Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin horizontal për sigurinë bërthamore dhe mbrojtjen nga rrezatimet, në kuadër të instrumentit për asistencën e parazgjerimit për vitin 2010
Vendim për miratimin, në parim, të “Protokollit të zbatimit logjistik”, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë
Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Suedisë, për realizimin e projektit “Zhvillimi i mëtejshëm dhe zbatimi i sistemit të shërbimit kombëtar të punësimit, i bazuar në teknologjinë e informacionit në 12 zyrat rajonale dhe në 24 zyrat vendore të punësimit”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Suedisë, për realizimin e projektit “Zhvillimi i mëtejshëm dhe zbatimi i sistemit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, i bazuar në teknoligjinë e informacionit në 12 zyrat rajonale dhe në 24 zyrat vendore të punësimit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/06/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA