Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371,    datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Financave,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së Grantit TF098923, të Fondit të Besimit me shumë donatorë, “Reparis”, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Përmirësimi i raportimit financiar të korporatave”, për një shumë prej 1 250 000 (një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
23/03/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim