VENDIM

Nr. 1060, datë 14.12.2013

PËR CAKTIMIN E NUMRIT TË PËRFAQËSUESVE TË ORGANIZATAVE TË PUNËDHËNËSVE DHE TË PUNËMARRËSVE NË KËSHILLIN KOMBËTAR TË PUNËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5 të nenit 200 të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve në Këshillin Kombëtar të Punës janë, si më poshtë vijon:
  2. Për organizatat e punëdhënësve:
  3. a) Biznesalbania 1 anëtar, 1 kandidat;
  4. b) Shoqata Shqiptare e Bankave (SHSHB) 1 anëtar, 1 kandidat;
  5. c) Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH) 1 anëtar, 1 kandidat;

ç) Shoqata Shqiptare e Turizmit (SHSHT)                                            1 anëtar, 1 kandidat;

  1. d) Shoqata e Bizneseve të Ushqim-Pijeve (SHBUP) 1 anëtar, 1 kandidat;
  2. dh) Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (SHSHTI) 1 anëtar, 1 kandidat;
  3. e) Bashkimi i Investitorëve dhe Industrialistëve Shqiptarë (BI&ISH) 1 anëtar, 1 kandidat;

ë) Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve (DHKPV)                 1 anëtar, 1 kandidat;

  1. f) Byroja Shqiptare e Sigurimeve (BSHS) 1 anëtar, 1 kandidat;
  2. g) Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) 1 anëtar, 1 kandidat.
  3. Për organizatat e punëmarrësve:
  4. a) Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) 1 anëtar, 1 kandidat;
  5. b) Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH) 1 anëtar, 1 kandidat;
  6. c) Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë (SPMSH) 1 anëtar, 1 kandidat;

ç) Federata Sindikale e Arsimit dhe Shkencës (FSASH)                       1 anëtar, 1 kandidat;

  1. d) Sindikata Autonome e Ushqim, Tregtisë, Turizmit (SAUTT) 1 anëtar, 1 kandidat;
  2. dh) Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) 1 anëtar, 1 kandidat;
  3. e) Federata e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë (FPISH) 1 anëtar, 1 kandidat;

ë) Federata e Sindikatave të Punonjësve të Shërbimit

Shëndetësor (FSPSHSH)                                                                      1 anëtar, 1 kandidat;

  1. f) Federata e Sindikatave të Punonjësve të Artizanatit

dhe Manifakturës (FSPAM)                                                                 1 anëtar, 1 kandidat;

  1. g) Federata e Sindikatave të Shërbimeve Financiare,

Tregtisë, Bankës e Turizmit                                                                 1 anëtar, 1 kandidat.

  1. Emërimi i anëtarëve dhe i kandidatëve të Këshillit Kombëtar të Punës bëhet nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me propozimin e organizatave përkatëse të punëmarrësve dhe punëdhënësve.
  2. Vendimi nr. 132, datë 24.2.2010 i Këshillit të Ministrave “Për caktimin e numrit të përfaqësuesve të organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve në Këshillin Kombëtar të Punës”, shfuqizohet.
  3. Ngarkohet ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim