|
|
Biznesi i ndërtimit përfshihet nga kriza, KRRT-ja nuk miraton asnjë leje ndërtimi
|
Megjithëse KRRT-ja e bashkisë Korçë është mbledhur gjatë mesditës të të shtunës pas debatave të shumta që kanë përfshirë në distancë dy grupimet politike PS dhe PD, në juglindje nuk është diskutuar për asnjë leje ndërtimi të sipërmarëse të ndërtimit por dhe qytetarëve të thjeshtë të Korçës. |
|
Mbledhja e radhës e cila është shtyrë për disa javë pas pezullimit të afro një muaji më parë, këtë herë ka shqyrtuar tre pika që lidhen me investime me karakter publik në qytet. Teksa dy ditë më parë institucioni i bashkisë ka dalë me një deklartë për shtyp, ku iu bëntë thirrje anëtarëve të KRRT- së përfaqësues të djathtë që ishin pjesë e saj për të mos hedhur në erë tre investime, vlera e të cilave kalon shifrën e 2 milion euro, gjatë të shtunës mbledhja është zhvilluar me prezencën e të gjithë anëtarëve të saj. Përfaqësuesit e Institucionit të Prefektit në këtë KRRT kanë marë pjesë, ndërsa janë diskutuar tre pika të rendit të ditës. Rikonstruksioni i pazarit të vjetër të qytetit, ndërtimin e pistës së tartanit në Stadiumin “Skënderbeu” si dhe ndërtimin i një qëndre rezidenciale për të moshuarit, financuar nga organizata holandeze ”Shpresë për Shqipërinë” me një fond 1 milion euro, janë përfshirë në votime që për më tepër si rrallë ndonjëherë kanë qënë unanime. Anëtarët e KRRT-së kanë shqyrtuar tre projektet duke i hedhur ato në votë. Më pas kryetari i bashkisë Niko Peleshi ka kërkuar që të diskutohet lidhur me me lejet e ndërtimit, që kanë kohë që presin miratimin e këtij organi vendimarrës. Anëtarët përfaqësues të djathtë nuk kanë dashur të bëjnë asnjë prononcim, ndërsa kanë vendosur të lenë mbledhjen. Ndërkaq kryetari i bashkisë Niko Peleshi e ka denoncuar këtë krizë që po përfshin Korçën dhe sipërmarrjen e ndërtimit si një papërgjeshmëri qytetare. “Kjo që po i bëhet këtij qyteti është një maskaradë e vërtetë që nuk mund të përkthehet kursesi në vota për ata që e krijojnë këtë situatë. Lejet e ndërtimit të këtij biznesi por dhe të qyetarëve të thjeshtë janë duke pritur prej disa kohësh, por që përfaqësuesit e djathtë nuk preferojnë të flasin dhe diskutojnë për to. Unë e quaj këtë një akt të qëllimshëm politik dhe një papërgjegjshmëri qyetare” ka nënvizuar Peleshi me një deklaratë për gazetarët. Ndërkaq fill pas kësaj mbledhje Prefekti i Qarkut të Korçës Andrea Mano ka thirrur mediat në një dalje publike për një investim të miratuar po gjatë të shtunës nga KRRT-ja e bashkisë Korçë. Bëhet fjalë për ndërtimin e pistës me tartan në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Andrea Mano gjatë fjalës së tij ka theksuar se ky projekt është investim i qeverisë shqiptare dhe jo i bashkisë, teksa njësia vendore pretendon për të kundërtën. “Jam i kënaqur që qeveria shqiptare mendon për sportin në Korçë. Pas investimeve në futboll, shtrimi i pistës me tartan do ti japë një impakt pozitiv sporteve të tjera, për ti shërbyer më shumë qytetit”, ka theksuar Prefekti i Korçës. Mano nuk ka folur për bllokimin e lejave të ndërtimit në qytet, teksa ka vlerësuar investimin e qeverisë shqiptare për sportin në Korçë. Ndërtuesit në kryeqendrën e juglindjes mesa duket për këtë vit nuk duhet të planifikojnë më ndërtime, pasi pritet që ndoshta KRRT-ja të mos ketë të tjera vendimarrje. Përfundimi i zgjedhjeve lokale dhe konstituimi i organit të ri të Këshillit të Rregullimit të Terroritit kërkon kohë disa mujore, teksa ndërtimi në rajonin e Korçës është i kushtëzuar nga kushtet klimatrike që do të thotë se viti 2011 do ti ketë ndërtimet të pakëta për të mos thënë të pezulluara.
Përgatitur nga
Albana Çakshiri
Gazetare, Korçë | |
|
më shumë>>
|
Fushata mediatike
Hyrja nė fuqi tė Ligjit ANTI-DUHAN,
Ministria Shėndetėsisė,
Maj Korrik 2007
|
Shiko spotin >>
|
|
Fushata mediatike
Mos vuaj nė heshtje,
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Çështjeve Sociale, Nentor 2007.
| Shiko spotin >>
|
Fushata mediatike
'Tė jetosh pa dhimbje ėshtė e drejtė njerėzore'
OBSH, Shoqata Kombėtare e Dhimbjes, Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale, Tetor-Nentor 2006
Fushata mediatike "Celulari dëmton rëndë xhepin",
ACAC / NDI,
Korrik 2006.
|
Shiko spotin >>
|
|
|