VENDIM Nr.841, datë 3.12.2014 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME DRIDHJEN MEKANIKE NË VENDIN E PUNËS
VENDIM
Nr.841, datë 3.12.2014
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME DRIDHJEN MEKANIKE NË VENDIN E PUNËS”[1]
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b” dhe 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet lidhur me dridhjen mekanike në vendin e punës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet 1 (një) vit pas hyrjes në fuqi.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
RREGULLORE
PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME DRIDHJEN MEKANIKE NË VENDIN E PUNËS
SEKSIONI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe fusha e zbatimit
- Kjo rregullore përcakton kërkesat minimale për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet për sigurinë dhe shëndetin, që krijohen ose mund të krijohen nga ekspozimi ndaj dridhjes mekanike.
- Kërkesat e kësaj rregulloreje zbatohen për ndërmarrjet, vendet e punës dhe veprimtaritë në të cilat punëmarrësit janë të ekspozuar ose mund të ekspozohen ndaj riskut të dridhjes mekanike gjatë punës së tyre.
3.Veprimtaritë që preken nga fusha e zbatimit të kësaj rregulloreje përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për shënde-tësinë dhe ministrit përgjegjës për mirëqenien sociale dhe rininë, brenda 4 (katër) muajve pas miratimit të kësaj rregulloreje.
Neni 2
Përkufizime
Për efekt të kësaj Rregulloreje:
- a) “Dridhje mekanike” është një oshilacion mekanik rreth një pike ekuilibri. Në mjedisin e punës merret parasysh vetëm dridhja e transmetuar nga një mjedis i ngurtë në organizmin e njeriut.
- b) “Dridhja dorë–krah” është dridhje mekanike e transmetuar në trupin e njeriut nëpërmjet duarve, që përbën risk për sigurinë dhe shëndetin e punë-marrësit, duke shkaktuar veçanërisht çrregullime vaskulare, të kockave ose artikulacioneve, neuro-logjike ose muskulare.
- c) “Dridhja e të gjithë trupit” është dridhja mekanike, e cila, kur transmetohet në të gjithë trupin e njeriut, nëpërmjet këmbëve, vitheve, shpinës dhe pjesëve anësore të trupit, përbën risk, duke shkaktuar veçanërisht sëmundshmëri të fund-shpinës dhe trauma të shtyllës kurrizore.
ç) “Ekspozimi ndaj dridhjes” është veprimi i dridhjes te punëmarrësi gjatë një periudhe kohe të përcaktuar.
- d) “Ekspozimi ditor ndaj dridhjes” është ekspozimi ndaj dridhjes lidhur me një ditë pune prej 8 orësh, që mund të llogaritet sipas Shtojcës 2 të kësaj rregulloreje.
dh)“Vlera e veprimit të ekspozimit ditor A(8)veprimi” është vlera e ekspozimit ditor ndaj dridhjes në mjedisin e punës, e standardizuar në një periudhë reference prej 8 orësh, që mund të përbëjë risk për sigurinë dhe shëndetin dhe ku duhen marrë masa për zvogëlimin ose shmangien e ekspozimit.
- e) “Vlera kufi e ekspozimit ditor A(8)kufi” është vlera e ekspozimit ditor ndaj dridhjes, e standardizuar në një periudhë reference prej 8 orësh, e cila nuk duhet të tejkalohet për një punëmarrës gjatë ditës së tij të punës.
ë) “Vlera kufi e ekspozimit afat shkurtër A(0.5)kufi” është vlera e ekspozimit ndaj dridhjes, e cila nuk duhet të tejkalohet për një punëmarrës gjatë një periudhe kohore prej 0,5 orëose mëtëshkurtër, që mund të llogaritet sipas shtojcës 3 të kësaj rregulloreje.
- f) “Autoritetet kompetente”janë institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin në punë, si të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
Neni 3
Vlerat kufi të ekspozimit dhe vlerat e veprimit të ekspozimit
- Vlerat kufi dhe vlerate veprimit të ekspozimit për dridhjen dorë–krah janë:
- a) Të përgjithshme:
– Vlera kufi e ekspozimit ditor, A(8)kufi është 5 m/s2;
– Vlera kufi e ekspozimit afat- shkurtër A(0.5)kufiështë 16 m/s2;
– Vlera e veprimit e ekspozimit ditor A(8)veprim është 2,5 m/s2.
- b) Për gratë shtatzëna dhe punëmarrësit e mitur nën moshën 18 vjeç:
– Vlera kufi e ekspozimit ditor A(8)kufiështë 1,4 m/s2;
– Vlera kufi e ekspozimit afat -shkurtër A(0.5)kufi është 6 m/s2.
Ekspozimi i punëmarrësve ndaj dridhjes dorë-krah vlerësohet ose matet siç përcaktohet në pikën A të shtojcës 1.
- Vlerat kufi dhe vlerate veprimit të ekspozimit për dridhjen e të gjithë trupit janë:
- a) Të përgjithshme:
– Vlera kufi e ekspozimit ditor A(8) kufi është1,15 m/s2;
– Vlera kufi e ekspozimit afatshkurtër A(0.5)limit është 4,6 m/s2;
– Vlera e veprimit të ekspozimit ditor A(8)veprim është 0,5 m/s2.
- b) Për gratë shtatzëna, ekspozimi ndaj dridhjes për të gjithë trupin ndalohet.
- c) Për punëmarrësit e mitur nën moshën 18 vjeç:
– Vlera kufi e ekspozimit ditor A(8)kufi është 0,3 m/s2;
– Vlera kufi e ekspozimit afatshkurtër A(0.5)kufi është 1,1 m/s2.
Ekspozimi i punëmarrësve ndaj dridhjes së të gjithë trupit vlerësohet ose matet siç përcaktohet në pikën B, të shtojcës 1.
SEKSIONI II
DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT
Neni 4
Vlerësimi i riskut
- Punëdhënësi, në përputhje me nenin 9, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, siguron vlerësimin e risqeve që mund të shkaktohen nga dridhja mekanike, ndaj të cilit janë të ekspozuar punëmarrësit. Nëse pritet tejkalim i vlerës së veprimit të ekspozimit ditor, kryhen matjet e nevojshme të niveleve të dridhjes mekanike. Kjo realizohet në përputhje me pikën 2, të pjesës A, ose pikën 2, të pjesës B, të shtojcës 1, të kësaj rregulloreje, sipas rastit.
- Niveli i ekspozimit ndaj dridhjes mekanike mund të vlerësohet nëpërmjet vrojtimit të praktikave specifike të punës dhe referimit tek informacioni përkatës mbi magnitudën emundshme të dridhjeve që i korrespondon pajisjeve ose llojeve të pajisjeve të përdorura në kushte të veçanta të përdorimit, përfshirë informacione të ofruara nga prodhuesi i pajisjes. Ky vlerësim dallohet nga matja, e cila kërkon përdorimin e aparateve specifike dhe të metodologjisë së përshtatshme.
- Vlerësimi i riskut kryhet nga shërbime të specializuara sipas legjislacionit në fuqi, në intervalet e mëposhtme:
- a) çdo vit, nëse vlerësimi i riskut tregon se vlerat e veprimit të ekspozimit janë arritur ose janë tejkaluar;
- b) çdo dy vjet, nëse vlerësimi i riskut tregon se vlerat e veprimit të ekspozimit nuk janë arritur dhe 1/5 e vlerës kufi të ekspozimit është tejkaluar.
- Nëse vlerësimi i riskut, i kryer dy herë në një interval prej 2 vitesh, tregon se 1/5 e vlerës kufi të ekspozimit nuk është arritur, punëdhënësi mund të mos e vazhdojë vlerësimin e mëtejshëm, me përjashtim të rasteve kur ka pasur ndryshime të rëndësishme, që e bëjnë vlerësimin e riskut të pavlefshëm, ose kur rezultatet e mbikëqyrjes shëndetësore tregojnë se kjo është e nevojshme.
Vlerësimi i riskut mund të përfshijë një justifikim nga ana e punëdhënësit që natyra dhe shkalla e risqeve të lidhura me dridhjen mekanike bëjnë të panevojshëm një vlerësim të mëtejshëm të detajuar të risqeve.
- Gjatë kryerjes së vlerësimit të riskut, punëdhënësi i kushton vëmendje të veçantë aspekteve të mëposhtme:
- a) nivelit, llojit dhe kohëzgjatjes së ekspozimit, përfshirë edhe çdo ekspozim ndaj dridhjeve të ndërprera ose goditjeve të përsëritura;
- b) vlerave kufi të ekspozimit dhe vlerave të veprimit të ekspozimit, të përcaktuara në nenin 3, të kësaj rregulloreje;
- c) çdo efekti mbi sigurinë dhe shëndetin e grupeve veçanërisht të ndjeshme të punëmarrësve;
ç) çdo efekti indirekt mbi sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve,që rezulton nga ndërveprimet mes dridhjeve mekanike dhe vendit të punës ose pajisjeve të tjera të punës, veçanërisht nëse dridhja çrregullon funksionimin normal të elementeve drejtues të pajisjes ose leximin e shenjave të vendosura, ose ndikon në qëndrueshmërinë e strukturës dhe sigurinë e makinerive;
- d) çdo informacioni të ofruar nga prodhuesit e pajisjeve të punës;
- dh) pranisë së pajisjeve të tjera alternative të prodhuara për të reduktuarnivelet e ekspozimit ndaj dridhjes mekanike;
- e) zgjatjes së ekspozimit ndaj dridhjeve të të gjithë trupit përtej kohësnormale të punës nën përgjegjësinë e punëdhënësit;
ë) kushteve specifike të punës, të tilla si temperaturat e ulëta ose lagështia dhe të tjera;
- f) informacionit të siguruar nga mbikëqyrja shëndetësore, përfshirë informacione të publikuara, kur kjo është e mundur;
- Të dhënat nga vlerësimi dhe/ose matja e nivelit të ekspozimit ndaj dridhjes mekanike ruhen në formë të përshtatshme, që të jenë të disponueshme për përdorim të mëvonshëm, sipas legjislacionit në fuqi. Vlerësimi i riskut përditësohet rregullisht sipas shkronjave a dhe b, të pikës 3, të këtij neni, veçanërisht nëse ka pasur ndryshime të rëndësishme që e bëjnë atë të pavlefshëm, ose kur rezultatet e mbikëqyrjes shëndetësore tregojnë se kjo është e nevojshme. Vlerësimi i riskut përfshin edhe informacion mbi ndikimin e masave që duhen marrë, sipas neneve 5 e 6, të kësaj rregulloreje.
Neni 5
Shmangia ose zvogëlimi i ekspozimit
ndaj dridhjes
- Punëdhënësi garanton me preferencë që risku nga ekspozimi i punëmarrësve ndaj dridhjes të eliminohet në burim, dhe, kur kjo nuk është e mundur, të zvogëlohet në minimum, duke marrë parasysh progresin teknik dhe ekzistencën e masave për kontrollin e riskut në burim, bazuar në parimet e përgjithshme të parandalimit të riskut, sipas pikës 3, të nenit 6, të ligjitnr.10237, dt. 18.2.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”
- Mbi bazën e vlerësimit të riskut, kur tejkalohen vlerat e veprimit të ekspozimit të përcaktuara në nenin 3 të kësaj Rregulloreje, punëdhënësi harton dhe zbaton një plan të masave teknike dhe/ose organizative, që synojnë zvogëlimin në minimum të ekspozimit ndaj dridhjes mekanike dhe risqeve të lidhura me të, duke marrë parasysh në veçanti:
- a) metoda të tjera të punës,që mundësojnë ekspozim më të vogël ndaj dridhjes mekanike;
b)përzgjedhjen e pajisjeve të duhura të punës, me projektim të përshtatshëm ergonomik, që shkaktojnë dridhje në nivelin më të ulët të mundshëm, duke pasur parasysh punën që duhet kryer;
- c) sigurimin e pajisjeve ndihmëse që reduktojnë riskun e dëmtimeve të shkaktuara nga dridhja, si ndenjëset, që në mënyrë të efektshme zvogëlojnëdridhjen e të gjithë trupit dhe dorëzat, që zvogëlojnë dridhjen e transmetuar në sistemin dorë- krah;
ç) plane të përshtatshme për mirëmbajtjen e pajisjeve të punës, vendit të punës dhe sistemeve të vendit të punës;
- d) projektimin dhe organizimin e vendeve të punës dhe vendeve individuale të punës;
- dh) informimin dhe formimin e përshtatshëm për të udhëzuar punëmarrësit mbi përdorimin e pajisjeve të punës në mënyrë korrekte dhe të sigurt, në mënyrë që ekspozimi i tyre ndaj dridhjes mekanike të zvogëlohet në minimum;
- e) kufizimin e kohëzgjatjes dhe intensitetit të ekspozimit;
ë) grafikë të përshtatshëm të punës me periudha të mjaftueshme për çlodhje, ku punëmarrësit nuk ekspozohen ndaj dridhjes;
- f) sigurimin e veshjeve mbrojtëse për punëmarrësit e ekspozuar ndaj të ftohtit dhe lagështisë.
- Ekspozimi i punëmarrësve nuk lejohet të kalojë vlerat kufi të ekspozimit, sipas nenit 3, të kësaj rregulloreje.
Nëse konstatohen ekspozime mbi vlerat kufi të ekspozimit, punëdhënësi:
- a) ndërmerr veprime të menjëhershme për ta reduktuar ekspozimin nën vlerat kufi të ekspozimit;
b)identifikon arsyet përse ka ndodhur mbi ekspozimi;
c)merr masa për të parandaluar çdo përsëritje.
- Punëdhënësi përshtat masat e përmendura në këtë nen me kërkesat e punëmarrësve me ndjeshmëri të lartë ndaj riskut.
Neni 6
Informimi dhe formimi i punëmarrësve
- Në përputhje me nenin 12, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, punëdhënësi garanton që punëmarrësit e ekspozuar ndaj risqeve të dridhjes mekanike në punë, si dhe përfaqësuesit e tyre, të marrin informacion dhe formim të mjaftueshëm.
- Informimi dhe formimi i punëmarrësve të ekspozuar përfshijnë në veçanti:
- a) masat e marra për të shmangur ose zvogëluar në minimum risqet nga dridhja mekanike;
- b) vlerat kufi të ekspozimit dhe vlerat e veprimit të ekspozimit;
- c) rezultatet e vlerësimit të riskut, së bashku me një interpretim të tyre dhe risqeve potenciale;
ç) rëndësinë dhe mënyrën e konstatimit dhe raportimit të shenjave të dëmtimit;
- d) rrethanat, në të cilat punëmarrësve u lind e drejta për mbikëqyrje shëndetësore, dhe qëllimin e kësaj mbikëqyrjeje, sipas nenit 8, të kësaj rregulloreje;
- dh) grafikët e përshtatshëm të punës me periudha të mjaftueshme të çlodhjes pa ekspozim ndaj dridhjes.
- e) praktikat e sigurta të punës për të minimizuar ekspozimin ndaj dridhjes mekanike.
Neni 7
Konsultimi dhe pjesëmarrja e punëmarrësve
Punëdhënësi merr masa të përshtatshme për konsultimin dhe pjesëmarrjen e punëmarrësve, në përputhje me nenin 13 të ligjit nr.10237, datë 18.02.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, në veçanti lidhur mevlerësimin e riskut dhe masat e marra, ose që duhen marrë për të shmangur ose zvogëluar ekspozimin ndaj zhurmës, në përputhje me nenet 4, 5 dhe 6 të kësaj Rregulloreje.
SEKSIONI III
DISPOZITA TË PËRZIERA
Neni 8
Mbikëqyrja shëndetësore
- Punëdhënësi merr masa për kryerjen e mbikëqyrjes shëndetësore të punëmarrësve, për të cilët vlerësimi i riskut tregon risk për shëndetin nga dridhja, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe praktikën përkatëse për sistemin e mbikëqyrjes shëndetësore, përfshirë kërkesat e specifikuara për kartelat e shëndetit në punë, dokumentimin dhe disponueshmërinë e tyre.
- Mbikëqyrja shëndetësore dhe ekzaminimet mjekësore, rezultatet e të cilave merren parasysh në zbatimin e masave parandaluese në një vend pune të caktuar, synojnë parandalimin dhe diagnostikimin e shpejtë të çdo çrregullimi lidhur me ekspozimin ndaj dridhjes mekanike. Mbikëqyrja shëndetësore kryhet kur:
- a) mund të provohet një lidhje ndërmjet ekspozimit ndaj dridhjes në vendin e punës dhe një sëmundje të identifikueshme ose efekteve të dëmshme mbi shëndetin;
- b) është e mundur që sëmundje apo efekte të dëmshme të shkaktohen në kushte të veçanta të punës të një punëmarrësi dhe,
- c) ekzistojnë ekzaminime specifike për diagnostikimin e sëmundjeve ose të efekteve të dëmshme për shëndetin.
Në çdo rast, punëmarrësit e ekspozuar ndaj dridhjes mekanike përtej vlerave të përcaktuara në nenin 3, të kësaj rregulloreje, kanë të drejtë për mbikëqyrje shëndetësore.
- Lloji dhe shpeshtësia e ekzaminimeve mjekësore të përmendura në pikën1, të këtij neni, janë përcaktuar në shtojcën 3, të kësaj rregulloreje.
- Kur nga mbikëqyrja shëndetësore mjeku i punës konstaton së punëmarrësi ka një sëmundje të identifikueshme ose pasojë negative në shëndet, si rezultat i ekspozimit ndaj dridhjes mekanike në punë:
- a) punëmarrësi informohet nga mjeku i punës mbi rezultatin e mbikëqyrjes shëndetësore që lidhet me të personalisht dhe, në veçanti, merr informacion dhe këshillim lidhur me çdo mbikëqyrje shëndetësore, së cilës duhet t’i nënshtrohet pas përfundimit të ekspozimit;
- b) punëdhënësi informohet për çdo gjetje të rëndësishme nga mbikëqyrja shëndetësore, duke marrë parasysh konfidencialitetin mjekësor.
- c) Punëdhënësi:
– rishikon vlerësimin e riskut;
– rishikon masat e parashikuara për të shmangur ose zvogëluar risqet, në bazë të nenit 5, të kësaj rregulloreje;
– merr parasysh çdo këshillë të dhënë nga mjeku i punës, nga një person me kualifikim të përshtatshëm ose nga autoriteti kompetent për zbatimin e masave për shmangien ose zvogëlimin e riskut, përfshirë mundësinë e caktimit të punëmarrësit në një punë tjetër, ku nuk ka risk për ekspozim të mëtejshëm ndaj dridhjes;
– siguron mbikëqyrje të vazhdueshme shënde-tësore dhe ofron një ekzaminim të shëndetit të çdo punëmarrësi tjetër, i cili ka qenë i ekspozuar në mënyrë të ngjashme, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për mbikëqyrjen shëndetësore.
- Të dhënat e mbikëqyrjes shëndetësore, përfshirë konkluzionet mbi aftësinë për punë për secilin punëmarrës, dokumentohen dhe përdi-tësohen nga mjeku i punës, në përputhje me legjislacionin për mbikëqyrjen shëndetësoredhe atë për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë që të jetë i mundur shqyrtimi i tyre i mëvonshëm. Punëmarrësi, me kërkesë të tij, ka akses te të dhënat e kartelës së tij të shëndetit në punë. Kopje të kartelave të shëndetit në punë i vihen në dispozicion autoritetit kompetent me kërkesë të këtij të fundit.
Neni 9
Sanksionet
Në rast të shkeljes së dispozitave të ndodhura në këtë rregullore, zbatohen sanksionet e përcaktuara në nenin 43, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”.
SHTOJCA I
- DRIDHJA DORË-KRAH
- Vlerësimi i ekspozimit
Vlerësimi i nivelit të ekspozimit ndaj dridhjes dorë–krah bazohet në llogaritjen e vlerës ditore të ekspozimit, të standardizuar në një periudhë reference prej tetë orësh A(8), të shprehur si rrënja katrore e shumës së katrorëve ose mesatarja kuadratike(r.m.s) (vlera totale) e vlerave të nxitimit të ponderuara sipas frekuencës, të përcaktuar në akset ortogonale ahwx, ahwy, ahwz, siç përcaktohet në Shtojcën 2 të kësaj Rregulloreje dhe/ose në standardin e harmonizuar shqiptar, si EN ISO 5349-1: Dridhja mekanike—Matja dhe vlerësimi i ekspozimit të njeriut ndaj dridhjes së transmetuar nëpërmjet dorës – Pjesa 1: Kërkesa të përgjithshme.
Vlerësimi i nivelit të ekspozimit mund të kryhet mbi bazën e një vlerësimi të bazuar në informacionin e dhënë nga prodhuesit lidhur me nivelin e emetimit nga pajisjet e punës të përdorura, dhe bazuar në vëzhgimin e praktikave specifike të punës për matjen.
- Matja
Kur matja kryhet në përputhje me nenin 4, të kësaj rregulloreje:
- a) Metodat e përdorura mund të përfshijnë modelin e procedurës dhe numrit të kryerjes së matjeve të njëpasnjëshme, që përfaqëson ekspozimin personal të një punëmarrësi ndaj dridhjes mekanike në fjalë; metodat dhe aparati i përdorur duhet të përshtatet me karakteristikat e veçanta të dridhjes mekanike që duhet matur, ndaj faktorëve të mjedisit dhe me karakteristikat e aparatit matës, sipas standardit ISO 8041: Përgjigjja njerëzore ndaj dridhjes – instrumentet e matjeve.
- b) Në rastin e pajisjeve, të cilat kanë nevojë të mbahen me të dyja duart, matja duhet kryer në secilën dorë. Ekspozimi përcaktohet duke iu referuar vlerës më të lartë prej të dyjave; jepet gjithashtu informacion për dorën tjetër.
- Interferenca
Germa “d” e pikës 4 të nenit 4 të kësaj Rregulloreje do të zbatohet, në veçanti kur dridhja mekanike interferon me funksionimin normal të kontrolleve ose leximin e treguesve.
- Risqet indirekte
Germa “d” e pikës 4 të nenit 4 të kësaj Rregulloreje zbatohet në veçanti kur dridhja mekanike interferon me stabilitetin e strukturave ose sigurinë e elementeve bashkues.
- Mbrojtësit individualë
Pajisjet mbrojtëse personale kundër dridhjes dorë-krah mund të kontribuojnë në planin e masave të referuara në pikën 1 të nenit 5 të kësaj Rregulloreje.
- DRIDHJA E TË GJITHË TRUPIT
- Vlerësimi i ekspozimit
Vlerësimi i nivelit të ekspozimit ndaj dridhjes në të gjithë trupin bazohet në llogaritjen e ekspozimit ditor A (8), të shprehur si nxitim ekuivalent i vazhdueshëm mbi një periudhë prej tetë orësh, llogaritur si vlera më e lartë (r.m.s.), e përcaktuar në tri akse ortogonale (1.4awx, 1.4awy, awz) për punëmarrësit e ulur ose në këmbë, në përputhje me standardin ISO 2631-1: Dridhja mekanike dhe shoku—Vlerësimi i ekspozimit të njeriut ndaj dridhjes së të gjithë trupit– Pjesa 1: Kërkesa të përgjithshme.
Vlerësimi i nivelit të ekspozimit mund të kryhet mbi bazën e një vlerësimi të bazuar në informacionin e dhënë nga prodhuesit lidhur me nivelin e emetimit nga pajisjet e punës të përdorura dhe bazuar në vëzhgimin e praktikave specifike të punës ose në matje.
- Matja
Kur matja realizohet në përputhje me pikën 1 të nenit 4 të kësaj rregulloreje, metodat e përdorura, mund të përfshijnë procedurën dhe numrin e kryerjes së matjeve të njëpasnjëshme, që duhet të përfaqësojë ekspozimin personal të një punëmarrësi ndaj dridhjes mekanike në fjalë. Metodat e përdorura duhet të përshtaten me karakteristikat e veçanta të dridhjes mekanike që do matet, me faktorët e mjedisit dhe me karakteristikat e aparatit matës, në përputhje me standardin e harmonizuar shqiptar, si ISO 8041: 2005/AC (Përgjigja njerëzore ndaj dridhjes– instrumentimi i matjes).
- Interferenca
Germa“ç” e pikës 4 të nenit 4 të kësaj Rregulloreje zbatohet në veçanti kur dridhja mekanike interferon me operimin normal të kontrolleve ose leximin e treguesve.
- Risqet indirekte
Germa “ç” e pikës 4 të nenit 4 të kësaj rregulloreje zbatohet, në veçanti kur dridhja mekanike interferon me stabilitetin e strukturave ose sigurinë e elementeve bashkues.
- Zgjatja e ekspozimit
Germa “e” e pikës 4 të nenit 4 të kësaj Rregulloreje zbatohet, në veçanti kur për shkak të natyrës së veprimtarisë, një punëmarrës përfiton nga përdorimi i mjediseve të çlodhjes që janë të mbikëqyrura nga punëdhënësi; ekspozimi ndaj dridhjes së të gjithë trupit në këto mjedise duhet të zvogëlohet në një nivel që është në përputhje me qëllimin dhe kushtet e përdorimit të tyre, përveç rasteve të “forcës madhore”.
SHTOJCA II
FORMULA PËR LLOGARITJEN E EKSPOZIMIT NDAJ DRIDHJES
- Ekspozimi ndaj dridhjes dorë-krah
- a) Ekspozimi ditor ndaj dridhjes Dorë-krah
A(8)HA – ekspozimi ditor ndaj dridhjes dorë -krah, në (m/s2).
ahvi – vlera totale e mesatares kuadratike të nxitimit të ponderuar 2 në frekuencë për kohëzgjatjen Titë operacionit të i-të,vlera totale e dridhjes dorë-krah, në m/s2.
ahwxi , ahwyi , ahwzi – mesatarja kuadratike e nxitimit të ponderuar [2] në frekuencë në drejtimin x, y, z,për kohën Ti të operacionit të i-të, në m/s2.
Ti – kohëzgjatja e operacionit të i-të.
T0– kohëzgjatja referencë -480 min (8 orë = 28800 s).
n – numri i ekspozimeve individuale ndaj dridhjes.
- b) Ekspozimi afatshkurtër ndaj dridhjes dorë-krah
A(0.5)HA– ekspozimi afat-shkurtër ndaj dridhjes dorë-krah, në m/s2.
ahvi– vlera totale e mesatares kuadratike të nxitimit të ponderuar 2 në frekuencë për kohëzgjatjen Titëoperacionit të i-tëprej më pak se 0.5 orë, në m/s2.
- Ekspozimi ndaj dridhjes së të gjithë trupit
- a) Ekspozimi ditor ndaj dridhjes së të gjithë trupit
A(8)WB- ekspozimi ditor ndaj dridhjes së të gjithë trupit, në m/s2.
avi – vlera totale e mesatares kuadratike të nxitimit të ponderuar3 në frekuencë për kohëzgjatjen Ti të operacionit të i-të, vlera totale e dridhjes së të gjithë trupit, në m/s2.
awxi , awyi , awzi– mesatarja kuadratike e nxitimi të ponderuar [3]3 në frekuencë në drejtimin x , y, z,për kohëzgjatjen Ti të operacionit të i-të, në m/s2.
Ti – kohëzgjatja e operacionit të i-të, min.
T0 – kohëzgjatja referencë – 480 min (8 orë = 28800 s).
n – numri i ekspozimeve individuale ndaj dridhjes.
- b) Ekspozimi afat- shkurtër për dridhjen e të gjithë trupit
A(0.5)WB – ekspozimi afat- shkurtër për dridhjen e të gjithë trupit, në m/s2.
avi– vlera totale e mesatares kuadratike të nxitimit të ponderuar në frekuencë për kohëzgjatjen ei-të të operacionit prej më pak se 0.5 orë, në m/s2.
SHTOJCA III
MBIKËQYRJA SHËNDETËSORE PËR PUNËMARRËSIT E EKSPOZUAR NDAJ DRIDHJES
- Kontrolli mjekësor paraprak dhe periodik për punëmarrësit e ekspozuar ndaj dridhjes dorë-krah përfshin këto ekzaminime:
– Të përgjithshme, që i kushtojnë vëmendje sistemit vaskular, atij nervor dhe strukturës kockore në gjymtyrët e sipërme,
– Mbështetëse: teste të ftohjes së duarve me termometër dermik, teste të kompresimit; vlerësim i pragut të perceptimit vibrotaktil, radiografi e duarve dhe artikulacioneve të bërrylit.
Kur periudha e ekspozimit ndaj dridhjes dorë–krah në punë zgjat më pak se pesë vjet dhe testi i fundit periodik nuk ka treguar ndryshime që tregojnë zhvillimin e sëmundjeve si pasojë e dridhjes, nuk ka nevojë të kryhen radiografi të kockave të duarve dhe artikulacioneve të bërrylit.
- Ekzaminimet mjekësore paraprake dhe periodike për punëmarrësit e ekspozuar ndaj dridhjes së të gjithë trupit përfshijnë ekzaminimet e mëposhtme:
– Të përgjithshme: ekzaminime neurologjike;
– Mbështetëse: radiografi të fund-shpinës, në përputhje me indikacionet mjekësore.
- Ekzaminimet mjekësore periodike duhet të kryhen në intervalet e mëposhtme:
– Për punëmarrësit e ekspozuar ndaj dridhjes dorë krah: ekzaminimi i parë pas një viti pune, dhe më pas çdo 4 vjet;
– Për punëmarrësit e ekspozuar ndaj dridhjes së të gjithë trupit: çdo 4 vjet.
[1]Ky vendim i Këshillit të Ministrave transpozon direktivën e BE-së 2002/44/KE, të datës 25 qershor 2002, për kërkesat minimale të shëndetit dhe sigurisë në lidhje me ekspozimin e punonjësve ndaj risqeve që krijohen nga agjentët fizikë (dridhja). (Direktiva e gjashtëmbëdhjetë individuale, në kuptim të nenit 16(1) të Direktivës 89/391/KEE) (nr. CELEX 32002L0044).
2 nxitimi i ponderuar është nxitimi i dridhjes i përftuar duke përdorur funksionin e peshimit të frekuencës Wh (sipas standardit EN ISO 8041).
3nxitim i ponderuar i përftuar duke përdorur funksionin e mëposhtëm të peshimit të frekuencës: Wd për drejtimet (horizontale) x dhe y, Wkpër drejtimin (vertikal), z (sipas standardit EN ISO 8041.)
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA