Vendim për miratimin, në parim, të shtesës së marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për Programin e Financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programin ERDF të bashkëpunimit territorial transnacional “Hapësira e europës juglindore”, nën instrumentin e ndihmës së paraanëtarësimit (Ipa), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2008
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të shtesës së marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programin ERDF të bashkëpunimit territorial transnacional “Hapësira e Europës Juglindore”, nën Instrumentin e Ndihmës së Paraanëtarësimit (IPA), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2008, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
14/09/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA