VENDIM Nr. 484, datë 29.6.2016 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME ASBESTIN NË VENDIN E PUNËS1
VENDIM
Nr. 484, datë 29.6.2016
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME ASBESTIN NË VENDIN E PUNËS1
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “c”, dhe 39, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e rregullores për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet lidhur me asbestin në vendin e punës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet 2 (dy) vjet pas hyrjes në fuqi.
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Niko Peleshi
RREGULLORE
PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME ASBESTIN NË VENDIN E PUNËS
SEKSIONI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Kjo rregullore përcakton kërkesat minimale për mbrojtjen e sigurisë dhe të shëndetit të punëmarrësve nga risqet që krijohen ose mund të krijohen nga ekspozimi ndaj asbestit në punë.
2. Kërkesat e kësaj rregulloreje zbatohen për ndërmarrjet, vendet e punës dhe veprimtaritë në të cilat punëmarrësit janë të ekspozuar ose mund të ekspozohen ndaj asbestit gjatë punës së tyre, duke përcaktuar vlerat e lejuara dhe kërkesa të tjera të veçanta.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Dispozitat e kësaj rregulloreje zbatohen në të gjithë sektorët e veprimtarisë ku punëmarrësit janë ose mund të jenë të ekspozuar ndaj pluhurit që përftohet nga asbesti apo nga materialet që përmbajnë asbest.
2. Veprimtari të tilla përfshijnë industrinë e nxjerrjes së asbestit, ndërtimin apo punimet ndërtimore dhe restaurimin, të tilla si: punime të mirëmbajtjes së zakonshme, punime të mirë-mbajtjes së jashtëzakonshme, punime rikonstru-ksioni, rindërtimi, punimet e kapsulimit apo heqjes së asbestit apo materialeve që përmbajnë asbest në godina, mjetet motorike të transportit detar, hekurudhor, makineritë bujqësore dhe në veshjet e tyre, si dhe veprimtaritë për asgjësimin e mbetjeve.
3. Dispozitat e legjislacionit përkatës të shëndetit dhe të sigurisë në punë janë plotësisht të zbatueshme në të gjithë/a fushën/at e përme-ndur në pikën 2 të këtij neni, përveç rasteve kur ka një dispozitë më shtrënguese ose më specifike në këtë rregullore.
Neni 3
Përkufizime
Për efekt të kësaj rregulloreje, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “asbest” përfshin silikatet fijore të mëposhtme:
i) aktinolit, CAS nr. 77536-66-4;
ii) gruenerite/amosit, CAS nr. 12172-73-5;
iii) antofilit, CAS nr. 77536-67-5;
iv) krisotil, CAS nr. 12001-29-5;
v) krokidolit, CAS nr. 12001-28-4;
vi) tremolit, CAS nr. 77536-68-6.
b) “veprimtari/punë me afat të shkurtër”, në lidhje me asbestin, përfshin çdo veprimtari për një periudhë prej 7 (shtatë) ditësh kalendarike:
i) që nuk zgjat më shumë se dy orë pune;
ii) ku punëmarrësi nuk përfshihet në më shumë se një orë pune.
c) “Autoritetet e inspektimit”, Inspektorati Shtetëror i Punës, Inspektorati Shtetëror Shënde-tësor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, autori-tetet e inspektimit të ndërtimit;
ç) “Autoriteti kompetent”, organet kompe-tente të hetimit dhe të drejtësisë.
SEKSIONI II
DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT
Neni 4
Vlerësimi i riskut
1. Punëdhënësi, në përputhje me nenin 9, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, siguron vlerësimin e risqeve në veprimtaritë që mund të shfaqin risk të ekspozimit ndaj pluhurit të asbestit ose të materialeve që përmbajnë asbest, ndaj të cilit janë të ekspozuar punëmarrësit.
2. Vlerësimi i riskut duhet të përfshijë:
a) tipin e asbestit ndaj të cilit punëmarrësit mund të ekspozohen;
b) natyrën dhe shkallën e ekspozimit ndaj asbestit që mund të shfaqet gjatë punës;
c) rezultatet e monitorimit të ekspozimit ndaj asbestit, në përputhje me paragrafin 3, të nenit 8, të kësaj rregulloreje;
ç) masat parandaluese ndaj ekspozimit ose uljen e nivelit të pranisë së asbestit më pak se vlera kufi e lejuar, në ajrin e zonës së punës;
d) rezultatet e kontrollit periodik të shëndetit në punë;
dh) çdo informacion tjetër të vlefshëm që i nevojitet punëdhënësit për të plotësuar vlerë-simin e riskut.
3. Në kushtet kur ekspozimi i punëmarrësit është i rastësishëm dhe me intensitet të ulët ose shkalla e ekspozimit të punëmarrësit ndaj asbestit është e ulët dhe kur nga vlerësimi i riskut rezulton se vlera kufi të lejuara për asbestin nuk do të tejkalohet në ajrin e zonës ku punohet, dispozitat e neneve 5 dhe 15, të kësaj rregullo-reje, mund të mos zbatohen në rastet kur puna përfshin:
a) veprimtari të shkurtra, jo të vazhdueshme restaurimi, në të cilat përdoren materiale jofijore;
b) heqje, pa shkatërrim, të materialeve të padëmtuara, në të cilat fijet e asbestit janë pazgjidhshmërisht të lidhura;
c) kapsulim ose mbyllje të materialeve që përmbajnë asbest dhe që janë në gjendje të mirë;
ç) kontroll dhe monitorim të ajrit dhe mbledhje e mostrave për të vlerësuar nëse materiali në fjalë përmban asbest.
4. Të dhënat nga vlerësimi dhe/ose matja e nivelit të ekspozimit ndaj asbesit ruhen në formë të përshtatshme, në godinën e ndërmarrjes, pas konsultimit me punëmarrësit dhe/ose përfaqë-suesit e tyre, për aq kohë sa vazhdon procesi i punës dhe sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi dhe duhet rishikuar kur ka arsye për të besuar se ai është i pasaktë ose ka një ndryshim materiali në punë.
5. Punëdhënësi rishikon vlerësimin e riskut:
a) rregullisht, çdo gjashtë muaj;
b) menjëherë, në qoftë se:
i) ka arsye të mjaftueshme për të dyshuar se vlerësimi i riskut nuk është i vlefshëm;
ii) ka ndryshim thelbësor në kushtet e punës për të cilën është kryer vlerësimi i riskut;
iii) rezultatet e monitorimit të ajrit, të kryera, në përputhje me nenin 8 të kësaj rregulloreje, tregojnë që është i nevojshëm.
6. Punëdhënësi ndryshon vlerësimin e riskut kur:
a) ka arsye për të besuar se nuk është i saktë;
b) ka ndryshim në kushtet e punës;
c) nga rishikimi, del nevoja për ndryshim të vlerësimit të riskut.
7. Punëdhënësi kryen dhe regjistron ndryshi-met sipas shkronjës “c”, të pikës 6, të këtij neni, në rastet kur ato janë rezultat i drejtpërdrejtë i gjetjeve dhe i përfundimeve të vlerësimit të riskut.
8. Ministri përgjegjës për shëndetësinë dhe ministri përgjegjës për mirëqenien sociale mira-tojnë udhëzimet praktike për përcaktimin e shkallës së ekspozimit ndaj asbestit në veprimtari të shkurtra dhe me intensitet të ulët, siç parashikohet në pikën 3 të këtij neni, në për-puthje me legjislacionin dhe praktikën kombë-tare, përkatëse, në fuqi, pas konsultimeve me përfaqësues të punëdhënësve dhe të punë-marrësve.
Neni 5
Sistemi i njoftimit
1. Punëdhënësi, në veprimtaritë e parashi-kuara në pikën 3, të nenit 4, të kësaj rregulloreje, ndërmerr të gjitha masat e parashikuara në pikat 2, 5 dhe 6, të nenit 4, të rregullores.
2. Veprimtaritë e parashikuara në pikën 3, të nenit 4, të kësaj rregulloreje, do të mbulohen nga një sistem njoftimi tek autoritetet inspektuese.
3. Punëdhënësi, para fillimit të punimeve me prani të asbestit, njofton autoritetet inspektuese përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin në punë, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij neni, në përputhje me legjislacionin në fuqi, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë kalendarike para fillimit të punimeve të licencuara me prani të asbestit.
Ky njoftim përfshin:
a) emrin e subjektit njoftues, adresën dhe numrin e telefonit/adresën elektronike të selisë së godinës qendrore ose të administratës së subjektit;
b) përshkrimin e shkurtër, të:
i) vendndodhjes së zonës së punës;
ii) llojit dhe sasisë së asbestit të përdorur ose të trajtuar;
iii) veprimtaritë dhe proceset që përfshihen;
iv) numrin e punëmarrësve të përfshirë;
v) masat e marra për të kufizuar ekspozimin e punëmarrësve ndaj asbestit;
c) datën e fillimit dhe kohëzgjatjen e punës;
ç) çdo ndryshim tjetër nga të dhënat e njoftimit paraprak, duke përfshirë mbylljen e punimeve. Ky njoftim bëhet me shkrim dhe menjëherë.
4. Punëmarrësit dhe/ose përfaqësuesit e tyre duhet të kenë akses në dokumentet e njoftimit, të përcaktuara në pikën 3 të këtij neni, lidhur me ndërmarrjen apo institucionin ku punojnë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
5. Punëdhënësi dorëzon njoftim të ri në rastet kur konstatohet rritje e konsiderueshme e ekspo-zimit ndaj pluhurit të asbestit apo të materialeve që përmbajnë asbest.
Neni 6
Ndalimet
Me përjashtim të atyre aktiviteteve që lidhen me trajtimin dhe largimin e produkteve që rezultojnë nga shkatërrimi dhe largimi i asbestit, janë të ndaluara veprimtaritë që ekspozojnë punëmarrësit ndaj fijeve të asbestit, si më poshtë vijon:
a) përdorimi i asbestit me anë të procesit të spërkatjes;
b) proceset që përfshijnë përdorimin e izolimit me densitet të ulët (më pak se 1 g/cm3) ose të materialeve izolues (kufizues) ndaj zhur-mave, të cilat përmbajnë asbest;
c) nxjerrja e asbestit;
ç) prodhimi dhe përpunimi i produkteve që përmbajnë asbest;
d) prodhimi dhe përpunimi i produkteve që përmbajnë asbest të shtuar në mënyrë të qëllim-shme.
Neni 7
Parandalimi dhe zvogëlimi i ekspozimit
ndaj asbestit
1. Punëdhënësi, për veprimtaritë e parashi-kuara në pikën 1, të nenit 2, të kësaj rregulloreje, siguron që ekspozimi i punëmarrësve ndaj pluhurit të asbestit ose materialeve që përmbajnë asbest në vendin e punës:
a) të zvogëlohet sa më shumë të jetë e mundur praktikisht;
b) në rast të pamundësisë së parandalimit, të zvogëlohet, në çdo rast, nën nivelin e vlerës kufi të lejuar.
2. Punëdhënësi për të përmbushur kërkesat e pikës 1 të këtij neni, merr masat e mëposhtme:
a) kufizon në minimun numrin e punë-marrësve të ekspozuar ose në risk për ekspozim ndaj pluhurit të përftuar nga asbesti ose nga produktet që përmbajnë asbest në vendin e punës;
b) projekton ato procese pune që nuk prodhojnë pluhur asbesti dhe, kur kjo nuk është e mundur, shmang çlirimin e pluhurit të asbestit në ajër;
c) siguron pastrimin dhe mirëmbajtjen në mënyrë të vazhduar dhe efektive të të gjitha ambienteve dhe pajisjeve të punës, të përfshira në trajtimin e asbestit;
ç) siguron mbledhjen dhe heqjen me shpejtësi të mbetjeve të asbestit dhe materialeve që prodhojnë pluhur asbesti në ambalazhim të përshtatshëm, të mbyllur dhe të pajisur me etiketë për përmbajtjen e asbestit. Këto masa nuk do të zbatohen në veprimtaritë minerare. Në këtë rast, mbetjet do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e integruar për mbetjet dhe specifikisht për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme;
d) në rastet kur vlera kufi e lejuar është tejkaluar, punëdhënësi:
i) njofton menjëherë punëmarrësit e përfshirë dhe përfaqësuesit e tyre;
ii) siguron ndërprerjen e punës në zonën e prekur, derisa të jenë marrë masat e përshta-tshme për zvogëlimin e ekspozimit nën vlerën kufi të lejuar;
iii) identifikon me shpejtësi arsyet e tejkalimit të vlerës kufi;
iv) merr masat e nevojshme për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e përsëritjes së saj në të ardhmen;
v) kontrollon menjëherë efektivitetin e masa-ve të marra, nëpërmjet matjeve të pranisë së asbestit në ajër.
3. Materialet prej asbesti ose që gjenerojnë pluhur asbesti duhet të ruhen dhe të transpor-tohen në ambalazhe të mbyllura dhe të përshtatshme.
Neni 8
Vlerat kufi dhe matja e përqendrimit
të fijeve të asbestit
1. Punëdhënësi, në varësi të rezultateve të vlerësimit fillestar të riskut, për të siguruar ruajtjen e vlerës kufi të parashikuar në pikën 8 të këtij neni, kryen rregullisht matjen e fijeve të asbestit në ajër në zonën ku punohet.
2. Mostrat e marra për matjet duhet të përfaqësojnë shkallën e ekspozimit të punëma-rrësve ndaj pluhurit të përftuar nga asbesti ose materialet që përmbajnë asbest.
3. Marrja e mostrave kryhet pas konsultimit me punëmarrësit dhe/ose përfaqësuesit e tyre në ndër-marrje.
4. Marrja e mostrave kryhet nga personel i kualifikuar dhe sipas metodologjisë së përcaktuar me urdhër të ministrit të Shëndetësisë.
5. Mostrat e marra do të analizohen, në përputhje me përcaktimet e pikës 6 të këtij neni, në laboratorë të certifikuar për matje të cilësisë së ajrit dhe të pajisur me aparatura për matje të fijeve të asbestit.
6. Kohëzgjatja e marrjes së mostrave do të jetë e tillë që ekspozimi i punëmarrësit të përzgjedhur të shtrihet në një periudhë tetëorëshe (një ndërresë), me anë të matjeve ose nëpërmjet llogaritjeve të ponderuara të kohës.
7. Për të matur asbestin në ajër, siç parashikohet në pikën 1 të këtij neni, do të numërohen vetëm fijet me gjatësi më të madhe se 5 mikrometra, gjerësi më të vogël se 3 mikrometra dhe me një raport gjatësi/gjerësi më të madh se 3:1.
8. Punëdhënësi siguron që asnjë punëmarrës të mos jetë i ekspozuar ndaj përqendrimit të asbestit në ajër më të madh se vlera kufi e lejuar, 0.1 fibra për cm3, në një periudhë kohe prej 8 orësh të ponderuara (TWA).
9. Në rastet kur vlera kufi është tejkaluar, punëdhënësi:
a) njofton menjëherë punëmarrësit e përfshirë dhe përfaqësuesit e tyre;
b) siguron ndërprerjen e punës në zonën e prekur, derisa të jenë marrë masat e përshtat-shme për zvogëlimin e ekspozimit nën vlerën kufi të lejuar;
c) identifikon me shpejtësi arsyet e tejkalimit të vlerës kufi;
ç) merr masat e nevojshme për përmirësimin e gjendjes dhe parandalon përsëritjen e saj në të ardhmen;
d) kontrollon menjëherë efektivitetin e masave të marra, nëpërmjet matjeve të pranisë së asbestit në ajër.
10. Punëmarrësit, në të gjitha rastet kur ekspozimi ndaj asbestit nuk mund të ulet nën vlerën kufi të lejuar, pavarësisht masave para-ndaluese të përdorura, veshin pajisje mbrojtëse individuale (PMI) dhe, kryesisht, PMI-ja për frymëmarrjen. PMI-të mbahen të veshura për aq kohë sa është domosdoshmërish e nevojshme për çdo punëmarrës.
11. Punëdhënësi, gjatë periudhave të punës, të cilat kërkojnë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale, parashikon ndërprerje të punës, në varësi të kushteve fizike dhe klimatike. Këto ndërprerje vendosen në konsultim me punë-marrësit dhe/ose përfaqësuesit e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 9
Identifikimi i pranisë së asbestit
1. Punëdhënësi, përpara fillimit të punimeve të shembjes, ndërtimit ose restaurimit:
a) merr informacionin e nevojshëm, lidhur me praninë e asbestit në ndërtesë, nga pronarët e ndërtesës;
b) merr masat e nevojshme për identifikimin e materialeve të dyshuara për përmbajtje asbesti.
2. Në çdo rast dyshimi për prani të asbestit në materialet e ndërtimit apo në ndërtesë zbatohen dispozitat e kësaj rregulloreje.
Neni 10
Pajisjet mbrojtëse individuale
1. Në rastin e aktiviteteve, të tilla si shembja, punimet e heqjes të asbestit dhe punimet e restaurimit apo mirëmbajtjes, kur parashikohet që vlerat kufi të lejuara të ekspozimit ndaj asbestit në ajrin e zonës së punës do të tejkalohen, pavarësisht marrjes së masave teknike të parandalimit të përgjithshëm për uljen e përqendrimit të asbestit në ajër, punëdhënësi, me qëllim sigurimin e mbrojtjes së punëmarrësve të përfshirë në veprimtari të tilla pune, merr masat si më poshtë vijon:
a) pajis punëmarrësit me pajisje mbrojtëse personale të frymëmarrjes e të veshjes dhe sigurohet që punëdhënësi t’i ketë veshur ato;
b) vendos shenjat treguese që paralajmërojnë tejkalimin e vlerave kufi të lejuara të asbestit në ajër;
c) parandalon përhapjen e pluhurit të prodhuar nga asbesti ose materialet që përmbajnë asbest jashtë godinës ose vendit të punës.
2. Para fillimit të aktiviteteve në fjalë, punëmarrësit ose përfaqësuesit e tyre konsul-tohen për masat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.
Neni 11
Plani i punës
1. Punëdhënësi harton planin e punës përpara fillimit të punimeve me prani të asbestit, të tilla si punimet e shembjes apo të heqjes së asbestit apo materialeve që përmbajnë asbest nga ndërtesat për përdorim publik, ndërtesat industriale, si dhe mjetet e transportit dhe të infrastrukturës bujqësore, industriale dhe komunale.
2. Plani i punës parashikon masat e nevojshme që duhet të ndërmerren për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve në vendin e punës, në përputhje me përcaktimet e ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Plani përfshin, kryesisht, këto masa:
a) heqjen e asbestit apo materialeve që përmbajnë asbest përpara fillimit të punimeve të shembjes, me përjashtim të rastit kur kjo paraqet rrezik më të madh për punëmarrësit, krahasuar me rastin kur asbesti dhe/ose produktet që përmbajnë atë nuk do të hiqen;
b) kur është e nevojshme, pajisjen e punë-marrësve me pajisjet mbrojtëse individuale, të parashikuara në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 10, të kësaj rregulloreje.
c) verifikimin, për mungesë të riskut, të ekspozimit të punëmarrësve ndaj asbestit në përfundim të punimeve të shembjes dhe heqjes së asbestit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë.
3. Plani i punës, i parashikuar në pikën 1 të këtij neni, me kërkesë të autoriteteve shtetërore të inspektimit, deklarohet përpara fillimit të punës së planifikuar dhe përfshin informacionin e mëposhtëm:
a) natyrën dhe kohëzgjatjen e parashikuar të punës;
b) vendin ku do të kryhen punimet;
c) metodat e përdorura, në rastet kur puna përfshin trajtimin manual të asbestit ose të materialeve që përmbajnë asbest;
ç) karakteristikat e pajisjeve që do të përdoren për:
i) mbrojtjen dhe dekontaminimin e punë-marrësve të përfshirë,
ii) mbrojtjen e personave të tjerë të pranishëm ose në afërsi të vendit të punës;
d) masat e ndërmarra nga punëdhënësi për të siguruar përmbushjen e detyrimeve dhe kërke-save për parandalimin dhe zvogëlimin e ekspozimit ndaj asbestit;
dh) masat e ndërmarra nga punëdhënësi për të siguruar përmbushjen e detyrimeve për pastrimin e ndërtesës apo ndërmarrjes, siç parashikohet në pikën 1, të nenit 14, të kësaj rregulloreje.
4. Para fillimit për shkatërrimin dhe heqjen e asbestit, kompanitë duhet të paraqesin prova të aftësisë së tyre në këtë fushë. Provat do të përcaktohen në përputhje me ligjet dhe/ose praktikën kombëtare.
Neni 12
Informimi dhe formimi i punëmarrësve
1. Punëdhënësi siguron formimin e duhur për të gjithë punëmarrësit, të cilët janë ose mund të jenë të ekspozuar ndaj pluhurit që përmban asbest. Formimi kryhet rregullisht dhe pa kosto për punëmarrësit.
2. Informacioni që ofrohet gjatë formimit duhet të jetë lehtësisht i kuptueshëm për punëmarrësit.
3. Punëdhënësi merr masat e nevojshme për të siguruar që punëmarrësit dhe/ose përfaqë-suesit e tyre të marrin informacionin e duhur, në lidhje me:
a) rreziqet e mundshme për shëndetin, nga ekspozimi ndaj pluhurit që përftohet nga asbesti apo nga materialet që përmbajnë asbest;
b) vlerën kufi të lejuar të përqendrimit të asbestit dhe nevojën për monitorim të ajrit përreth zonës së punës;
c) kërkesat për ruajtjen e higjienës, përfshirë nevojën për ndalimin e duhanpirjes;
ç) masat që merren në lidhje me veshjen në punë dhe përdorimin e pajisjeve dhe veshjeve të mbrojtjes personale;
d) masat e tjera të veçanta, që ndihmojnë në zvogëlimin e ekspozimit ndaj asbestit.
4. Punëdhënësi, përveç masave që para-shikohen në pikën 3 të këtij neni, ndërmerr masa shtesë, të përshtatshme për të siguruar që punë-marrësit dhe/ose përfaqësuesit e tyre në ndër-marrje:
a) të kenë akses në rezultatet e matjeve të përqendrimit të asbestit në ajër;
b) të marrin shpjegime në lidhje me ndikimin në shëndet të rezultateve të matjeve të përqendrimit të asbestit në ajër;
c) të informohen sa më shpejt, kur rezultatet tregojnë tejkalim të vlerës kufi të lejuar dhe arsyet që e shkaktuan;
ç) të informohen për masat që do të ndër-merren dhe/ose, në rast emergjence, të informohen për masat që janë ndërmarrë.
5. Formimi duhet t’u mundësojë punëma-rrësve fitimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme në drejtim të sigurisë në punë dhe parandalimit të ekspozimit ndaj asbestit, veçanërisht për sa u përket:
a) veçorive të asbestit dhe ndikimin e tij mbi shëndetin e njeriut, duke përfshirë edhe ndikimin e shumëfishuar në rastin e pirjes së duhanit;
b) llojeve të produkteve ose materialeve që mund të përmbajnë asbest;
c) veprimtarive që mund të sjellin ekspozim ndaj asbestit dhe rëndësinë e kontrolleve para-ndaluese për të zvogëluar ekspozimin;
ç) praktikave të sigurta të punës, kontrolleve dhe masave të mbrojtjes kolektive e personale, përdorimin e përshtatshëm, zgjedhjen e funksio-nimin e duhur të pajisjeve mbrojtëse personale dhe, veçanërisht, pajisjeve mbrojtëse të frymëmarrjes;
d) procedurave të emergjencës;
dh) procedurave të dekontaminimit;
e) asgjësimit të mbetjeve;
ë) kërkesave për mbikëqyrjen shëndetësore.
Neni 13
Masat për menaxhimin e aksidenteve dhe incidenteve
1. Punëdhënësi, në veprimtaritë e para-shikuara në nenin 2 të kësaj rregulloreje, ndër-merr masa për të siguruar, që:
a) vendi ku kryhen veprimtari, të tilla:
i) të jetë i rrethuar dhe i dallueshëm nga tabela paralajmëruese;
ii) të lejohet hyrja vetëm për personat, të cilët, për shkak të punës së tyre apo detyrave, janë të detyruar të hyjnë në të;
iii) të ndalohet rreptësisht pirja e duhanit;
b) të jenë të përcaktuara vendet ku punë-marrësit mund të konsumojnë lëngje dhe ushqim pa u rrezikuar nga ndotja me pluhur asbesti;
c) veshjet e punës të qëndrojnë brenda ndër-marrjes. Në rast se dezinfektimi i tyre brenda ndërmarrjes është i pamundur, ato mund të dërgohen për t’u dezinfektuar në vende të posaçme, jashtë saj. Në këtë rast veshjet do të transportohen, sipas ligjit nr. 118/2012, “Për transportin e mallrave të rrezikshme”;
ç) të jenë të përcaktuara vendet e ruajtjes së veshjeve të punës dhe të pajisjeve mbrojtëse personale, si dhe vend i posaçëm për veshjet individuale të punëmarrësve;
d) të ketë pajisje të përshtatshme hidro-sanitare, duke përfshirë edhe dushet, në rastet e veprimtarive me ekspozim ndaj pluhurit të asbestit;
dh) të ketë vend të posaçëm për pajisjet mbrojtëse personale, duke i kontrolluar dhe pastruar pas çdo përdorimi dhe duke marrë masa për të riparuar ose zëvendësuar pajisjet e dëm-tuara para përdorimit pasardhës.
2. Ngarkohet punëdhënësi për të gjitha kostot e masave të marra të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.
Neni 14
Mbikëqyrja shëndetësore
1. Punëdhënësi organizon mbikëqyrjen shën-detësore, të përshtatshme për punëmarrësit, përpara fillimit të punës me ekspozim ndaj pluhurit të asbestit apo materialeve që përmbajnë asbest, si dhe në intervale të rregullta kohore, për sa kohë zgjat ekspozimi ndaj asbestit në vendin e punës.
2. Vlerësimi i gjendjes shëndetësore të punëmarrësit përfshin një ekzaminim radiolo-gjik/imazherik të kraharorit.
3. Vlerësimi radiologjik/imazherik i kraharorit kryhet, të paktën, çdo 3 (tre) vjet, për sa kohë zgjat ekspozimi ndaj pluhurit të asbestit apo materialeve që përmbajnë asbest në vendin e punës. Bazuar në rezultatet e mbikëqyrjes shëndetësore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe praktikën për sistemin e mbikëqyrjes shëndetësore, aplikohen masat mbrojtëse dhe parandaluese në vendin specifik të punës. Këto masa mund të përfshijnë, kur është e përshtat-shme, tërheqjen e punëmarrësit në fjalë nga të gjitha ekspozimet ndaj asbestit.
4. Për secilin punëmarrës, që i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore, mbahen e përditë-sohen të dhënat individuale të shëndetit dhe treguesit e ekspozimit në kartelën individuale të shëndetit në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë. Punëmarrësi, me kërkesën e tij, ka akses për të dhënat në dokumentin e shëndetit në punë dhe shkallën e ekspozimit. Kopje e dokumentit të shëndetit në punë i dorëzohen autoritetit kompetent, me kërkesë të tij.
5. Detajet për mbajtjen, ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave shëndetësore e të dhënave të ekspozimit janë të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë, të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Të dhënat për shëndetin dhe ekspozimin e punëmarrësit ruhen në mënyrë të përshtatshme, që të jetë i mundur konsultimi dhe aksesi nga ana e punëmarrësve, bazuar në parimin e konfidencialitetit. Të dhënat ruhen për një afat deri 40 vjet, pas përfundimit të ekspozimit. Kur ndërmarrja pushon veprim-tarinë, lista e punëmarrësve të ekspozuar ndaj asbestit dhe dokumentet e shëndetit në punë dorëzohen pranë strukturave rajonale të shënde-tit publik, në përputhje me legjislacionin dhe/ose praktikën kombëtare në fuqi.
6. Kur, si rezultat i mbikëqyrjes shëndetësore, të kryer nga një mjek ose një profesionist i kujdesit shëndetësor në punë, një punëmarrës konstatohet me një sëmundje të identifikueshme ose efekt negativ për shëndetin, si pasojë e ekspozimit në punë ndaj asbestit, punëmarrësi informohet nga mjeku i punës ose persona të tjerë të kualifikuar, në mënyrë të përshtatshme, për rezultatin që lidhet me atë personalisht, përfshirë informacionin dhe këshillimin, lidhur me çdo mbikëqyrje shëndetësore së cilës ai duhet t’i nënshtrohet pas përfundimit të ekspozimit, dhe punëdhënësi:
a) rishikon vlerësimin e riskut;
b) rishikon masat e parashikuara për të eliminuar ose reduktuar riskun;
c) merr parasysh këshillën e profesionistit të kujdesit shëndetësor në punë për zbatimin e masave të parandalimit të ekspozimit apo të mbrojtjes personale, përfshirë mundësinë e caktimit të punëmarrësit në një punë alternative, ku nuk ka risk për ekspozim të mëtejshëm ndaj asbestit;
ç) siguron mbikëqyrje të vazhdueshme shëndetësore dhe merr masa për rishikimin e gjendjes shëndetësore të punëmarrësve të tjerë, që kanë qenë të ekspozuar në mënyrë të ngjashme, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë. Në raste të tilla, mjeku i punës apo profesionisti i kujdesit shëndetësor në punë propozon që personat e ekspozuar t’i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA