Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9. 7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, dhe KfW, Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Zhvillimi i masterplanit për furnizimin me ujë dhe kanalizimet në Shqipëri”, me një grant prej 2 000 000 (dy milionë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 
06/01/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim