VENDIM Nr. 563, datë 3.7. 2013 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR PËRDORIMIN E PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE NË VENDIN E PUNËS
VENDIM
Nr. 563, datë 3.7. 2013
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR PËRDORIMIN E PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE NË VENDIN E PUNËS”[1]
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 42 të ligjit nr.10 237, datë 18.2.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Miratimin e rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale në vendin e punës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
- Pikat 16.1 deri te 16.5 të aneksit V të vendimit nr. 312, datë 5.5.2010 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për sigurinë në kantier””, që kanë të bëjnë me objektin e kësaj rregulloreje, si dhe të gjitha aktet nënligjore që bien ndesh me këtë rregullore shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
RREGULLORE
PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR PËRDORIMIN E PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE NË VENDIN E PUNËS
Neni 1
Objekti dhe fusha e zbatimit
- Kjo rregullore përcakton kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale, më poshtë referuar si PMI, në vendin e punës, të nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëmarrësve në punë.
- Kjo rregullore zbatohet për të gjitha ndërmarrjet dhe vendet e punës që janë brenda fushës së veprimit të ligjit nr. 10 237, datë 18.2.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, pavarësisht mënyrës së organizimit, llojit të ndërmarrjes dhe arsyeve për të cilat zhvillohet puna apo trajnimi në vendin e punës.
Neni 2
Pajisjet mbrojtëse individuale
Për qëllimet e kësaj rregulloreje, me “Pajisje mbrojtëse individuale” nënkuptohet çdo pajisje që përdoret nga punëmarrësit për t’u mbrojtur nga një apo më shumë rreziqe të cilat rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin në punë dhe çdo pjesë tjetër shtesë e prodhuar në përmbushje të këtij qëllimi (sipas shtojcës 1).
Nuk do të konsiderohen si pajisje mbrojtëse individuale:
- a) veshjet që nuk janë përcaktuar në mënyrë të veçantë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve;
- b) pajisjet mbrojtëse individuale të veshura apo të përdorura nga forcat e armatosura, Policia e Shtetit dhe emergjencat civile;
- c) pajisjet sportive;
ç) pajisjet mbrojtëse dhe pajisje parandaluese për vetëmbrojtje;
- d) pajisjet, përfshirë ato të lëvizshme për zbulimin dhe sinjalizimin e risqeve dhe rreziqeve;
- dh) shërbimet e urgjencave dhe të shpëtimit;
- e) mjetet e transportit rrugor.
Neni 3
Rregulla të përgjithshme
Pajisjet mbrojtëse individuale përdoren kur risqet nuk mund të shmangen apo zvogëlohen mjaftueshëm me anë të mjeteve teknike të mbrojtjes kolektive apo me masa, metoda dhe procedura të organizimit të punës.
Neni 4
Detyrimet e përgjithshme të punëdhënësit
- Punëdhënësi siguron për punëmarrësit pajisjet mbrojtëse individuale për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre, në përputhje me nenin 3 të kësaj rregulloreje dhe mbi bazën e vlerësimit të riskut të veprimtarive të veçanta të punës.
- Punëdhënësi bazuar në vlerësimin e riskut, përgatit me shkrim, për secilin profesion, listën e pajisjeve mbrojtëse individuale me të cilat pajiset punëmarrësi, përcakton rregulla të veçanta lidhur me përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale.
- Punëdhënësi vë në dispozicion, pa pagesë për punëmarrësin, pajisjet mbrojtëse individuale.
- Punëdhënësi garanton funksionimin e mirë teknik dhe higjienën e pajisjeve mbrojtëse individuale, nëpërmjet mirëmbajtjes, riparimit apo zëvendësimit në rastet e nevojshme.
- Lista e veprimtarive të punës në të cilat sigurohen/ofrohen pajisjet mbrojtëse individuale ndodhet në shtojcën II bashkëlidhur kësaj rregulloreje.
Neni 5
Kërkesa për pajisjet mbrojtëse individuale
- Pajisjet mbrojtëse individuale janë në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje, legjislacionin në fuqi, mbi konformitetin e PMI-së, higjienën, si dhe standardet ndërkombëtare të lidhura me to.
- Pajisjet mbrojtëse individuale të ofruara duhet të jenë të certifikuara dhe të shënuara me shenjën CE.
- Të gjitha pajisjet mbrojtëse individuale:
- a) sigurojnë mbrojtje të përshtatshme ndaj një rreziku ekzistues dhe/ose të pritshëm, pa shkaktuar vetë ndonjë risk të shtuar;
- b) përputhen me kushtet ekzistuese të vendit të punës përfshirë dhe ndryshimet e pritshme të tyre;
- c) marrin parasysh kërkesat ergonomike të cilat lidhen me mënyrën e prodhimit të pajisjeve që i përshtaten trupit të njeriut, me qëllim zvogëlimin e sforcimit fizik, parehatisë dhe risqeve;
ç) marrin parasysh gjendjen shëndetësore të punëmarrësve;
- d) i përshtaten masës së përdoruesit dhe nëse është e nevojshme, i bëhen rregullimet e duhura;
- Pajisjet mbrojtëse individuale janë të përshtatshme me njëra-tjetrën dhe të mbeten të efektshme kundër rreziqeve në rastet kur ka më shumë se një rrezik dhe punëmarrësit përdorin në të njëjtën kohë më shumë se një PMI.
- Kushtet në të cilat një pajisje e mbrojtjes individuale përdoret, si dhe kohëzgjatja e përdorimit, përcaktohen në funksion të shkallës së riskut, shpeshtësisë së ekspozimit ndaj rrezikut, karakteristikave të vendit të punës për çdo punëmarrës, si dhe efektshmërisë së pajisjeve mbrojtëse individuale.
- Në përgjithësi, pajisjet mbrojtëse individuale janë të parashikuara për përdorim vetjak.
Kur pajisjet mbrojtëse individuale përdoren nga më shumë se një punëmarrës, merren masat e duhura për të parandaluar krijimin e problemeve higjienike dhe shëndetësore.
Neni 6
Vlerësimi i riskut për përzgjedhjen e pajisjeve mbrojtëse individuale
- Punëdhënësi vlerëson nëse pajisjet mbrojtëse individuale plotësojnë kërkesat e nenit 5, përpara zgjedhjes së tyre. Ky vlerësim përfshin:
- a) identifikimin e rreziqeve, ndaj të cilave mund të ekspozohen punëmarrësit;
- b) analizën dhe vlerësimin e risqeve që mund të shmangen me mjete të tjera;
- c) përcaktimin e karakteristikave që çdo pajisje mbrojtëse individuale duhet të ketë për të qenë e efektshme kundër rreziqeve përkatëse, duke marrë parasysh edhe riskun që mund të krijohet nga përdorimi i tyre;
ç) krahasimin e karakteristikave të pajisjeve mbrojtëse individuale në dispozicion me karakteristikat e përmendura në shkronjën “c”;
- d) përgatitjen e dokumentit përfundimtar mbi vlerësimin e pajisjeve mbrojtëse individuale dhe hartimin e listës së pajisjeve mbrojtëse individuale për çdo rrezik dhe profesion (sipas shtojcës 3 bashkëlidhur).
- Vlerësimi i kërkesave të pikës 1 të këtij neni rishikohet nëse bëhen ndryshime në proceset e punës, kushtet e punës, vendet e punës dhe organizimi i punës.
Neni 7
Informimi, formimi, konsultimi dhe pjesëmarrja
- Punëmarrësve u sigurohet dhe u vihet në dispozicion informacion i përshtatshëm për çdo artikull të pajisjeve mbrojtëse individuale dhe kusht të përdorimit të tyre.
- Punëdhënësi informon paraprakisht punëmarrësit për risqet nga të cilat i mbron përdorimi i pajisjeve mbrojtëse individuale. Udhëzimet përkatëse duhet të jenë të kuptueshme për punëmarrësit.
- Punëdhënësi organizon trajnime dhe, kur është e nevojshme, organizon demonstrime për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale.
- Konsultimi dhe pjesëmarrja e punëmarrësve dhe/ose përfaqësuesve të tyre për përzgjedhjen, sigurimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse individuale, si dhe artikujve të tjerë që mbulohen nga kjo rregullore kryhet në përputhje me nenin 13 të ligjit nr. 10 237, datë 18.2.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”.
- Punëmarrësit janë të detyruar të përdorin pajisjet mbrojtëse individuale në përputhje me udhëzimet e punëdhënësit dhe prodhuesit.
SHTOJCA I
LISTË JOSHTERUESE E ARTIKUJVE TË PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE
- Mbrojtja e kokës
1.1 Kaska mbrojtëse për përdorim në industri (miniera, kantiere ndërtimi, përdorime të tjera industriale).
1.2 Mbrojtja e lëkurës së kokës (kapelë, beretë, rrjetë për flokë me ose pa strehë për sytë).
1.3 Kokore mbrojtëse (beretë, kapelë, kapelë me lidhëse etj., me pëlhurë, me pëlhurë mbrojtëse etj.).
- Mbrojtja e dëgjimit
2.1 Tapa veshësh dhe pajisje të ngjashme.
2.2 Kaskë mbrojtëse të plota akustike.
2.3 Kufjet që mund t’i vendosen kaskave industriale.
2.4 Mbrojtëse (kufje) veshi me aparat dëgjimi me lak induksioni LF.
2.5 Mbrojtëse veshi me pajisje kufje me mikrofon.
- MBROJTJA E SYVE DHE E FYTYRËS
3.1 Syze.
3.2. Syze hermetike.
3.3. Syze me rreze X, syze për rreze laser, ultraviolet, infra të kuqe, syze të rrezatimit të dukshëm.
3.4 Mbrojtëse për fytyrën.
3.5 Maska për saldim (maska dore, maska që lidhen në kokë apo maska që mund t’i vendosen kaskave mbrojtëse).
- MBROJTA E FRYMËMARRJES
4.1 Filtrat e pluhurit, filtrat e gazit dhe filtrat e pluhurit radioaktiv.
4.2 Pajisje izoluese me furnizim ajri.
4.3 Pajisje të frymëmarrjes, përfshirë maskën e lëvizshme të saldimit.
4.4 Pajisje zhytjeje.
4.5 Kostume zhytjeje.
- MBROJTA E DUARVE DHE E KRAHËVE
5.1 Doreza me gishta që sigurojnë mbrojtje:
– nga makineritë (shpimet, prerjet, dridhjet etj.);
– nga lëndët kimike;
– nga elektriciteti dhe nga të nxehtit.
5.2 Doreza me gishta të bashkuar
5.3 Gishtëza
5.4 Mbi mëngë
5.5 Mbrojtëse të kyçit të dorës për punë të rëndë
5.6 Doreza pa gishta
5.7 Doreza mbrojtëse
- MBROJTA E SHPUTAVE TË KËMBËVE DHE E KËMBËVE
6.1 Këpucë të sheshta, çizme deri te kyçi i këmbës, çizme me gjatësi deri te pulpa e këmbës, çizme të sigurisë.
6.2 Këpucë të cilat mund të zgjidhen apo hiqen me shpejtësi.
6.3 Këpucë me kapak mbrojtës shtesë në majë.
6.4 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme me shuall rezistuese ndaj të nxehtit.
6.5 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme rezistuese ndaj të nxehtit.
6.6 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme termike.
6.7 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme rezistuese ndaj dridhjeve.
6.8 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme kundër elektrizimit.
6.9 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme izoluese.
6.10 Çizme mbrojtëse për operatorët e sharrave me zinxhir.
6.11 Nallane.
6.12 Gjunjëza.
6.13 Mbrojtës të çmontueshëm në qafën e këmbës.
6.14 Qafore e çmontueshme këpucësh.
6.15 Shuall i çmontueshëm (që nuk e përçon nxehtësinë, i pashpueshëm dhe kundër djersës).
6.16 Thumba të çmontueshëm për akull, borë ose dysheme të rrëshqitshme.
- MBROJTJA E LËKURËS
Kremra/pomada mbrojtëse.
- MBROJTJA E TRUNGUT DHE E BARKUT
8.1 Jelekë, xhaketa mbrojtëse dhe përparëse për të siguruar mbrojtje nga makineritë (shpimet, prerjet, spërkatje me pika metali të shkrirë etj.).
8.2 Jelekë, xhaketa mbrojtëse dhe përparëse për të siguruar mbrojtje nga lëndët kimike.
8.3 Jelekë me ngrohje.
8.4 Jelekë shpëtimi.
8.5 Përparëse për mbrojtje nga rrezet X.
8.6 Rripa mesi sigurie.
- MBROJTJA E TË GJITHË TRUPIT
9.1 Pajisje të projektuara për të parandaluar rëniet.
9.2 Pajisje për parandalimin e rënieve (pajisje të plota me të gjithë aksesorët e nevojshëm).
9.3 Pajisje frenuese për thithjen e energjisë kinetike (pajisje të plota me të gjithë aksesorët e nevojshëm).
9.4 Rripa trupi sigurie.
9.5 Veshje mbrojtëse.
9.6 Veshje pune të “sigurisë” (në dy pjesë dhe si kominoshe).
9.7 Veshje që sigurojnë mbrojtje nga makineritë (shpimet, prerjet etj.).
9.8 Veshje që sigurojnë mbrojtje nga lëndët kimike.
9.9 Veshje të sigurojë mbrojtje nga spërkatjet me pika metali të shkrirë dhe nga rrezatimi i rrezeve infra të kuqe.
9.10 Veshje mbrojtëse ndaj nxehtësisë.
9.11 Veshje mbrojtëse ndaj të ftohtit.
9.12 Veshje që sigurojë mbrojtje nga ndotja radioaktive.
9.13 Veshje mbrojtëse nga pluhuri.
9.14 Veshje kundër gazit.
9.15 Veshje dhe pjesë shtesë me sinjalizim fluoreshent, retroreflektues (shirit krahësh, doreza etj.)
9.16 Mbulesa mbrojtëse.
SHTOJCA II
LISTË UDHËZUESE JOSHTERUESE E VEPRIMTARIVE DHE SEKTORËVE TË VEPRIMTARISË QË MUND TË KËRKOJNË SIGURIMIN E PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE
- MBROJTJA E KOKËS (MBROJTJA E KAFKËS)
Kaskat mbrojtëse
1.1 Punë ndërtuese, punë të kryera mbi, nën ose në afërsi të skelave dhe vendeve të punës të ngritura, ndërtim dhe heqje armature, montim dhe instalim dhe punë për shembjen e objekteve.
1.2 Punë në ura metalike, ndërtime të objekteve prej metali, direkë, kulla, struktura hidraulike prej metali, furra shkrirjeje, punimet me metal, mullinj rrotullues, kontenierë të mëdhenj, tubacione me diametër të madh, impiante ngrohjeje dhe nënstacionet elektrike.
1.3 Punë në gropa, trashe, puse dhe galeri.
1.4 Punë në tokë dhe shkëmbinj.
1.5 Punë në objektet nëntokësore, karrierat, gërmimet e hapura, zhvendosja e rezervave minerale.
1.6 Punë për instalimin e pajisjeve rrufepritëse.
1.7 Punë me lëndë shpërthyese.
1.8 Punë në afërsi të ashensorëve, mekanizmave të ngritjes, vinçave dhe transportuesve.
1.9 Punë për instalimet e furrnaltave të larta, instalimet e reduktimit të drejtpërdrejtë, instalimet në uzinat metalurgjike, në mullinjtë rrotullues, në punët me metale, në repartet e farkëtimit dhe fonderisë.
1.10 Punë me furrat industriale, kontenierët, makineritë, cisternat, bunkerët dhe tubacionet.
1.11 Punë për ndërtimin e anijeve.
1.12 Punë për zëvendësimin e shinave në hekurudha.
1.13 Punë në thertore.
- MBROJTJA E SHPUTAVE TË KËMBËVE
2.1 Këpucë mbrojtëse kundër shpimeve
2.1.1 Punë për ndërtimin e kolonave të betonit dhe soletave, punë për ngritjen e veprave të artit dhe ndërtimin e rrugëve.
2.1.2 Punë në skelë.
2.1.3 Punë për shembjen e karabinasë.
2.1.4 Punime në ndërtim me beton dhe me elemente parafabrikate, përfshirë vendosjen dhe heqjen e armaturës.
2.1.5 Punë në kantiere dhe hapësira magazinimi.
2.1.6 Punë në ndërtimin e çative.
2.2 Këpucë të sigurisë pa shoje kundër shpimeve
2.2.1 Punë në ura metalike, në ndërtimin e ndërtesave prej metali, direkë, kulla, ashensorë, struktura hidraulike të çelikut, në furra të shkrirjes, industrinë e çelikut dhe mullinjtë rrotullues, kontenierë të mëdhenj, tubacione me diametër të gjerë, vinça, impiante të ngrohjes dhe në stacione elektrike.
2.2.2 Ndërtimi i furrave, instalimi i ngrohjes dhe ventilimi, montim i strukturave metalike.
2.2.3 Punë për riparimin dhe mirëmbajtjen.
2.2.4 Punë për instalimet e furrnaltave të larta, instalimet e reduktimit të drejtpërdrejtë, instalimet në uzinat metalurgjike, në mullinjtë rrotullues, në punët me metale, në repartet e farkëtimit dhe fonderisë, impiante të presimit në të nxehtë dhe petëzimit.
2.2.5 Punë në karriera dhe gërmime të hapura, nxjerrja e rezervave të qymyrit.
2.2.6 Punë në njësitë e përpunimit të materialeve të gurta.
2.2.7 Fabrikimi, përpunimi dhe trajtimi i prodhimeve prej qelqi.
2.2.8 Punë me kallëpe në industrinë e qeramikës.
2.2.9 Punimet e riveshjes së furrave në industrinë e qeramikës.
2.2.10 Punë me kallëpe në industrinë e artikujve qeramike dhe industrinë e materialeve të ndërtimit.
2.2.11 Transporti dhe magazinimi.
2.2.12 Punë me blloqe mishi të ngrirë dhe pako ushqimi të konservuara.
2.2.13 Ndërtimi i anijeve.
2.2.14 Punë për zëvendësimin e shinave hekurudhore.
2.3 Këpucë të sigurisë me taka apo taka ortopedike dhe shoje kundër shpimit.
2.3.1 Punë mbi çati.
2.4 Këpucë mbrojtëse me shoje të izoluara
2.4.1 Punë me dhe mbi materiale shumë të nxehta dhe shumë të ftohta.
2.5 Këpucë të sigurisë, të cilat mund të hiqen lehtësisht.
2.5.1 Punë ku ka risk nga depërtimi i substancave të shkrira.
- MBROJTJA E SYVE DHE/OSE E FYTYRËS
3.1 Syze mbrojtëse, maska apo ekrane për fytyrën
3.1.1 Punë saldimi, mprehje dhe prerje.
3.1.2 Stukim dhe gdhendje metali.
3.1.3 Punim dhe përpunim i materialeve të gurta.
3.1.4 Punë me trapano dhe pajisje të tjera shpuese.
3.1.5 Punë me makineritë e thyerjes dhe copëzimit të gurit (fronto).
3.1.6 Punime stampimi dhe farkëtimi.
3.1.7 Largim dhe thyerje e copëzave.
3.1.8 Spërkatje me substanca gërryese.
3.1.9 Punë me acide dhe lëndë gërryese, desinfektues dhe produkte pastrimi gërryese.
3.1.10 Punë me spërkatës të lëngshëm.
3.1.11 Punë me dhe në afërsi të substancave të shkrira.
3.1.12 Punë me nxehtësi rrezatuese.
3.1.13 Punë me rreze lazer.
- MBROJTJA RESPIRATORE
4.1 Maskat respiratore/aparaturat e mbrojtjes së frymëmarrjes
4.1.1 Punë në kontenierë, zona të kufizuara dhe furra industriale me çlirim gazi, me rrezik helmimi ose pamjaftueshmëri oksigjeni.
4.1.2 Punë gjatë transportit të metalit të shkrirë.
4.1.3 Punë në afërsi të konvertuesve të gazit dhe tubave të gazit të furrave të shkrirjes.
4.1.4 Punë në afërsi të xhepave shkarkues të furrave të shkrirjes, ku çlirohen tymra të metaleve të rënda.
4.1.5 Punë në veshjen e brendshme të kaldajave dhe xhepave ku çlirohet pluhur.
4.1.6 Lyerje me pistoletë pa ajrim të mjaftueshëm.
4.1.7 Punë në trashe, kanalizime dhe zona të tjera nëntokësore që lidhen me ujërat e zeza.
4.1.8 Punë në impiante frigoriferike, ku ka rrezik nga avullimi i lëndës ftohëse.
- MBROJTJA E DËGJIMIT
5.1 Mbrojtësit e veshëve
5.1.1 Punë me presat metalike.
5.1.2 Punë me trapan me ajër të komprimuar.
5.1.3 Punë e stafit në sheshet e aeroportit.
5.1.4 Punë me tokmak.
5.1.5 Punë me dru dhe tekstile.
- MBROJTA E TRUPIT, DUARVE DHE KRAHËVE
6.1 Veshjet mbrojtëse
6.1.1 Punë me ose përpunimi i lëndëve acide dhe ngjitëse, dezinfektuese dhe substancave pastruese gërryese.
6.1.2 Punë me ose në afërsi të materialeve të nxehta dhe ku ndihen efektet e nxehtësisë.
6.1.3 Punë me prodhimet e xhamit.
6.1.4 Punë në dhoma frigoriferike të ngrirjes së thellë.
6.2 Veshje mbrojtëse rezistuese ndaj zjarrit
6.2.1 Saldim në zona të kufizuara.
6.3 Përparëse kundër shpimit
6.3.1 Punë për therje dhe ndarjen e mishit nga kocka.
6.3.2 Punë me thikë dore që përfshin edhe tërheqjen e thikës në drejtim të trupit.
6.4 Përparëse prej lëkure
6.4.1 Saldimi.
6.4.2 Farkëtimi.
6.4.3 Fonderi.
6.5 Mbrojtja e parakrahut
6.5.1 Therja dhe ndarja e mishit nga kocka.
6.6 Dorezat
6.6.1 Saldimi.
6.6.2 Punë me objekte me teh të mprehtë, përjashtuar makinat me rrezik prerjen e dorezave.
6.6.3 Punë e pambrojtur me acide dhe solucione ngjitëse.
6.7 Dorezat me rrjetë metalike.
6.7.1 Therja dhe ndarja e mishit nga kocka.
6.7.2 Prerja e rregullt duke përdorur një thikë dore për prodhim dhe therje.
6.7.3 Ndryshimi i thikave të makinave prerëse.
- VESHJE TË PAPËRSHKRUESHME NGA UJI
7.1 Punë në ambient të hapur, në shi dhe mot të ftohtë.
- VESHJE REFLEKTUESE
8.1. Punë ku punëtorët duhet të jenë qartësisht të dukshëm.
- VESHJE TRUPI ME RRIPA SIGURIE
9.1 Punë në skela.
9.2 Montimi i pjesëve të parafabrikuara.
9.3 Punë në direk.
- LITARËT E SIGURISË
10.1 Punë në vinç, në lartësi.
10.2 Punë në lartësi në raftet e magazinave dhe pajisjet “pirun”.
10.3 Punë në pjesët e larta të kullave të shpimit.
10.4 Punë në puse dhe kanalizime.
- MBROJTJA E LËKURËS
11.1 Përpunim i materialeve veshëse.
11.2 Pastrim.
SHTOJCA III
MODEL DOKUMENTI TË VLERËSIMIT TË RISKUT PËR PËRGATITJEN E LISTËS SË PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE SIPAS PROFESIONEVE
(Vlerësimi dhe dokumenti realizohen për çdo profesion të veçantë)
- A) Faqja e parë
Shoqëria: | ||
FLETA E VLERËSIMIT TË RISKUT PËR PAJISJET MBROJTËSE INDIVIDUALE SIPAS PROFESIONIT nr: ….. | ||
Profesioni:(për shembull marangoz) | Departamenti, vendi i punës | |
Përshkrimi i veprimtarisë së punës | Rreziqet (risqet) që vijnë nga veprimtaria | |
- Identifikimi i dëmtimeve të mundshme të trupit
- C) Vlerësimi i riskut për përzgjedhjen e pajisjeve mbrojtëse individuale
Rreziku | Pjesë të ekspozuara të trupit | Risku
(1,2,3,4,5) |
Kërkesa për PMI-në | PMI të propozuara
(Shtojca 1) |
Lloji(et) e PMI-në |
- D) Lista e pajisjeve mbrojtëse individuale për profesionin………………………. (Dokumenti përfundimtar)
PMI | Lloji (et) e PMI-ve | Rreziku | Periudha e përdorimit | Kushtet e përdorimit të PMI-ve |
[1] Ky vendim i Këshillit të Ministrave transpozon direktivën e BE-së 89/656/EEC, datë 30 nëntor 1989, për kërkesat minimale të shëndetit dhe sigurisë për përdorimin nga punonjësit e pajisjeve mbrojtëse individuale në vendin e punës (direktiva e tretë individuale në kuptim të nenit 16(1) të direktivës 89/391/EEC).
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA