VENDIM Nr. 74, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR SHËRBIME VULLNETARE, TË TIPIT “A/SHV”
VENDIM
Nr. 74, datë 12.2.2014
PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR SHËRBIME VULLNETARE, TË TIPIT “A/SHV”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, e 86, pika 2, të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/SHV”, si person që kryen shërbime vullnetare në kuadër të shkëmbimeve rinore ose si person i punësuar sipas skemave të shërbimeve vullnetare, nëse plotëson kriteret mëposhtme:
a) ka një marrëveshje në organizatën jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë për shërbimin vullnetar që do të ofrohet dhe për përgjegjësitë e kësaj organizate për këtë të huaj për sigurimin e jetës, sigurimet shëndetësore dhe shpenzimet e udhëtimit;
b) shërbimi është tërësisht vullnetar për të huajt që do të ofrojnë shërbime vullnetare;
c) ka një marrëveshje ndërshtetërore me shtetin e origjinës së të huajit, si persona të punësuar në kuadër të shkëmbimeve rinore apo skemave të shërbimeve vullnetare, ku të jenë përcaktuar përgjegjësitë e palëve për këtë të huaj për sigurimin e jetës, sigurimet shëndetësore dhe shpenzimet e udhëtimit;
ç) ka një kontratë pune, si i punësuar, për të huajt që vijnë në kuadër të shkëmbimeve rinore apo skemave të shërbimeve vullnetare;
d) kohëzgjatja e përgjithshme e qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë të mos jetë më shumë se një vit;
dh) organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë, punëdhënësi për të punësuarit në kuadër të shkëmbimeve rinore apo skemave të shërbimeve vullnetare, nuk kanë kryer shkelje të legjislacionit të punës në vitin kalendarik paraardhës;
e) organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë, a punëdhënësi për të punësuarit në kuadër të shkëmbimeve rinore kanë shlyer të gjitha detyrimet tatimore, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për vitin kalendarik paraardhës;
ë) organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka burime të mjaftueshme për financimin e shërbimit vullnetar;
f) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/SHV” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet në kuadër të shkëmbimeve rinore;
c) organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë për të huajt, që do të jenë në shërbim vullnetar;
ç) personi i autorizuar nga punëdhënësi/organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/SHV”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) kopjen e përkthyer e të noterizuar të marrëveshjes me organizatën jofitimprurëse, që ofron shërbime bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë për të huajt, që do të shërbejnë vullnetarisht;
c) kopjen e përkthyer e të noterizuar të marrëveshjes ndërshtetërore me shtetin e origjinës së të huajit, për të punësuarit në kuadër të shkëmbimeve rinore;
ç) deklaratën se shërbimi vullnetar, që do të ofrojë, do të jetë pa shpërblim;
d) kopjen e kontratës individuale të punës për të punësuarit në kuadër të shkëmbimeve rinore;
dh) dokumentin bankar për burimin e financimit të shërbimit vullnetar të bamirësisë, që ofron organizata jofitimprurëse;
e) kopjen e përkthyer e të noterizuar të policës së sigurimit të jetës;
ë) kopjen e pasaportës;
f) autorizimin nga punëdhënësi/organizata jofitimprurëse për personin e autorizuar;
g) pesë fotografi.
4. Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës organizata jofitimprurëse ushtron veprimtarinë dhe nëse i huaji, që do të marrë pjesë në shërbimin vullnetar, është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse organizata jofitimprurëse e ushtron veprimtarinë në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse i huaji, që do të marrë pjesë në shërbimin vullnetar, është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës për të huajin, i cili është në vendin e origjinës dhe do të vijë për shërbim vullnetar apo në kuadër të shkëmbimeve rinore.
5. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e këtij dokumentacioni, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
6. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar është i rregullt, vlerëson nëse i huaji i përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6 të këtij vendimi, dhe e pajis atë brenda 10 (dhjetë) ditëve pune me leje pune të tipit “A/SHV”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 bashkëlidhur këtij vendimi.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/SHV” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6 të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 15 të këtij vendimi.
10. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin e paraqitur drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
11. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, ia përcjell dokumentacionin e paraqitur Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale, që ato kanë.
12. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit me leje pune të tipit “A/SHV”, ndjekin procedurat e përcaktuara në pikat 5, 6, 7, 8 e 9 të këtij vendimi.
13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/SHV”.
14. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/SHV”.
15. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës e tipit “A/SHV” edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
16. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/SHV” nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
17. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/SHV”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
18. Leja e punës e tipit “A/SHV” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
19. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
20. Vendimi nr. 350, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes së punës të tipit A/SHV”, shfuqizohet.
21. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
1. Emri i punëdhënësit ______________________________________________________________
Name of the employer
2. Vendi dhe adresa e punëdhënësit______________________________________________________
Seat and address of the employer
3. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
4. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code
a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:_____________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:___________________________________
Abstract from National Registration Centre
5. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
6. Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________
Name of the job position
7. Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
8. Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
9. Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
2. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
1. Mbiemri ______________________________________________________________________
Surname
2. Emri _________________________________________________________________________
Given name(s)
3. Emri i babait ___________________________________________________________________
Name of the parent
4. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
5. Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
6. Vendi dhe shteti i lindjes__________________________________________________________
Place and country of birth
7. Shtetësia_______________________________________________________________________
Nationality
8. Adresa e banimit në Shqipëri_______________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
9. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|__________________________________
Code and name of occupation
10. Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
11. Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
3. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
1. Lloji i dokumentit _____________________________________________________________
Type of document
2. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
3. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
4. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
5. Autoriteti kompetent __________________________________________________________
Competent authority
6. Lëshuar nga _________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë……………
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt” dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja / Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: ___________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: ____________________
(Sector of Activity)
Me adresë: _________________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: ___________________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: ____________________
(Issuance Date)
Data e skadimit: ____________________
(Expiration Date)
Pagesa: ____________________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority)
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA