Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhet të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave:

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar “IPA Adriatik”, në kuadër të Komponentit të Dytë të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit “IPA – Bashkëpunimi ndërkufitar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

23/03/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim