Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktatave dhe marrëveshjeve ndërkombetare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të Marrëveshjes Istisna’a dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për financimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, nëpërmjet një huaje prej 222 700 000 (dyqind e njëzet e dy milionë e shtatëqind mijë) USD, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë .

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

 

31/03/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim