Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të disa ndryshimeve në marrëveshjen specifike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë (në fushën e tatimeve – faza II), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

14/04/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim