VENDIM

Nr. 80, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR ANËTARË TË FAMILJES, E TIPIT “A/AF”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2,  e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/AF”, si anëtar familjeje, për një vit, përjashtuar anëtarët e familjeve të shtetasve të një prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, zonës Shengen dhe shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  2. a) ka një kontratë pune të rregullt me një punëdhënës;
  3. b) do të punojë në biznesin familjar të anëtarit të familjes, i cili ushtron veprimtari ekonomike, si i vetëpunësuar;
  4. c) është mbi 18 vjeç;

ç) ka banuar me të huajin pa ndërprerje, për të paktën 3 (tre) vjet;

  1. d) zotëron një leje qëndrimi për motive të bashkimit familjar;
  2. dh) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  3. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/AF”, si anëtar familjeje, nëse:
  4. a) ka një kontratë pune të rregullt me një punëdhënës, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin e mëparshëm;
  5. b) vazhdon punën në biznesin familjar;
  6. c) vazhdon të zotërojë leje qëndrimi për motive të bashkimit familjar.
  7. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/AF” bëhet nga:
  8. a) i huaji;
  9. b) punëdhënësi;
  10. c) personi i autorizuar prej punëdhënësit.
  11. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/AF”, paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
  12. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  13. b) kontratën e punës nga punëdhënësi apo angazhimin për punësimin në biznesin familjar;
  14. c) kopjen e lejes së qëndrimit;

ç) pesë fotografi.

  1. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/AF”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para përfundimit të lejes paraardhëse, paraqesin dokumentacionin si më poshtë vijon:
  2. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
  3. b) kontratën e punës nga punëdhënësi, nëse është ndryshuar punëdhënësi i mëparshëm, ose angazhimin për ta vazhduar punësimin në biznesin familjar;
  4. c) kopjen e lejes së qëndrimit;

ç) kopjen e lejes së punës paraardhëse;

  1. d) pesë fotografi.
  2. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të këtij vendimi, për marrjen e lejes së punës, për herë të parë, ose në pikën 5 të këtij vendimi, në rastin e ripërtëritjes së lejes së punës në:
  3. a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  4. b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik e nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  5. c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e origjinës së të huajit.
  6. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi e shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 ose të pikës 5 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
  8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, është në rregull, vlerëson nëse ai përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 1 ose në pikën 2 të këtij vendimi, dhe e pajis të huajin me lejen e punës të tipit “A/AF”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi, ose brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune i ripërtërin lejen e punës të tipit “A/AF”.
  9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
  10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit i refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/AF” ose ripërtëritjen e saj të huajit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1, 2 ose 17 të këtij vendimi.
  11. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, apo në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e origjinës së tij, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
  12. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, ia përcjell dokumentacionin e paraqitur Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale, që ato kanë.
  13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen e të huajit me leje pune të tipit “A/AF” a refuzimin e saj, ndjekin procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
  14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ia përcjell Ministrisë së Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/AF”.
  15. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/AF”.
  16. Anulimi dhe refuzimi i lejes së punës të tipit “A/AF” bëhen kur i huaji gjendet në një nga situatat e parashikuara në nenet 80 dhe 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  17. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/AF”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  18. Leja e punës e tipit “A/AF” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  19. I huaji, i cili pajiset për herë të parë me leje pune të tipit “A/AF”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
  20. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/AF”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3000 (tri mijë) lekësh.
  21. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
  22. Vendimi nr. 352, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për anëtarë të familjes”, shfuqizohet.
  23. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

        ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES

SOCIALE DHE RINISË

REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE

_____________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  2. Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________

    Name of the employer

  1. Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________

    Seat and address of the employer

  1. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Registration number in the Cr Health Insurance Institute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Business activity code

  1. a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:___________________________________

                    Court Decision on Business Acknowledgment or

  1. b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:__________________________________

                     Abstract from National Registration Centre

  1. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Period for which the work permit is requested from to

  1. Emërtimi i vendit të punës_________________________________________________________

    Name of the job position

  1. Kuotat vjetore  PO     JO

    Yearly quota                           YES   NO

  1. Punësimi sezonal PO     JO

    Seasonal employment             YES    NO

  1. Migrimi ditor PO JO

    Daily migration                    YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  2. Mbiemri ________________________________________________________________________

    Surname

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Given name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the parent

  1. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

Place and country of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

Nationality

  1. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________

Residential address in the Republic of Albania

  1. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________

    Code and name of occupation

  1. Kualifikimet |___|___|___|

      Skill qualifications

  1. Aktivitet fitimprurës  PO      JO

      Gainfully employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  2. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________

    Type of document

  1. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Number

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________

     Competent authority

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and country of issuance

_________________________                                             _____________________________

             Vendi dhe data                                                               Emri / mbiemri i aplikantit

             (Place and date)                                                                    (Applicant)

       SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                                   Datë …………………..

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës  për pajisjen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                               FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)

Lindur më    ___________________________

Born on           (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja / Place and country of birth)

Gjendja civile  ________________________

(Civil Status)

Me shtetësi  ___________________________

Nationality

Me  profesion   ________________________

Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of document and number

 

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:

Name of the employer

Statusi i subjektit:                ________________

(Subject’s Legal Status)

Sektori i aktivitetit:              ________________

(Sector of Activity)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlefshmëria e lejes:                           _______________

(Work Permit Validity)

Data e lëshimit:                                    _______________

(Issuance Date)

Data e skadimit:                  _______________

(Expiration Date)

 Pagesa:                                 _______________

(Application Fee)

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Institucioni lëshues:        _______________________

(Issuing Authority)

DREJTOR

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim