VENDIM Nr. 75, datë 12.2.2014 Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËTOR STINOR, TË TIPIT “A/PS”
VENDIM
Nr. 75, datë 12.2.2014
Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËTOR STINOR, TË TIPIT “A/PS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/PS”, si punëtor stinor, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
- a) ka një marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe vendit të tij të origjinës;
- b) nuk është me banim të vazhdueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- c) ka një kontratë pune me afat deri në gjashtë muaj, për atë vit kalendarik, me një punëdhënës, në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe vendit të tij të origjinës;
ç) ka një ndërprerje kohore prej gjashtë muajsh nga punësimi i fundit stinor, në vitin pasardhës kalendarik;
- d) është rikthyer në vendin e tij të origjinës, pas punësimit të fundit stinor, në vitin paraardhës kalendarik.
- Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/PS” bëhet nga:
- a) i huaji;
- b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
- c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
- Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- a) kërkesën, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- b) kopjen e kontratës individuale të punës;
- c) kopjen e pasaportës;
ç) autorizimin nga punëdhënësi, për personin e autorizuar;
- d) pesë fotografi.
- Personat e përmendur në pikën 2 paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
- Përfaqësia diplomatike e Republikës së Shqipërisë në vendin e origjinës së të huajit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pasi shqyrton dokumentacionin dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e këtij dokumentacioni brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pasi merr dokumentacionin e plotë apo pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar, vlerëson nëse ai i përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, dhe e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “A/PS”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon të huajit pajisjen me leje pune të tipit “A/PS”, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1 të tij, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 13 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/PS”.
- Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/PS”.
- Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/PS” edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/PS”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/PS”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Leja e punës e tipit “A/PS” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/PS”, para marrjes së kësaj lejeje detyrohet të paguajë tarifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
- Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
- Vendimi nr. 349, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes së punës të tipit “A/PS””, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË | REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH |
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
- TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
- Emri i punëdhënësit ____________________________________________________________
Name of the employer
- Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________
Seat and address of the employer
- Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
- Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code
- a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:_________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
- b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:________________________________
Abstract from National Registration Centre
- Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
- Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________
Name of the job position
- Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
- Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
- Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
- TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
- Mbiemri _____________________________________________________________________
Surname
- Emri ________________________________________________________________________
Given name(s)
- Emri i babait __________________________________________________________________
Name of the parent
- Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
- Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
- Vendi dhe shteti i lindjes_________________________________________________________
Place and country of birth
- Shtetësia______________________________________________________________________
Nationality
- Adresa e banimit në Shqipëri______________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
- Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|_________________________________
Code and name of occupation
- Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
- Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
- DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
- Lloji i dokumentit _________________________________________________________________
Type of document
- Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
- Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
- E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
- Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority
- Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant)
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë ……………..
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt” dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja/ Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: ________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: ________________
(Sector of Activity)
Me adresë: _________________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)
Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)
Pagesa: _______________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority)
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA