Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I

Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin ndërkufitar Shqipëri – Kosovë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2010, sipas teksteve përkatëse që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

06/07/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim