Mbyll

Foto galeri




Pėr tė kontaktuar me ekspertėt e Qendrės ĒIP, na shkruani nė adresėn: qendra@cip-al.org Sugjerimet dhe komentet tuaja janė mė shumė se tė mirėpritura! shqip english
MONITORIME

FOTO LAJM

TE TJERA

  LINK




KLSH "zbarkon" për kontroll
në Bashkinë e Korçës
Një grup inspektorësh nga KLSH-ja kanë mbrritur që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pranë institucionit të bashkisë. Qëllimi i tyre është të vëzhgojnë dhe kontrollojnë të gjithë dokumentacionin financiar të vitit 2010 të kësaj bashkie, për të raportuar më pas shkeljet apo parregullsitë që verehen.

Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme pranë njësisë vendore në fjalë, teksa ardhja e kontrolli ka qënë për më tepër në befasi. Ndërkaq të njëjtat burime kanë bërë të ditura se KLSH inspekton për çdo vit këtë bashki dhe sipas tyre ky është një kontroll rutinë. Fill pas përfundimit të analizës financiare të vitit 2010 në mbledhjen e javës së kaluar në Këshillin Bashkiak e cila pas debateve të shumta që ka ngjallur është votuar me shumicë votash në këtë këshill, ka mbritur nga kryeqyteti dhe grupi i inspektorëve të KLSH-së. Mësohet se ky kontroll do të jetë i gjatë dhe puna e tij do të vazhdojë për një muaj me radhë në bashki, ndërsa nga mëngjesi i të mërkurës ka filluar zyrtarisht kontrolli. Nuk bëhen të ditura emrat e grupit të inspektorëve që do të qëndrojnë gjatë, në bashkinë më të madhe të juglindjes, por kontrolli i befasishëm ndonëse kryhet për çdo vit me radhë ka krijuar shqetësim tek zyrtarët e bashkisë. Gjatë kontrollit të vitit të kaluar KLSH-ja ka gjetur shkelje në dokumentacionin financiar, për të cilat ka dhënë dhe sygjerimet e saj.
Kontrolli i Lartë i Shtetit do të kalojë në duart e tij një dokumentacion voluminoz që lidhet me të gjitha veprimt financiare të kryera nga ky institucion gjatë vitit të kaluar, teksa do të shohë gjithashtu procedurat që janë ndjekur por dhe mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike dhe mënyra e kryerjes së investimeve etj,. Hapësira e punës do të jetë e fokusuar në anën financiare, ndaj dhe Drejtoria e Financës ka qënë ajo që ka patur vizitorët nga kryeqytit që nga ora 8.00 e mëngjesit të të mërkurës kanë zbarkuar në bashkinë e Korçës.
Mësohet se grupi i inspektorëve të KLSH-së kanë marë dhe një takim me kryetarin e bashkisë në detyrë Niko Peleshi, ku pas komunikimit me të kanë filluar nga puna. Tashmë duhet të presim për më shumë se 1 muaj për të mësuar raportin përfundimtar të këtij kontrolli dhe aktet që do të dalin prek tij pas vëzhgimit të detajuar që do t’i bëhet të gjitëh shkresave zyrtare të bashkisë që lidhen me mënyrën e menaxhimit të fondeve publike apo dhe donatorëve të ndryshëm.

 

Përgatitur nga
Albana Çakshiri
Gazetare, Korçë

LAJME NGA KORÇA



Te tjera

PARTNERE/DONATORE

Ned

Logo_Ned
më shumë>>
FUSHATA INFORMUESE

Fushata mediatike
Hyrja nė fuqi tė Ligjit “ANTI-DUHAN“
,
Ministria Shėndetėsisė,
Maj – Korrik 2007


Shiko spotin >>
 
Fushata mediatike
“Mos vuaj nė heshtje“,
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Çështjeve Sociale,
Nentor 2007.


Shiko spotin >>

Fushata mediatike
'Tė jetosh pa dhimbje ėshtė e drejtė njerėzore'
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale,
Tetor-Nentor 2006

Fushata mediatike "Celulari dëmton rëndë xhepin",
ACAC / NDI,
Korrik 2006.


Shiko spotin >>






,