Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7,  të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së kredisë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit “Menaxhimi dhe administrimi i tokës”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
23/03/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim