Pjesë e vlerësimit në kuadër të raportit vjetor “Transparenca e Botimeve Zyrtare në RSH” janë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në rezultatet e paraqitura nga ÇIP për vitin 2011 u referuan tre vendime të kësaj gjykate si të pabotuara. Në fakt vendimet në fjalë, konkretisht ato  nr. indeksues 5,6 dhe 7 janë të botuara sikurse edhe të gjitha vendimet e tjera të kësaj gjykate (53 gjithsej në vitin 2011).

Gabimi në verifikim ka ndodhur për arsye se Fletore Zyrtare nr 24, ku gjenden të botuara këto vendime, ka patur të save-uar “trupin” e Fletorez Zyrtare nr 23. Pra kërkimi është aplikuar de facto mbi dy fletore zyrtare 23, dhe jo tek 23 dhe 24. Ky gabim është i paqëllimshëm, dhe vështirë se mund të konsiderohet as edhe si gabim njërëzor. Një lapsus i tillë ndodh për herë të parë në këto katër vite monitorimi të suksesshëm të botimeve zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Pavarësisht kësaj, Qendra ÇIP fton të gjithë të interesuarit të konsiderojnë se gjatë vitit 2011 vendimet e Gjykatës Kushtetuese  janë të gjitha të botuar në Fletore Zyrtare. Ky konkluzion do të reflektohet në botimin e plotë të Raportit në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Po ashtu, Qendra ÇIP do të marrë të gjitha masat për të diseminuar tek të gjithë të interesuarit, përfshirë median , këtë rezultat.

Dëshitojmë ti kërkojmë ndjesë stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese për inkonveniencën e hasur duke shpresuar në mirekuptimin e tyre.

 

Grupi monitorues

Qendra për Çështjet e Informimit Publik.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim