USAID publikon Raportin: “Shoqëria civile nuk ka ndikim ne vendimarrje”
TIRANE, 1 Korrik, 2012– Shoqëria civile ne Shqiperi nuk pyetet në vendimmarrje dhe roli i saj nuk ka asnjë ndikim në politikë. E gjitha vihet në dukje në raportin e publikuar nga Agjencia për Zhvillim ndërkombëtar e Sheteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) për indeksin e qëndrueshmërisë për organizatat e shoqërisë civile në Europën Qëndrore dhe Lindore dhe Eurozazinë. Indeksi analizon dhe situaten e Organizatave të Shoqërisë Civile ne Shqiperi.
“Organizatat civile shqiptare janë angazhuar në cështje që përbëjnë shqetësim për publikun në vitin 2011, nëpërmjet shqetësimit dhe monitorimit, por e kanë pasur të pamundur por të ndikuar me sukses tek vendimmarrjet. Edhe pse i kanë bërë thirrje partive për t’u përfshirë në dialog konstruktiv, progresi është arritur pas presionit ndërkombëtar.” Thuhet në raportin e USAID.
Indeksi nënvizon se “Mjedisi ligjor ku vepronjë OSHC, organizatat e shoqërisë civile u përkeqësua gjatë këtij viti”. Vihet re se Gjykata nuk ka një regjistër elektronik të Organizatave të shoqërisë civile. Të vetmet të dhënat të besueshme për numrin e tyre vjnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
USAID vëren dhe presionin që është bërë ndaj disa organizatave të shoqërisë civile të cilat veprimtarinë e përqëndrojnë tek qytetaria aktive.
“Si koalicioni qeverisës ashtu dhe opozitar akuzoi disa OSHC si të varura politikisht, ka pasur raste kur shteti ka bërë presion ndaj lëvizjes “Mjaft” dhe Rinia aktive, ku veprimtari përqëndrohet tek qytetaria aktive për qeverisjen e mirë.
Pak ditë më parë në një nismë të iniciuar nga vetë SHBA, ambasadori amerikan bëri thirrje për një zgjim të shoqërisë civile duke shprehur hapur kritikat ndaj qeverisë dhe partive politike për mos dëgjim të zërit të tyre.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA