Problematika e mos-botimit të akteve në Fletore Zyrtare është tashmë e njohur dhe e komentuar edhe prej përfaqësuesve të Kuvendit. Gjetjet e Raportit më të fundit “Transparenca e botimeve zyrtare në RSH” u bënë pjesë e debate në studion e emisionit “Prizëm”, të drejtuar nga gazetari i mirënjohur Aleksandër Furxhi, në Albanian Screen. Të ftuar prej tij, për të dikutuar rreth problemit të mos-botimit të akteve, në prime time, ishin anëtartë e komisionit kuvendor të ligjeve Z. Enkelejd Alibeaj (deputete i PD, ish ministër i drejtësisë) dhe Znj. Vasilika Hysi (deputete e PS). Po ashtu, i ftuar në panel për të prezantuar gjetjet e Raportit ishte z. Gerti Shella, drejtor ekzekutiv i Qendrës ÇIP, Z. Çlirim Gjata, dekan i fakultetit të Drejtësisë, UET, Znj. Blerte Kraja, avokate dhe dhe Z. Sami Neza nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë.

Qe në fillim të debatit televiziv, të dy përfaqësuesit e Kuvendit kredituam maksimalisht koherencën dhe objektivitetin e gjetjeve të Raportit që përgatit Qendra ÇIP për botimin e akteve të institucioneve qendrore kushtetuese në Fletore Zyrtare. Me pas, objekt diskutimi dhe dabati u bënë aspekte të ndryshme që lidhen me fuqinë juridike të akteve, por edhe me nivelin e përgjegjshmërisë së administratës për botimin e këtyre akteve në Fletore Zyrtare.

 

Në pjesën e fundit të programit, u bënë pyetje nga publiku i ftuar që ndiqte live debatin brenda në studion televizive. Drejtuese i programit, gazetari Aleksandër Furxhi aksesoi më pas pyetje të hedhura në Facebook nga qytetarë të cilët ndiqnin gjithashtu këtë debat. Një pjesë e këtyre pyetjeve ju drejtuan për përgjigje të ftuarve në panel.

Ky program TV, i pari në llojin e vet në këtë format kaq të rëndësishëm, ne prime time, është një tregues i mprehtësisë së problematikës së mos-botimit të akteve zyrtare në RSH, kthyer tashme ne nje çwshtje të njohur nga publiku, media dhe tashme te pranuar edhe nga parlamentaret e te dyja kraheve kryesore politike. Kjo problematikë është identifikuar dhe adresuar sistematikisht për zgjidhje nga Qendrë ÇIP, përmes raporteve të saj “Transparenca e Botimeve Zyrtare në RSH”. Raporti i fundit, ai për vitin 2011, u mbështet nga Partnership for Transparency Fund, me seli në Washington D.C.

 

 

Shih me shume foto

SHIKOJE NE AUDIO-VIDEO

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim