“Crystal Globe” Trophy for the Best Media
Në datë 27 Maj 2011, Qendra ÇIP i dorëzoi Radio Televizionit Ora NEWS në një ceremoni të posaçme Trofeun “Globi i Kristaltë“ për Median më të Mirë. Ky është çmimi më prestigjoz që Qendra për Çështje të Informimit Publik, si nje opearator i specializuar i shoqerise civile në Transparences dhe Informimit të Publikut, ndan për operatorët mediatike në Shqipëri.
RTV ORA NEWS u vlerësua nga ÇIP si Media më e mirë për Inovacionin, Profesionalizmin dhe Objektivitetin e larte në informimin e publikut në Zgjedhjet Lokale, 2011. Në fjalën e rastit, Drejtori Ekzekutiv i ÇIP, Gerti Shella u shpreh se Televizioni ORA NEWS, Radio ORA NEWS dhe faqja zyrtare në internet, kanë dhënë një kontribut të shkëlqyer për pasqyrimin e Zgjedhjeve Lokale 2011.
“Falë Inovacionit,Profesionalizmit dhe Objektivitetit Të ORA NEWS, procesi zgjedhor në Shqipëri fitoi një dimension të ri transparence para publikut dhe institucioneve vendase dhe partnerëve ndërkombëtare, kurse shqiptarët fituan më shumë besim, por edhe sens kritik, tek procesi i numërimi të votës së tyre“, u shpreh Shella teksa i dorëzonte Trofeun Presidentit të RTV Ora NEWS, Z. Ylli Ndroqi.
Në vlerësimin që ÇIP i bëri të gjithë operatorëve mediatike audio-vizuale që mbuluan Zgjedhjet Lokale 2011, tre ishin elementet tekniko-profesionale më të spikatur që e dalluan ORA NEWS krahasuar me mediat e tjerat:
- Leximi live i numërimit të votave “Basha-Rama…Rama-Basha“ do të mbetët gjatë në memorien e publikut shqiptar si një risi origjinale dhe prove i përkushtimit profesional të gazetarëve të ORA NEWS.
- Streming në internet me cilësi optimale i transmetimit televiziv caktoi një standart të ri për median online në Shqipëri, të krahasueshëm me mediat më prestigjoze të botës.
- Kualiteti i transmetimit të sinjalit televiziv edhe në radio, ku çdokush pati mundësi të ndjekë në mënyrë të pandërprere procesin e numërimit të votave edhe teksa shkonte nga zyra në shtepi, apo nga shtepia ne supermarket, kanë ridimensionuar thellesisht misionin e radios në tregun mediatik. Radio Ora NEWS është sot radio numër NJE informative në Shqipëri.
LAST RELEASED PUBLICATION
MONITORING REPORT
Recent reports/studies
Partners / Donors
Local Branches
- Citizens' Transparency Office, Durrës (19)
- Citizens' Transparency Office, Korça (9)
- Election Situation Chamber (11)
- JUDICIARY (1)
- NED (11)
- www.vendime.al (5)
Foto lajm
- CPII anounces the monitoring result for Durres Municipal Council. It must be re-elected
Where we work
-
Add Widgets (Secondary Sidebar)
This is your Secondary Sidebar. Edit this content that appears here in the widgets panel by adding or removing widgets in the Secondary Sidebar area.