E drejta per tu informuar
JU KENI TE DREJTE TE INFORMOHENI MBI DOKUMENTAT ZYRTARE
Neni 23 i Kushtetues garanton te drejten e informimit si e drejte themelore |
Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin nr.8503, date 30.6.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”. Ky ligj garanton ushtrimin e te drejtes se informimit mbi dokumentat zyrtare. 1. Çfare te drejtash keni Ju? • Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te kerkoje informacion per “dokumentet zyrtare”, qe kane te bejne me veprimtarine e organeve shteterore dhe te personave qe ushtrojne funksione shteterore, pa qene i detyruar te shpjegoje motivet per te cilat e kerkon nje informacion te tille • Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te kerkoje informacion per te dhenat vetjake (te mbajtura ne nje dokument zyrtar) te personave qe kryejne funksione shteterore ose sherbime publike, per aq sa keto lidhen me cilesi te kerkuara nga ligji per personat qe i ushtrojne keto detyra. • Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te njihet me dosjet dhe rregjistrat e administrates (pervecse kur ndalohet shprehimisht nga ligji) 2. Kush eshte i detyruar te garantoje ushtrimin e kesaj te drejte? Çdo organ i administrates shteterore dhe ent publike eshte i detyruar te jape çdo informacion ne lidhje me nje dokument zyrtar. 3. Cilat jane kufizimet ne ushtrimin e kesaj te drejte? Ushtrimi i te drejtes se informimit mbi dokumentat zyrtare kufizohet ne dy raste – per shkak te sekretit shteteror (dokumentat e klasifikuara te tilla) dhe per shkak te mbrojtjes se te dhenave personale. Ne çdo rast kufizimet duhet te jane te parashikuara shprehimisht nga ligji. 4. Si te ushtroni kete te drejte? Per tu njohur me dokumentat zyrtare, Ju duhet t’i drejtoheni me nje kerkeseorganit te administrates shteterore apo entit publik perkates qe disponon kete dokument. 5. Çfare duhet te prisni nga organi i administrates shteterore apo enti publik? Juve do t’Ju vihet ne dispozicion nje kopje e plote e dokumentit te kerkuar. 6. Brenda çfare afati do te mund te njiheni me dokumentin zyrtar? Organi i administrates shteterore apo enti publik eshte i detyruar te plotesoje kerkesen Tuaj brenda 40 diteve nga depozitimi i saj. 7. Sa do te ju kushtoje ushtrimi i se drejtes Tuaj? Si rregull ushtrimi i se drejtes te informimit eshte pa pagese. Ne raste te veçanta nese realizimin e ketij sherbimi kerkon shpenzime, institucioni percakton dhe shpall paraprakisht tarifat perkatese, te cilat nuk jane me te larta se kostot per realizimin e sherbimit. 8. Çfare mund te behet nese kjo e drejte Ju mohohet? Ju keni te drejte te ankoheni ndaj mosdhenies se informacionit te kerkuar nepermjet nje ankese drejtuar organit nga i cili keni kerkuar informacion apo organit epror te tij sipas formularit te sugjeruar (kliko). Ju mund te ankoheni gjithashtu edhe ne gjykate. 9. Raste te posaçme te ushtrimit te te drejtes se informimit gjate “procedimit administrativ”! Perveçse cfare u tha me siper mbi ushtrimin e te drejtes e informimit mbi dokumentat zyrtare qe ka te beje me informimin mbi veprimtarine e administrates publike kryesisht nepermjet njohjes me “dokumentat zyrtare” qe kane marre formen perfundimtare, ne rastet kur zhvillohet nje “procedim administrativ”, legjislacioni shqiptar i njeh personave qe kane nje interes te drejtperdrejte (jane pale, apo te drejtat dhe interesat e tyre mund te preken nga procedimi administrativ) si dhe atyre personave qe megjithese nuk kane nje interes te drejperdrejte provojne se kane nje interes te ligjshem, te drejten per tu informuar edhe me gjere lidhur me dinamiken dhe hapat e ndermjetme te procedimit administrativ. • Personi i interesuar ne baze te nje kerkese duhet te informohet mbi hapat konkrete te nderrmarre nga organi administrativ apo enti publik ne ate procedim administrativ , vendimet e marra, etj (brenda 10 diteve nga depozitimi i kerkeses); |
LAST RELEASED PUBLICATION
MONITORING REPORT
Recent reports/studies
Partners / Donors
Local Branches
- Citizens' Transparency Office, Durrës (19)
- Citizens' Transparency Office, Korça (9)
- Election Situation Chamber (11)
- JUDICIARY (1)
- NED (11)
- www.vendime.al (5)
Foto lajm
- CPII anounces the monitoring result for Durres Municipal Council. It must be re-elected
Where we work