Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për Programin Kombëtar 2010, nën Instrumentin e Asistencës së Parazgjerimit (Komponenti i Asistencës së Tranzicionit dhe Mbështetjes Institucionale), për Shqipërinë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

23/02/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim