Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, nenit 26, të ligjit nr.9665,   datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7 të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombetare”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës e Europiane të Investimeve (BEI), për huanë e zhvillimit të arsimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
23/02/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim