Vendim për miratimin, në parim, të dokumentit ndryshues të marrëveshjes së kredisë për zhvillim, ndërmjet shqipërisë dhe shoqatës ndërkombëtare për zhvillim (Ida), për financimin e “Programit të komunitetit të energjisë për Europën Juglindore (Ecsee)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të dokumentit ndryshues të marrëveshjes së kredisë për zhvillim, ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për financimin e “Programit të Komunitetit të Energjisë së Europës Juglindore, (ECSEE)”, duke përcaktuar si agjenci zbatuese të projektit “Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST)”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/01/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA