Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, nën instrumentin e asistencës së paraaderimit (Ipa), komponenti ii – bashkëpunimi ndërkufitar, për vitin 2010
Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndëmjet organizatës për ndalimin e armëve kimike dhe Republikës së Shqipërisë, për të drejtat dhe imunitetet e Onak-ut (Organizata për ndalimin e armëve kimike)
Vendim për miratimin, në parim, të dokumentit të amendimit numër një, të marrëveshjes së ndihmës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për qeverisje të drejtë dhe demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të dokumentit të amendimit numër një, të marrëveshjes së ndihmës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për qeverisje të drejtë dhe demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike”, sipas teksit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/09/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA