Vendim

Nr.357, datë 6.3.2009

Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës, për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes për punë të vazhdueshme

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 48, pika 2, 61, 67, pika 1, 106, pikat 5 e 6 dhe 108, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”, me propozimin e Ministrit  të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1.Të huajit i jepet leje pune e vazhdueshme, e tipit D, pasi të ketë marë lejen e dytë, me afat dyvjeçar, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:

  1. a) Ka qëndruar dhe është punësuar, ligjërisht dhe pa ndërprerje, për 5 vjet, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
  2. b) Ka leje pune paraardhëse njëvjeçare, si dhe dy leje pune dyvjeçare, të njëpasnjëshme;
  3. c) Lejet e mëparshme nuk janë të tipeve:A/S, A/FP,A/PS apo C;

ç) Ka të ardhura vetjake, të qëndrueshme dhe të mjaftueshme, për vete dhe për anëtarët e familjes në ngarkim, në shumën e pagës minimale vjetore të shtetasit shqiptar;

  1. d) Ka derdhur sigurime të plota shoqërore dhe shëndetësore, për vete dhe për anëtarët e familjes në ngarkim;
  2. dh) Ka strehim të përshtatshëm, për vete dhe anëtarët e familjes në ngarkim;
  3. e) Ka njohuri të mira të gjuhës e kulturës shqiptare,
  4. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune, të tipit D, bëhet nga:
  5. a) i huaji;
  6. b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
  7. c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
  8. Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  9. a) Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  10. b) Kopjen e kontratës individuale të punës;
  11. c) Kopjet e lejeve të punës paraardhëse;

ç) Kopjen e lejes së qëndrimit;

  1. d) Vërtetimin e gjendjes së llogarisë bankare;
  2. dh) Vërtetimin për derdhjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për vete dhe për anëtarët e familjes në ngarkim;
  3. e) Kontratën e pronësisë ose të marrjes me qira të mjediseve të banimit;

ë) Pesë forotgrafi.

  1. Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, për t’u pajisur me leje pune të tipit D, paraqesin dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
  2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 ditëve pune.
  3. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit, brenda afatit të caktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, e pajis të huajin, brenda 10 ditëve pune me leje pune të tipt D.
  4. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi.
  5. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit D, të huajit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi ose është në kushtet e pikës 10 të këtij vendimi.
  6. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për pajisjen me leje pune të vazhdueshme të tipit D, për personat e parashikuar në pikat 4 e 5 të nenit 106 të ligjit nr.8492, datë 27.5.1999 “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 5,6,7 e 8 të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin, vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 1 e 3 të këtij vendimi.
  7. Anulimi dhe refuzimi i lejes së punës, të tipit D, bëhet kur i huaji është në njërën nga situatat e parashikuara në nenet 63 e 64, pika 1, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”.

11.I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës, e tipit D, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 65 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”.

  1. Leja e punës, e tipit D, përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 44 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”.
  2. I huaji, i cili pajiset me leje pune, të tipit D, para marrjes së lejes së punës detyrohet të paguajë tarifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
  3. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për dhënien e lejes së punës.
  4. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kryeministri

Sali Berisha

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim