Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”,  të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2011,          zëri “Mallra dhe shërbime ”, t’i shtohet fondi prej 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekësh, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të shtetasit Përparim Hoxha.

2. Ky fond të përballohet nga  fondi  rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Pagesa të bëhet me  paraqitjen  e faturave për shërbimin e  ofruar.

 

4. Ngarkohen  Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

16/11/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim