VENDIM Nr. 84, datë 12.2.2014 Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR SPORTISTË, TË TIPIT “A/SP”
VENDIM
Nr. 84, datë 12.2.2014
Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR SPORTISTË, TË TIPIT “A/SP”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/SP”, si sportist, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
- a) ka një kontratë pune me një punëdhënës/klub sportiv, në përputhje me profesionin e tij;
- b) ka hyrë dhe qëndron në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, që do të thotë me vizë, sipas llojeve të përcaktuara në nenet 21 e 22 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/SP”, si sportist, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
- a) ka një kontratë pune të vlefshme, në përputhje me profesionin e tij si sportist, në rajonin gjeografik ku ka përfituar lejen e mëparshme të punës, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin/klubin sportiv, që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/SP”;
- b) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- c) për punësimin e tij është marrë federimi nga federata përkatëse sportive, pas kërkesës së paraqitur nga klubi sportiv.
- Kërkesa për pajisjen e të huajit me leje pune të tipit “A/SP”, si sportist, bëhet nga:
- a) i huaji;
- b) punëdhënësi/klubi sportiv, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
- c) personi i autorizuar nga punëdhënësi/klubi sportiv.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për pajisjen e të huajit për herë të parë me leje pune të tipit “A/SP”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- a) kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- b) vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për punëdhënësin/klubin sportiv, ku ai do të punësohet;
- c) kopjen origjinale të kontratës individuale të punës;
ç) kopjen e pasaportës;
- d) miratimin me shkrim të federatës përkatëse të sportit;
- dh) autorizimin nga punëdhënësi/klubi sportiv për personin e autorizuar;
- e) pesë fotografi.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për pajisjen e të huajit me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/SP”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit;
- b) kopjen e kontratës individuale të punës;
- c) autorizimin nga punëdhënësi/klubi sportiv për personin e autorizuar;
ç) pesë fotografi;
- d) miratimin e federatës përkatëse sportive;
- dh) fotokopjen e lejes paraardhëse të qëndrimit.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të këtij vendimi, në:
- a) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- b) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, kur kërkesa paraqitet pranë tyre, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit e pajis të huajin për herë të parë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune njëvjeçare të tipit “A/SP”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi:
- a) nëse dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar;
- b) kur përmbushen kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/SP” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8 të këtij vendimi, ose është në kushtet e parashikuara në pikën 21 të këtij vendimi.
- Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale, që ato kanë.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit të lejes së punës të tipit “A/SP” ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin me shkrim për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/SP”.
- Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/SP”.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/SP”, paraqesin 30 (tridhjetë) ditë para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi, në:
- a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike;
- b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/SP” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/SP” apo refuzimin e saj, për të huajt, të cilët kanë përfituar leje pune, sipas ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21 të këtij vendimi. Afati i vlefshmërisë së lejes së ripërtërirë të punës për sportistët është njëvjeçar.
- Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës e tipit “A/SP” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/SP”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pasi njoftohet nga autoritetet shtetërore përgjegjëse për vërtetimin e njërës nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, merr vendim për anulimin e lejes së punës.
- I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/SP”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Leja e punës e tipit “A/SP” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, i cili pajiset për herë të parë me leje pune të tipit “A/SP”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
- I huaji, të cilit i ripërtërihet për herë të parë leja e punës e tipit “A/SP”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tri mijë) lekësh.
- Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
- Vendimi nr. 467 datë 29.6.2011 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit e të procedurave për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së tipit “C/SP””, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË | REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH |
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE ________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_____________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
- TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
- Emri i punëdhënësit _______________________________________________________________
Name of the employer
- Vendi dhe adresa e punëdhënësit______________________________________________________
Seat and address of the employer
- Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
- Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code
- a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:________________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
- b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:_____________________________________
Abstract from National Registration Centre
- Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
- Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________
Name of the job position
- Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
- Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
- Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
- TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
- Mbiemri ________________________________________________________________________
Surname
- Emri ___________________________________________________________________________
Given name(s)
- Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the parent
- Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
- Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
- Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and country of birth
- Shtetësia_________________________________________________________________________
Nationality
- Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
- Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|_________________________________
Code and name of occupation
- Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
- Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
- DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
- Lloji i dokumentit _________________________________________________________________
Type of document
- Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
- Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
- E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
- Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority
- Lëshuar nga ______________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant)
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë ………………..
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja) / (Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri ____________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: __________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: _______________
(Sector of Activity)
Me adresë: ________________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)
Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)
Pagesa: _______________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority)
DREJTOR
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA