Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, si agjenci e zbatimit të programit, dhe Kfw Frankfurt am main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale iv” (aktivitete trajnimesh për të trajnuar stafin kryesor të fshzh-së)
ë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7 të ligjit nr.8371, datë 9. 7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, si agjenci e zbatimit të Programit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale IV” (Aktivitete trajnimesh për të trajnuar stafin kryesor të FSHZH-së), nëpërmjet një granti prej 400 000 (katërqind mijë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
23/11/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA