VENDIM Nr. 79, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR VEPRIMTARI TË PAVARUR EKONOMIKE, SI INVESTITOR, TË TIPIT “B/I”
VENDIM
Nr. 79, datë 12.2.2014
PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR VEPRIMTARI TË PAVARUR EKONOMIKE, SI INVESTITOR, TË TIPIT “B/I”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “B/I”, si investitor, për veprimtari të pavarur ekonomike, me një afat kohor trevjeçar, nëse:
a) plotëson kriteret, sipas nenit 100, pika 1, shkronjat “a”, “b”, “c” e “ç” të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
b) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “B/I”, si investitor, nëse:
a) veprimtaria ekonomike që ai kryen është zhvilluar dhe vazhdon të zhvillohet në kushtet për të cilat i është dhënë leja e mëparshme e punës e tipit “B/I”;
b) ka qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “B/I” bëhet nga:
a) i huaji;
b) personi i autorizuar prej tij.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin, për të përfituar për herë të parë leje pune të tipit “B/I”, dokumentacionin e mëposhtëm:
a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) statutin dhe aktin e themelimit të shoqërisë, ku në përmbajtje të rezultojë se investitori bën një investim, të paktën, në vlerën 200000 (dyqind mijë) euro;
c) kopjen e pasaportës;
ç) planin e biznesit, ku të parashikohen se, gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes së punës të tipit “B/I”, do të investojë 200000 (dyqind mijë) euro, si dhe vendet e reja të punës që do të hapen;
d) autorizimin nga i huaji për personin e autorizuar;
dh) pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për të ripërtërirë lejen e punës të tipit “B/I”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
b) deklaratën personale se i huaji vazhdon të ruajë investimin prej 200000 (dyqind mijë) eurosh në biznesin e tij;
c) dokumente që vërtetojnë se gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes së mëparshme të punës ka investuar jo më pak se 200000 (dyqind mijë) euro dhe se aktiviteti nuk është me humbje;
ç) autorizimin nga i huaji për personin e autorizuar.
6. Personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar sipas pikës 4 të tij, në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës investitori do të ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, kur investitori do të ushtrojë veprimtari ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
7. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga i huaji, brenda afatit të caktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, e pajis të huajin me leje pune të tipit “B/I”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi brenda 10 (dhjetë) ditëve.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen të huajit kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “B/I” investitorit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi ose është në kushtet e pikës 21 të tij.
11. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
12. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit të lejes së punës të tipit “B/I”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9 e 10 të këtij vendimi.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “B/I”.
15. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “B/I”.
16. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/I”, paraqesin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi, në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës investitori do të ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse investitori do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
17. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga investitori për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/I”:
a) verifikon shlyerjen e detyrimeve në organet tatimore, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, ku ai është investitor;
b) kërkon nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, në nivel rajonal, një vlerësim nëse punëdhënësi, pranë të cilit i huaji është investitor, ka zbatuar legjislacionin e punës, për periudhën e vlefshmërisë së lejes së mëparshme të punës të tipit “B/I”, ose ka shlyer shkeljet e konstatuara në aktin e fundit të inspektimit në punë.
18. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen apo refuzimin e lejes së punës të tipit “B/I”, brenda një afati prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9 e 10 të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5 e 17 të tij.
19. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen apo refuzimin e lejes së punës të tipit “B/I”, për të huajt që kanë përfituar leje pune sipas ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17 të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2 e 5, të tij. Afati i vlefshmërisë së ripërtëritjes së lejes së punës të tipit “B/I” të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 149 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
20. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës e tipit “B/I” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
21. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “B/I”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
22. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “B/I”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
23. Leja e punës e tipit “B/I” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
24. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “B/I”, para marrjes së lejes së punës detyrohet të paguajë tarifën prej 15000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekësh.
25. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “B/I”, para marrjes së saj detyrohet të paguajë tarifën prej 15000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekësh.
26. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
27. Vendimi nr. 355, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për veprimtari të pavarura ekonomike, si investitor”, shfuqizohet.
28. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES
SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
1. Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________
Name of the employer
2. Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________
Seat and address of the employer
3. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
4. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code
a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:___________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:__________________________________
Abstract from National Registration Centre
5. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
6. Emërtimi i vendit të punës_________________________________________________________
Name of the job position
7. Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
8. Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
9. Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
2. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
1. Mbiemri ________________________________________________________________________
Surname
2. Emri ___________________________________________________________________________
Given name(s)
3. Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the parent
4. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
5. Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
6. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and country of birth
7. Shtetësia_________________________________________________________________________
Nationality
8. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
9. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________
Code and name of occupation
10. Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
11. Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
3. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
1. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________
Type of document
2. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
3. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
4. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
5. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority
6. Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date)
(Applicant)
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë …………………..
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja / Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: ________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: ________________
(Sector of Activity)
Me adresë: _________________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)
Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)
Pagesa: _______________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority)
DREJTOR
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA