VENDIM

Nr. 81, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, RIPËRTËRITJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËMARRËS, TË TIPIT “A/P”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105,  pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/P”, si punëmarrës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  2. a) ka një kontratë pune me një punëdhënës, në përputhje me formimin e tij profesional;
  3. b) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, që do të thotë me vizë, sipas llojeve të përcaktuara në nenet 21 e 22 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
  4. c) pozicioni i punës, që i ofrohet në rajonin gjeografik ku punëdhënësi i tij ushtron veprimtarinë ekonomike, nuk mund të plotësohet nga kategoritë e përcaktuara në pikën 2 të nenit 84 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  5. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/P”, si punëmarrës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  6. a) ka një kontratë individuale pune të vlefshme, në përputhje me formimin e tij profesional, në rajonin gjeografik ku ka përfituar lejen e mëparshme të punës, por jo domosdoshmërish me punëdhënësin që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/P”;
  7. b) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  8. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/P” bëhet nga:
  9. a) i huaji;
  10. b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
  11. c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
  12. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/P”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  13. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formularit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  14. b) vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për punëdhënësin, ku ai do të punësohet;
  15. c) kopjen origjinale të kontratës individuale të punës;

ç) kopjen e pasaportës;

  1. d) autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;
  2. dh) pesë fotografi.
  3. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/P”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  4. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
  5. b) kopjen e kontratës individuale të punës;
  6. c) autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;

ç) pesë fotografi.

  1. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të tij në:
  2. a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  3. b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  4. c) përfaqësinë diplomatike të  Republikës së Shqipërisë,  në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
  5. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, kur kërkesa paraqitet pranë tyre, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  6. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon me organet përkatëse shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
  7. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8 të këtij vendimi, e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “A/P”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
  9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/P” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8 të këtij vendimi, ose është në kushtet e parashikuara në pikën 21 të tij.
  10. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin e origjinës së të huajit ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e origjinës së të huajit, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
  11. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
  12. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit të lejes së punës të tipit “A/P”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
  13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/P”.
  14. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/P”.
  15. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/P”, paraqesin, 30 (tridhjetë) ditë para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi, në:
  16. a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike;
  17. b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik.
  18. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/P” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21 të tij.
  19. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/P” apo refuzimin e saj, për të huajt, të cilët kanë përfituar leje pune, sipas ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21 të tij.

Afati i vlefshmërisë së lejes së ripërtërirë të punës të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 76 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.

  1. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/P” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  2. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/P”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  3. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/P”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  4. Leja e punës e tipit “A/P” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  5. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/P” për herë të parë, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
  6. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/P”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3000 (tri mijë) lekësh.
  7. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
  8. Vendimi nr. 359, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes së punës të tipit “A/P””, shfuqizohet.
  9. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

  ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES

SOCIALE DHE RINISË

REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE

_____________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT____________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  2. Emri i punëdhënësit ______________________________________________________________

    Name of the employer

  1. Vendi dhe adresa e punëdhënësit____________________________________________________

    Seat and address of the employer

  1. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Registration number in the Cr Health Insurance Institute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___|OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Business activity code

  1. a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:_____________________________________

                    Court Decision on Business Acknowledgment or

  1. b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:___________________________________

                     Abstract from National Registration Centre

  1. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Period for which the work permit is requested from to

  1. Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________

    Name of the job position

  1. Kuotat vjetore  PO     JO

    Yearly quota                           YES   NO

  1. Punësimi sezonal PO     JO

    Seasonal employment              YES    NO

  1. Migrimi ditor PO      JO

    Daily migration                     YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  1. Mbiemri ________________________________________________________________________

    Surname

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Given name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the parent

  1. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

Place and country of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

Nationality

  1. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________

Residential address in the Republic of Albania

  1. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________

    Code and name of occupation

  1. Kualifikimet |___|___|___|

      Skill qualifications

  1. Aktivitet fitimprurës PO      JO

      Gainfully employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  1. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________

    Type of document

  1. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Number

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________

     Competent authority

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and country of issuance

_____________________________                                          _____________________________

             Vendi dhe data                                                                Emri / mbiemri i aplikantit

             (Place and date)                                                                             (Applicant)

    SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

 

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                                   Datë …………………..

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

 

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës  për pajisjen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                            FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)

Lindur më    ___________________________

Born on           (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja/ Place and country of birth)

Gjendja civile ________________________

(Civil Status)

Me shtetësi  ___________________________

Nationality

Me  profesion   ________________________

Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of document and number

 

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:

Name of the employer

Statusi i subjektit:              ________________

(Subject’s Legal Status)

Sektori i aktivitetit:           ________________

(Sector of Activity)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlefshmëria e lejes:                _______________

(Work Permit Validity)

Data e lëshimit:                      _______________

(Issuance Date)

Data e skadimit:                  _______________

(Expiration Date)

 Pagesa:                                 _______________

(Application Fee)

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

 

Institucioni lëshues:        _______________________

(Issuing Authority)

        DREJTORI

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim