Publikimi i akteve elektronikisht dhe hyrja në fuqi e tyre përmes Fletorez Zyrtare në version elektronik është tashme një realitet shumë i afërt. Pas një procesi relativisht të gjatë draftimi dhe diskutimi, Komisioni kuvendor i Ligjeve mori në shqyrtim ditën e henë, (dt 8 tetor, 2012) projektligjin “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”. Projekligji në fjalë i hap rrugën botimit të Fletores Zyrtares në format elektronik, duke shënuar një hap shumë të rëndësishmë drejt modernizimit të sistemit të publikimeve zyrtare, rritjes së aksesit në legjislacion dhe reduktimit gradual të kostove të shtypshkrimit të Fleores Zyrtare në letër.

Qendra për Çështjet e Informimit Publik, e cila advokon prej vitesh tashmë rritjen aksesit pubik në aktete zyrtare, ka ndjekur me shumë vëmendje si procesin e hartimit të draft-ligjit ashtu edhe diskutimet e zhvilluara së fundmi në Komision Kuvendor të Ligjeve.

Sa i takon këtyre diskutimeve, ÇIP konstaton  se ato kanë qenë serioze, profesionale dhe me synimin e përbashkët të të dyja palëve për të finalizuar një ligj bashkëkohor, i cili të reflektojë më së miri nevojat dhe rrethanat specifike shqiptare.

Sa i takon draftit, Qendra ÇIP konstaton se ai është punuar me kujdes dhe seriozitet nga Ministria e Drejtësisë. Ai ka të reflektuara gjerësisht edhe rekomandimet e Qendrës ÇIP të adresuara përmes Raporteve të përvitshme “Transparenca e Botimeve Zyrtare në RSH”. Kujtojmë këtu se në 2 Dhjetor, 2010, Qendra ÇIP organizoi tryezën “FORCIMI I TRANSPARENCËS QEVERISËSE PËRMES PROMOVIMIT TË BOTIMIT ELEKTRONIK TË AKTEVE ZYRTARE”, në kuadër të bashkëpunimit me National Endowment for Democracy, me seli në Washington DC. Në emër të ministrisë së Drejtësisë në këtë Tryzë, e para në llojin e vet,  mori pjesë zv Ministrja e Drejtësisë, znj. Brikena Kasmi (shih me poshtë fotot ose materialin në audio-video).

Tryeza per here te pare arriti te identifikonte nej modus juridik per te kaluar ne Fletoren Zyrtare elektronike, pa prekur domosdoshmerisht Kushtetutes. Projektligji i cili pritet te miratohet keto dite bazohet pikerisht mbi kete modus. Po ashtu, te gjitha diskutimet e Tryzes pasi u transkriptuan, ju derguan per vleresim te metejshme Ministrise se Drejtesise.

Qendra ÇIP komisionoi në kuadër të këtij aktiviteti dy ekspertë të pavarur (Petrit Dollani dhe Rovena Bahiti) për të ndërmarrë edhe një studim krahasues për praktikën e vendeve europiane të cilat kishin kaluar ndërkohë në botimin elektronik të Fletores së tyre Zyrtare dhe leverdine ekonomike te nje sipermarrjeje te tille. (shkarko studimin duke klikuar këtu).

Rekomandimi për kalimin nga Fletorja Zyrtare ne letër në atë elektronike përmes amendimit ligjor ka qenë në fakt konstant edhe në Raportin për vitit 2008 dhe 2010, mbështetur nga Fondacioni Soros. Në këtë kuptim, finalizimi së shpejti i këtij procesi është nje sukses i përbashkët i të gjithë këtyre aktorëve. Nje merite te veçante ka ne avancimin perfundimtar te ketij procesi edhe ministri aktual i drejtesise, Z. Eduard Halimi.

Më poshtë, jane te të renditura si link momentet kulmore të këtij procesi. Qendra CIP falenderon edhe njehere, Ministrine e Drejtesise, Fondacionin Soros, National Endowment for Democracy, si edhe te gjithe ekspertet e perfshire ne kete proces qe pritet te finalizohet keto dite.

 

Shkarko studimin e komisionuar nga Qendra ÇIP ne vitit 2010: “PËRFITIMET NGA BOTIMI ELEKTRONIK I DOKUMENTAVE ZYRTARE”

Shkarko Projektligjin

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim