ÇIP shpall Raportin monitorues vjetor “Transparenca e Botimeve Zyrtare ne RSH, 2011”
Qendra ÇIP shpalli diten e shtune, dt 22 Shtator 2012, gjetjet e Raportit “Transparenca e Botimeve Zyrtare në Republikën e Shqipërisë, 2011”. Ky Raport vjen para publikut dhe institucioneve të shtetit për të katërtin vit rradhazi. Ai u përgatit nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, mbështetur nga Partnership for Transparency Fund, PTF, me seli në Washington D.C.
Objekt monitorimi i këtij Raportit është botimi i akteve të institucioneve qëndrore kushtetuese në Fletoren Zyrtare. Legjitimiteti i gjetjeve bazohet rreptësisht në dispozitat përkatëse të ligjeve organike që normojnë funksionimin e këtyre institucioneve, në rastin konkret, për shpalljen dhe botimin e akteve që ato nxjerrin.
Raporti 2011 konstaton nje situate normale sa i takon botimit ne Fletore Zyrtare te ligjeve qe nxjerr Kuvendi i Shqiperise (130 gjithsej) . Po ashtu, Raporti konstaton se ligjet ratifikuese te 2011 jane te botuara ne Fletore Zyrtare se bashku me tekstin e perkthyer ne shqip te marrveshjeve apo kontratave qe ratifikojne.
Sa i takon Pushtetit Ekzekutiv, ne 2011 konstatohet nje permiresim i botueshmerise se VKM-ve, krahasuar me vitet pararendese, edhe pse nje pjese e vogel e tyre vijuan te mbeten te panjohura per publikun (shih raportin, fq. 16-21). Sa i takon Akteve Normative me Fuqine e Ligjit te Keshillit te Ministrave, ato jane te gjitha (5) te botuar ne Fletore Zyrtare gjate vitit 2011.
Problematik vijon te mbetet botimi i udhezimeve te ministrave në Fletore Zyrtare, kusht ligjor ky i domosdoshem qe ato te hyjne ne fuqi (neni 19, ligji 9000,”Per organizimin e KM”). Me keq paraqitet situata e botimit te udhezimeve të Ministrise se Bujqesise (75% te pabotuara), pasuar nga Ministria e Arsimit (rreth 40% te pabotuara). Ministria e Financave la pa botuar ne 2011-en tetë udhëzime, ose 22% e totalit (ne 2010-en nuk botoi 30% te totalit).
Sa i takon Pushtetit Gjyqesor, Raporti konstaton nje perkeqesim shqetesues sa i takon shpalljes brenda afateve ligjore te percaktuara dhe mandej botimit të Vendimeve Unifikues te Gjykates se Larte (objekt monitorimi ne kuader te Raportit). Rreth gjysma e e tyre (6 nga 13) nuk u botuan ne Fletore Zyrtare gjate 2011-es, kryesisht per shkak te vonesave ne shpalljen e tyre. Kjo vonese eshte rreth 5 muaj, çka tejkalon ate te konstatuar ne vititn 2010.
Shkeljet e konstatuara ne Raport indikojne automatikisht shkelje te dispozitave ligjore ne fuqi sa i takon shpalljes dhe/apo botimit te akteve objekt monitorimi. Lidhur me Gjykaten e Larte, pergjegjesia mbetet tek gjyqtaret te cilet behen shkas per vonesat ne shpalljen e vendimeve unifikuese si pasoje e mos-arsyetimit te tyre brenda afateve qe cakton ligji (neni 19 i Ligjit 8588 dt.15/03/2000 “Mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të R.Sh.”). Konstatohet s,e kryesisht vonohet arsyetimi i mendimit te pakices, çka mban “peng” shpalljen dhe mandej botimin ne Fletore Zyrtare te Vendimeve Unifikuese.
Ne Pushtetin Ekzekutiv, mosbotimi i akteve ngarkon me pergjegjesi funksionaret e administrates publike (më së shumti sekretaret e pergjithshem). Eshte absurde te mendosh qe udhezimet qe firmosen nga ministrat, te mos dergohen per botimin nga vartesit e tyre në administratë. Eshte po aq absurde që, institucioni, i cili eshte i interesuari kryesor qe aktet qe ai nxjerr te njihen e rrjedhimisht te zbatohen, te mos marrë masa efikase per botimin e tyre.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA