VENDIM Nr. 67, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR SHËRBIME KONTRAKTUESE, TË TIPIT “C/SHK”
VENDIM
Nr. 67, datë 12.2.2014
PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR SHËRBIME KONTRAKTUESE, TË TIPIT “C/SHK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, në zbatim të pikës 2 të nenit 86 dhe të pikës 1 të nenit 105 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Të huajit i jepet leje pune e tipit “C/SHK”, për shërbime kontraktuese, për një kohëzgjatje jo më shumë se 90 (nëntëdhjetë) ditë brenda një viti kalendarik, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
- a) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- b) plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
- c) ka një kontratë të rregullt pune për shërbime kontraktuese me punëdhënësin, përftues të shërbimeve, në Republikën e Shqipërisë për kategoritë e parashikuara
në nenin 102 të ligjit nr. 108/2013.
- Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “C/SHK”, për shërbime kontraktuese, nëse:
- a) bën pjesë në kategorinë e përcaktuar në pikën 5 të nenit 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
- b) ka një kontratë të rregullt pune, jo më shumë se 90 (nëntëdhjetë) ditë për vitin në vazhdim, me një punëdhënës, përftues shërbimesh, por jo domosdoshmërish me punëdhënësin e mëparshëm;
- c) punëdhënësi, i cili nuk është punëdhënësi i mëparshëm, nuk ka kryer shkelje të legjislacionit të punës, në vitin kalendarik pararendës.
- Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “C/SHK”, bëhet nga:
- a) i huaji;
- b) punëdhënësi, përftues i shërbimeve, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
- c) personi i autorizuar nga punëdhënësi;
ç) përfaqësuesit e autoriteteve kompetente shtetërore, që marrin në mbrojtje kategoritë e përcaktuara në nenin 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “C/SHK”, paraqesin dokumentacionin si më poshtë vijon:
- a) kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- b) kopjen e kontratës individuale të punës, për kategoritë e përcaktuara në nenin 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
- c) kopjen e pasaportës së të huajit ofrues të shërbimeve;
ç) pesë fotografi.
- Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “C/SHK”, për shërbime kontraktore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para përfundimit të lejes paraardhëse paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
- a) kërkesën e të huajit, me të dhënat personale;
- b) kopjen e kontratës së punës, nëse ka ndryshuar punëdhënësi;
- c) kopjen e pasaportës së të huajit ofrues të shërbimeve;
ç) pesë fotografi.
- Personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të tij, për pajisjen për herë të parë me leje pune ose në pikën 5 të këtij vendimi, në rast ripërtëritjeje të lejes së punës:
- a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi pranë të cilit do të punësohet e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- c) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
- Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikave 4 ose 5 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar, nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2 të tij, e pajis të huajin me leje pune të tipit “C/SHK”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi, ose ia ripërtërin atë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen të huajit kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “C/SHK” ose ripërtëritjen e saj subjektit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 apo 2 të këtij vendimi ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 17 të tij.
- Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit të lejes së punës të tipit “C/SHK”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “C/SHK”.
- Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “C/SHK”.
- Anulimi ose refuzimi i lejes së punës të tipit “C/SHK” apo ripërtëritjes së saj bëhen kur i huaji është në njërën nga situatat e parashikuara në nenet 80, pika 1, dhe 81, pika 2 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “C/SHK”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Leja e punës e tipit “C/SHK” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “C/SHK” dhe i përket kategorive të përcaktuara në nenin 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 4 000 (katër mijë) lekësh.
- I huaji, të cilit i rinovohet leja e punës e tipit “C/SHK” dhe i përket kategorisë së përcaktuar në pikën 5 të nenit 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 2 000 (dy mijë) lekësh.
- Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
- Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË | REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH |
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
- Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________
Name of the employer
- Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________
Seat and address of the employer
- Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
- Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code
- a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:___________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
- b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:__________________________________
Abstract from National Registration Centre
- Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
- Emërtimi i vendit të punës_________________________________________________________
Name of the job position
- Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
- Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
- Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
- TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
- Mbiemri ________________________________________________________________________
Surname
- Emri ___________________________________________________________________________
Given name(s)
- Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the parent
- Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
- Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
- Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and country of birth
- Shtetësia_________________________________________________________________________
Nationality
- Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
- Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________
Code and name of occupation
- Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
- Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
- DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
- Lloji i dokumentit _________________________________________________________________
Type of document
- Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
- Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
- E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
- Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority
- Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant)
SHËRBIMI KOMBËTARI PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë …………………..
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja / Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: ________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: ________________
(Sector of Activity)
Me adresë: _________________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)
Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)
Pagesa: _______________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority)
DREJTOR
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA