VENDIM

Nr.47, datë 16.1.2008

 

PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT, NËPËRMJET FORMIMIT NË PUNË

(ndryshuar me VKM nr.993, datë 2.7.2008, nr.683, datë 5.10.2011, nr. 775, datë 7.11.2012, nr. 193, datë 2.4.2014, nr. 458, datë 9.7.2014 , nr. 65, datë 27.1.2016)

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 4, 8, 11 e 12 të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Përfitues të këtij programi janë punëkërkues të papunë, të cilët do të përfitojnë trajnim nëpërmjet punës. Zyra përkatëse e punësimit financon tarifën me bazë koston, në masën 19 000 (nëntëmbëdhjetë mijë) lekë për çdo muaj trajnim për çdo person:
  2. a) Shfuqizuar.
  3. b) Shfuqizuar.
  4. c) kursantin, punëkërkuesin e papunë, të përfshirë në këtë program, sipas masës së parashikuar në pikën 7 të këtij vendimi
  5. Kohëzgjatja e programit të trajnimit të jetë jo më shumë se 6 muaj për të gjitha profesionet.
  6. Skema të vazhdojë të zbatohet nga viti 2013, me një kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjetësh.
  7. Punëdhënësi, në përfundim të periudhës së formimit, duhet të punësojë jo më pak se 50 për qind të të trajnuarve, me kontratë punë, për një periudhë 6-mujore. Gjatë periudhës së zbatimit të këtij programi, punëdhënësi nuk duhet të bëjë pushime nga puna, pa shkaqe të arsyeshme, të punëmarrësve të tjerë të punësuar më parë.
  8. Pjesëmarrësit në formim duhet të jenë persona të pakualifikuar profesionalisht.
  9. Shfuqizuar.
  10. Kursantët, punëkërkues të papunë, përfitojnë një pagesë pjesëmarrjeje në kurs, në masën 50 për qind të pagës minimale, në shkallë vendi, për të gjithë kohëzgjatjen e trajnimit, e cila përballohet nga zyra përkatëse e punësimit, nga fondet e nxitjes së punësimit. Po nga këto fonde, zyra përkatëse e punësimit bën edhe derdhjen e kontributit për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.5 për qind të pagës minimale, i cili derdhet në degën përkatëse të sigurimit shoqëror të detyrueshëm.

Gjatë periudhës së trajnimit, kursantit, punëkërkues të papunë, i ndërpritet pagesa e ndihmës ekonomike dhe pagesa e papunësisë, por ka të drejtë ta rimarrë pas përfundimit të trajtimit, në qoftë se nuk punësohet.

  1. Zyra përkatëse e punësimit, çdo vit, bën njoftimin në buletinin e njoftimeve publike, për fondin e vënë në dispozicion dhe për kriteret e përfitimit nga ky program. Publikimi i programit bëhet, gjithashtu, me të gjitha mjetet e mundshme elektronike dhe joelektronike.
  2. Punëdhënësi, që aplikon për programin e punësimit:
  3. a) duhet të mos ketë pasur shkelje të legjislacionit të punës dhe të ketë derdhur, rregullisht, tatimet dhe sigurimet e detyrueshme shoqërore, për aq kohë sa kryen veprimtarinë, veçanërisht për dy vitet  e fundit, përpara aplikimit në këtë program;
  4. b) mund të trajnojë në mjediset e tij të punës, deri në 100 për qind të numrit mesatar të të siguruarve, të tri muajve të fundit para aplikimit, por, në çdo rast, në përputhje me kapacitetet e lira për trajnim;
  5. c) duhet të ketë një trajnues për deri 15 kursantë.
  6. Për të përfituar nga ky program, punëdhënësi duhet të paraqesë pranë zyrës përkatëse të punësimit, ku ai zhvillon veprimtarinë, dokumentacionin e mëposhtëm:
  7. a) vendimin e gjykatës për regjistrim si person juridik dhe fizik ose vendimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit;
  8. b) numrin e identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT-in);
  9. c) vërtetimin për shlyerjen e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që lëshohen nga organi tatimor përkatës, për aq kohë sa ushtrojnë veprimtarinë, por jo më shumë se për një periudhë  kohore njëvjeçare, nga çasti i aplikimit;

ç)  numrin e llogarisë bankare;

  1. d) vërtetimin nga dega e tatim-taksave, ku personi juridik ushtron veprimtarinë, për shlyerjen e detyrimeve tatimore për aq kohë sa kryen veprimtarinë, por jo më shumë se për një periudhë kohore njëvjeçare, nga çasti i aplikimit;

Për personat juridikë apo fizikë, të cilët kanë detyrime ndaj organeve tatimore, por vërtetojnë se në momentin e aplikimit në këtë program:

  1. i) kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre;
  2. ii) kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat;

iii) kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të  ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ dhe në procese gjyqësore me organet tatimore.

 Këta persona duhet të jenë të pajisur me vërtetimet e lëshuara nga organet tatimore, si dhe me dokumentet përkatëse të pagesës së detyrimeve.

  1. dh) buxhetin analitik të trajnimit, sipas pikës 6 të vendimit;
  2. e) informacion për:
  3. i) numrin e fuqisë punëtore;
  4. ii) listën e të siguruarve;

iii) nivelin e pagës së dhënë për çdo person;

  1. iv) profesionin, për të cilin do të trajnohen punëkërkuesit e papunë;
  2. v) dobinë social-ekonomike, që do të sjellë aplikimi і këtij programi, në zonën përkatëse, mbështetur në mundësitë reale, kapacitetet e lira, që ofron subjekti, kushtet e punës dhe të trajnimit, në përputhje me sipërfaqen, makineritë, pajisjet  etj.
  3. vi) akte të inspektimit në punë, të kryera nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
  4. Punëdhënësi, në bashkëpunim me zyrën përkatëse të punësimit dhe në mbështetje të të dhënave të dokumentacionit, të përcaktuar në pikën 10 të këtij vendimi, plotëson formularin përkatës, sipas modelit të miratuar nga Shërbimi Kombëtar і Punësimit.
  5. Punëdhënësit mund të aplikojnë për programin në mënyrë elektronike apo pranë zyrave të punësimit.
  6. Zyra përkatëse e punësimit і paraqet këshillit vendor tripalësh, të ngritur pranë saj, projektet, që kërkohen të zbatohen aty, ku ajo ushtron veprimtarinë. Këshilli vendor tripalësh shqyrton dhe vlerëson dobinë social-ekonomike të projekteve të paraqitura dhe і miraton ato në parim.
  7. Pas miratimit, në parim, të projekteve në këshillin vendor tripalësh, zyra përkatëse e punësimit і dërgon, për miratim, si më poshtë vijon:
  8. a) zyra vendore e punësimit, sipas rastit, ia dërgon zyrës qendrore të punësimit ose Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit;
  9. b) zyra rajonale e punësimit miraton projektet, kur aplikues janë personat fizikë.
  10. c) Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit miraton projektet, kur aplikues janë personat juridikë.
  11. Për zbatimin e pikës 14 të këtij vendimi, në zyrat rajonale të punësimit dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit ngrihen komisionet e miratimit të projekteve, me jo më pak se 5 persona.

Mënyra e organizimit, vlerësimit të projekteve dhe e funksionimit të punës, si dhe përbërja e komisioneve përcaktohen  me rregullore të këshillit administrativ tripalësh të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

  1. Komisionet e miratimit të projekteve në zyrën rajonale të punësimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, pas hedhjes në sistemin përkatës, vendosin miratimin ose jo të projektit brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  2. Për projektet e miratuara, zyra përkatëse e punësimit, në bashkëpunim me punëdhënësin, plotësojnë listën e punëkërkuesve të papunë, që do të përfshihen në program, të cilët duhet të jenë të regjistruar në zyrat e punësimit.

Personat punëkërkues të papunë, që kundërshtojnë ofertën e zyrës përkatëse të punësimit për pjesëmarrjen në formim, si më sipër, hiqen nga lista e punëkërkuesve të papunë.

  1. Ndërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe punëdhënësit nënshkruhet një kontratë, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet, në përputhje me programin për secilën palë.

Kontratat lidhen vetëm për vitin buxhetor, për të cilin është miratuar projekti.

Për vazhdimin e projektit në vitin pasardhës do të lidhet një kontratë shtesë, në përputhje me fondet e miratuara atë vit.

  1. Punëdhënësi dhe punëkërkuesi, si punëmarrës, nënshkruajnë një kontratë individuale pune, në të cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në këtë vendim.
  2. Punëdhënësi, në rastet e largimit të punëkërkuesve të papunë, që trajnohen, mund të bëjë zëvendësimin e tyre, brenda dy muajve të parë të zbatimit të programit.

 Ky zëvendësim bëhet nga zyra përkatëse e punësimit, pas njoftimit nga punëdhënësi.

  1. Në zbatim të pikës 4 të këtij vendimi, lidhet kontrata individuale, ndërmjet punëdhënësit dhe punëkërkuesit, si punëmarrës, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve deri në përfundim të programit.

 Një kopje e kontratës së punës depozitohet në zyrën përkatëse të punësimit, e cila ndjek zbatimin e kontratës deri në përfundim të projektit.

  1. Nëse punëdhënësi nuk punëson punëkërkuesit e papunë, sipas kuotës së përcaktuar në pikën 4 të këtij vendimi, si dhe kur vërehen shkelje të kontratës së punës, ndaj tij zbatohen sanksionet e mëposhtme:
  2. a) kthimi i shumës së financimit të marrë për 50 për qind të pjesëmarrësve të trajnuar;
  3. b) heqja e së drejtës për të riaplikuar në projekte të nxitjes së punësimit.
  4. Nëse punëdhënësi në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të arsyeshme bën zgjidhje të kontratës së punës për punëmarrësin e trajnuar, është i detyruar ta kthejë të gjithë financimin e marrë, për punëkërkuesin e punësuar, që nga data e parë e dhënies së tij, së bashku me interesat, të llogaritura sipas normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë.
  5. Kontratat tip, sipas përcaktimeve të dhëna në pikat 18, 19 e 21 të këtij vendimi, hartohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe janë të detyrueshme për t’u  zbatuar nga zyrat përkatëse të punësimit.
  6. Zyra përkatëse e punësimit harton dhe dërgon, çdo muaj, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, informacion për zbatimin e projekteve, personat e trajnuar, përfituesit e programeve të mbështetjes me të ardhura, punëkërkuesit e papunë etj.
  7. Shërbimi Kombëtar i Punësimit analizon efektshmërinë e programit dhe përgatit raporte vjetore, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës, të cilat ia paraqet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
  8. Shërbimi Kombëtar i Punësimit i ruan të dhënat për skemën deri në 10 vjet, pas dhënies së fundit të ndihmës individuale.
  9. Programi vlerësohet, në vitin pasardhës, nga ekspertë ose organizata të pavarura, që kanë përvojë në këtë fushë dhe njohuri për tregun e punës.
  10. Kostoja dhe vlerësimi i këtij programi përballohen nga fondet vjetore të Buxhetit të Shtetit, zëri “Nxitja e punësimit”, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
  11. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për nxjerrjen e udhëzimeve për zbatimin dhe mbikëqyrjen e programit dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit për zbatimin e programit, nëpërmjet zyrave të punësimit.
  12. Vendimet nr.73, datë 11.2.1999 “Për nxitjen e punësimit, nëpërmjet formimit në punë” dhe nr.74, datë 11.2.1999 “Për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet mbështetjes së formimit institucional” të Këshillit të Ministrave, shfuqizohen.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

 Sali  Berisha

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim