpresë për Shqipërinë” me një fond prej 1 milion euro. “Mbledhja e kësaj të shtune është mundësia e fundit e miratimit të rikonstruksionit të pazarit të qytetit, pasi nëse edhe këtë herë mbledhja e KRRT -së do të bojkotohet fondi prej 1 milion euro i delegacionit europian destinuar për pazarin do të digjet”, thuhet në këtë deklaratë të Bashkisë Korçë.
Bashkia i ka bërë thirrje Institucionit të Prefektit dhe Degës të PD se “nëse do të bojkotohet edhe kjo mbledhje shumë e rëndësishme e KRRT –së, do të përballen me reagimin e merituar të qytetit të Korçës”.
Ndërkohë, përfaqësuesit e Institucionit të Prefektit kanë akuzuar kryebashkiakun e Korçës Niko Peleshi se po e shfrytëzon politikisht KRRT-në për fushatë elektorale me lejet e ndërtimit.
Përgatitur nga
Albana Çakshiri
Gazetare, Korçë | |
|
më shumë>>
|
Fushata mediatike
Hyrja nė fuqi tė Ligjit ANTI-DUHAN,
Ministria Shėndetėsisė,
Maj Korrik 2007
|
Shiko spotin >>
|
|
Fushata mediatike
Mos vuaj nė heshtje,
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Çështjeve Sociale, Nentor 2007.
| Shiko spotin >>
|
Fushata mediatike
'Tė jetosh pa dhimbje ėshtė e drejtė njerėzore'
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale, Tetor-Nentor 2006
Fushata mediatike "Celulari dëmton rëndë xhepin",
ACAC / NDI,
Korrik 2006.
|
Shiko spotin >>
|
|
|