Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash për ndryshimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K  R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

10/11/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim