Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, tëligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin eministrit të Punëve Publike dhe Transportit  dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit të marrëveshjes Istisna’a dhe marrëveshjes së agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA
10/11/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim