Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665,   datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit  dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar, për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan, nëpërmjet një huaje prej 20 400 000 (njëzet milionë e katërqind mijë) USD, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

06/12/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim