Vendim për miratimin, në parim, të Amendamentit 1 (një), të marrëveshjes teknike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe shtabit suprem të forcave aleate në Europë (Shape), përfaqësuar nga Cc- Air izmir, për përcaktimin e procedurave të bashkërendimit për shërbimet e trafikut ajror
Vendim për miratimin, në parim, të shtesës së marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe komisionit europian, për programin ndërkufitar Shqipëri – Mali i zi, nën instrumentin e ndihmës së paraanëtarësimit (Ipa), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2008
Vendim për miratimin në parim, të shtesës së marrëveshjes së financimit ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin ndërkufitar Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë–Shqipëri, nën instrumentin e ndihmës së para anëtarësimit (ipa), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2008
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I:
Miratimin në parim, të shtesës së marrëveshjes së financimit ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin ndërkufitar Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – Shqipëri, nën Instrumentin e Ndihmës së Para Anëtarësimit (IPA), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2008, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
02/11/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA