VENDIM

Nr. 82, datë 12.2.2014

Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR FORMIM PROFESIONAL, TË TIPIT “A/FP[1]

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/FP”, për formim profesional, për kohëzgjatjen e kursit të formimit, nëse plotëson kriteret si më poshtë vijon:
  2. a) ka një ofertë për kryerjen e një kursi të formimit profesional;
  3. b) kursi i formimit, që do të kryejë, është i lidhur ngushtë me rritjen e aftësive dhe kualifikimin e tij;
  4. c) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë;

ç) subjekti, ofrues i formimit profesional, është i licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit;

  1. d) ka një garanci pasurore të depozituar në emër të tij, për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, për kohën e zgjatjes së kursit.
  2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës, e tipit “A/FP”, për formim profesional, vetëm një herë, dhe për kohëzgjatjen e nevojshme për të fituar këtë formim, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  3. a) ka një ofertë për kryerjen e një kursi të formimit profesional, por jo domosdoshmërish nga subjekti prej të cilit ka përfituar lejen e parë “A/FP”;
  4. b) kursi i formimit, që do të kryejë, është i lidhur ngushtë me rritjen e aftësive dhe kualifikimin e tij;
  5. c) subjekti, ofrues i formimit profesional, është i licencuar nga QKL-ja, nëse është i ndryshëm nga ofruesi i kursit të mëparshëm;

ç) ka garanci pasurore të depozituar në emër të tij, për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, për kohën e zgjatjes së kursit;

  1. d) ka qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
  2. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/FP”, bëhet nga:
  3. a) i huaji;
  4. b) subjekti, ofrues i formimit profesional, i cili ka bërë ofertën e kursit për të huajin;
  5. c) personi i autorizuar nga subjekti, ofrues i formimit profesional.
  6. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/FP”, paraqesin dokumentacionin si më poshtë vijon:
  7. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  8. b) vërtetimin e regjistrimit në kursin e formimit profesional, lëshuar nga subjekti, ofrues i formimit;
  9. c) dokumentin për llogarinë bankare, në vlerën e pagës minimale mujore, për kohën e kryerjes së kursit (për të vërtetuar mundësinë e përballimit të jetesës);

ç) kopjen e pasaportës;

  1. d) autorizimin nga subjekti, ofrues i formimit, për personin e autorizuar;
  2. dh) pesë fotografi.
  3. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/FP”, për formim profesional, 30 (tridhjetë) ditë para përfundimit të lejes paraardhëse, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  4. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
  5. b) kopjen e certifikatës, që vërteton se ka ndjekur e ka përfunduar kursin e mëparshëm të formimit profesional, të lëshuar nga ofruesi i kursit;
  1. c) dokumentin për llogarinë bankare, në vlerën e pagës minimale mujore, për kohëzgjatjen e kursit (për të vërtetuar mundësinë e përballimit të jetesës);

ç) kopjen e pasaportës;

  1. d) pesë fotografi.
  2. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin për pajisjen për herë të parë me leje pune të tipit “A/FP”, për formimin profesional ose për ripërtëritjen e lejes së punës, sipas parashikimeve, përkatësisht, të pikave 4 e 5 të këtij vendimi:
  3. a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës zhvillon veprimtarinë subjekti, ofrues i kursit të formimit, nëse është me qëndrim të ligjshëm, në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  4. b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse subjekti, ofrues i kursit të formimit, e zhvillon veprimtarinë në më shumë së një rajon gjeografik e nëse është me qëndrim të ligjshëm, në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  5. c) në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
  6. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikave 4 ose 5 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
  8. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, brenda afatit të caktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2 të këtij vendimi, e pajis të huajin me lejen e punës të tipit “A/FP”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 bashkëlidhur këtij vendimi, ose ia ripërtërin atij, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune, lejen e punës të tipit “A/FP”.
  9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
  10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/FP” ose ripërtëritjen e saj subjektit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 apo 2 të këtij vendimi ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 17 të tij.
  11. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
  12. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
  13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit me leje pune të tipit “A/FP”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
  14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/FP”.
  15. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/FP”.
  16. Anulimi dhe refuzimi i lejes së punës të tipit “A/FP”, apo ripërtëritja e saj bëhen edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80, apo në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  17. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/FP”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  18. Leja e punës e tipit “A/FP” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  19. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/FP” para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 1 000 (një mijë) lekësh.
  20. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit, për dhënien e lejes së punës.
  1. Vendimi nr. 358, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për formim profesional”, shfuqizohet.
  2. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

      ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES

SOCIALE DHE RINISË

REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

 

DREJTORIA E POLITIKAVE  TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE _____________________________________________

 

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  2. Emri i punëdhënësit ______________________________________________

    Name of the employer

  1. Vendi dhe adresa e punëdhënësit____________________________________

    Seat and address of the employer

  1. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Registration number in the Cr Health Insurance Institute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|_

    Business activity code

  1. a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:__________________________________

                    Court Decision on Business Acknowledgment or

  1. b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:________________________________

                     Abstract from National Registration Centre

  1. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Period for which the work permit is requested from to

  1. Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________

    Name of the job position

  1. Kuotat vjetore PO JO

    Yearly quota                          YES   NO

  1. Punësimi sezonal PO JO

    Seasonal employment            YES    NO

  1. Migrimi ditor PO JO

    Daily migration                     YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  1. Mbiemri ________________________________________________________________________

    Surname

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Given name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the parent

  1. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

Place and country of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

Nationality

  1. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________

Residential address in the Republic of Albania

  1. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|_________________________________

    Code and name of occupation

  1. Kualifikimet |___|___|___|

      Skill qualifications

  1. Aktivitet fitimprurës PO JO

      Gainfully employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  2. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________

    Type of document

  1. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Number

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________

     Competent authority

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and country of issuance

_____________________________                                    _____________________________

              Vendi dhe data                                                          Emri / mbiemri i aplikantit

  (Place and date)                                                                 (Applicant)

      SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                                Datë ……………………

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

 

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës  për pajisjen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                      FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiemri / Given name(s) surname)

Lindur më    ___________________________

Born on           (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja / Place and country of birth)

Gjendja civile  ________________________

(Civil Status)

Me shtetësi  ___________________________

Nationality

Me  profesion   ________________________

Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri __|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of document and number

 

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:

Name of the employer

Statusi i subjektit:                ________________

(Subject’s Legal Status)

Sektori i aktivitetit:              ________________

(Sector of Activity)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlefshmëria e lejes:                _______________

(Work Permit Validity)

Data e lëshimit:                      _______________

(Issuance Date)

Data e skadimit:                  _______________

(Expiration Date)

Pagesa:                                  _______________

(Application Fee)

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

 

Institucioni lëshues:        _______________________

(Issuing Authority)

                                                                                                                DREJTOR

[1] Ky vendim i Këshillit të Ministrave përafrohet pjesërisht me direktivën e Këshillit 2004/114/KE,   datë 13 dhjetor 2004 “Mbi kushtet e pranimit të shtetasve të vendeve të treta për qëllim studimi, programe të shkëmbimit për nxënës, trajnim pa pagesë ose shërbim vullnetar”. Numri CELEX 32004L0114, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 375, datë 23.12.2004, faqe 12-18.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim