VENDIM Nr. 78, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR RASTE TË VEÇANTA, TË TIPIT “C”
VENDIM
Nr. 78, datë 12.2.2014
PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR RASTE TË VEÇANTA, TË TIPIT “C”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt’, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “C”, për raste të veçanta, deri në një vit, nëse plotëson kriteret si më poshtë vijon:
a) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) bën pjesë në njërën prej kategorive të përcaktuara në nenin 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
c) ka një kontratë të rregullt pune me një punëdhënës (për kategoritë e parashikuara në pikën 1 të nenit 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, të cilat e disponojnë një të tillë).
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës, e tipit “C” për raste të veçanta, nëse:
a) vazhdon të bëjë pjesë në njërën nga kategoritë e përcaktuara në nenin 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
b) ka një kontratë të rregullt pune me një punëdhënës, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin e mëparshëm;
c) punëdhënësi, i cili nuk është punëdhënësi i mëparshëm, nuk ka kryer shkelje të legjislacionit të punës në vitin kalendarik paraardhës.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “C” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi;
ç) përfaqësuesit e autoriteteve kompetente shtetërore, që marrin në mbrojtje kategoritë e përcaktuara në shkronjat “b”, “c”, “ç” dhe “d” të nenit 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “C”, paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) kopjen e kontratës individuale të punës, për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “b”, “c”, “d” të nenit 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
c) kopjen e pasaportës, për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c” e “d” të nenit 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
ç) dokumentin e identifikimit (kartë refugjati), për kategorinë e përcaktuar në shkronjën “ç” të nenit 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
d) pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “C”, për raste të veçanta, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para përfundimit të lejes paraardhëse paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) kërkesën e të huajit, me të dhënat personale;
b) kopjen e kontratës së punës, nëse ka ndryshuar punëdhënësi;
c) kopjen e pasaportës, për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” e “c” të nenit 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
ç) pesë fotografi.
6. Personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 ose në pikën 5 të tij, për pajisjen për herë të parë me leje pune, në rast ripërtëritjeje të lejes së punës:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi pranë të cilit do të punësohet e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin e tij të origjinës ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
7. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikave 4 ose 5 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
9. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo është i tillë pas plotësimit të tij, brenda afatit të përcaktuar, nga personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, dhe përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2 të tij, e pajis të huajin me leje pune të tipit “C”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi, ose i ripërtërin atij, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune, lejen e punës të tipit “C”.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen të huajit kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “C” ose ripërtëritjen e saj subjektit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 apo 2 të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 17 të tij.
12. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
13. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit të lejes së punës të tipit “C”, ndjekin procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
15. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “C”.
16. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “C”.
17. Anulimi ose refuzimi i lejes së punës të tipit “C” apo i ripërtëritjes së saj bëhen kur i huaji është në njërën nga situatat e parashikuara në nenet 80, pika 1, dhe 81, pika 2 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
18. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “C”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
19. Leja e punës e tipit “C” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
20. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “C” dhe i përket kategorive të përcaktuara në shkronjat “b” e “c” të nenit 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, para marrjes së lejes së punës detyrohet të paguajë tarifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
21. I huaji, të cilit i rinovohet leja e punës e tipit “C” dhe i përket kategorive të përcaktuara në shkronjat “b” e “c” të nenit 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, para marrjes së lejes së punës detyrohet të paguajë tarifën prej 3000 (tri mijë) lekësh.
22. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
23. Vendimi nr. 354, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës
për raste të veçanta”, shfuqizohet.
24. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES
SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
1. Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________
Name of the employer
2. Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________
Seat and address of the employer
3. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
4. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code
a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:___________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:__________________________________
Abstract from National Registration Centre
5. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
6. Emërtimi i vendit të punës_________________________________________________________
Name of the job position
7. Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
8. Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
9. Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
2. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
1. Mbiemri ________________________________________________________________________
Surname
2. Emri ___________________________________________________________________________
Given name(s)
3. Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the parent
4. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
5. Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
6. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and country of birth
7. Shtetësia_________________________________________________________________________
Nationality
8. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
9. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________
Code and name of occupation
10. Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
11. Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
3. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
1. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________
Type of document
2. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
3. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
4. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
5. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority
6. Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant)
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë …………………..
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja / Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: ________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: ________________
(Sector of Activity)
Me adresë: _________________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)
Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)
Pagesa: _______________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority)
DREJTOR
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA